• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kisha Katolike thirrje politikës/ Gjendja në Kuvend tragjike, duhet zgjidhje politike…

19:02 : 29/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kisha Katolike i është drejtuar me një thirrje politikës shqiptare për gjetjen e një zgjidhjeje politike për situatën që po kalon vendi. Përmes një deklarate Monsinjori George Frendo thekson se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997.

“Gjendja e institucionit më të lartë në vend, kuvendit, është tragjike. Një kuvend pa praninë e opozitës. Skenat që populli ka parë në televizor janë skandaloze.

Ne ipeshkvijtë gjithmonë kemi theksuar nevojën për dialog mes qeverisë dhe opozitës. Para dy muajsh kam komentuar mesazhin e Papës për Ditën e Paqes për sivjet, që kishte si titull Politika e Mirë është në Shërbim të Paqes”, shprehet Frendo.

DREJT VETVRASJËS SË KOMBIT

Mons. George Frendo

Lexo edhe:

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997.

Gjendja e institucionit më të lartë në vend, kuvendit, është tragjike. Një kuvend pa praninë e opozitës. Skenat që populli ka parë në televizor janë skandaloze. E ndoshta më skandaloze janë fjalët me të cilat përfaqësuesit e popullit i janë drejtuar njëri-tjetrit. Edhe persona me pozicion shumë të lartë në kuvend kanë përdorur një fjalor që nuk është i denjë për ta. Dhe populli dëgjon dhe sheh. Dhe edhe sot, në kuvend dhe në protesta, populli po dëgjon fjalë që i nxisin për dhunë dhe përplasje.

Ne ipeshkvijtë gjithmonë kemi theksuar nevojën për dialog mes qeverisë dhe opozitës. Para dy muajsh kam komentuar mesazhin e Papës për Ditën e Paqes për sivjet, që kishte si titull Politika e Mirë është në Shërbim të Paqes. Në komentin tim thashë: “Shumë herë, dhe jo vetëm në këto kohët e fundit, në deklaratat tona, ne ipeshkvijtë kemi theksuar nevojën për dialog. Por që dialogu të jetë një dialog autentik, dhe jo një karikaturë dialogu, kërkohet një dëgjim i ndërsjelltë dhe i sinqertë”. Por tek politikanët tanë a ekziston shpirti i dëgjimit? Të dyja palët duan të imponojnë kërkesat e tyre, kokëfortë në parimet e tyre. “Kërkohet gjithashtu besim tek të dyja palët. Sepse si mund të hyj në dialog me ty nëse nuk kam besim tek ti?” Edhe ky besim mungon totalisht. Kur mungojnë dëgjimi dhe besimi i ndërsjelltë; atëherë dialogu bëhet i pamundur. Me një sjellje cinike nga një anë dhe një qendrim mosbesues nga ana tjetër, dialogu bëhet i pa imagjinueshëm.

Mos të mendojmë se kjo situatë është krijuar në këta pesë muajt e fundit. Fatkeqësisht ka vite që gur mbi gur është krijuar mur. Unë nuk jam politikan, por jam bari shpirtëror që e do sinqerisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Më vjen shumë keq për këtë popull, që ka përjetuar një histori të dhimbshme dhe, njëzet e tetë vjet pas rënies së diktaturës, ende nuk sheh ylberin. Kush po vuan në këtë situatë? Populli i thjeshtë. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të dëmshme do të jenë pasojat. Personalisht nuk shoh asnjë zgjidhje, sepse zgjidhjen mund ta gjejnë vetëm vetë politikanët. Vetëm këtë mund të them: Kemi nevojë për një politikë të re dhe politikanë të pastër dhe të matur. Maturia politike tregohet kur politikanët kërkojnë më shumë të mirën e përbashkët sesa të mirën e partisë, më shumë bukën e përditshme të popullit sesa leket në xhepat e tyre. Natyrisht, nuk po them se asnjë nga politikanët tanë nuk është i pastër dhe i matur: kemi politikanë që janë edhe të pastër edhe të matur.

Në këto ditë ëndërroj të dëgjojë fjalët e Zotit drejtuar Shqipërisë, të njëjtat fjalë me të cilat Ai iu drejtua Izraelit nëpërmjet profetit Ezekiel: “Unë po kaloja e të pashë duke u zhgërryer në gjakun tënd e të thashë ndërsa ishe ende në gjakun tënd: Jeto! Ne nuk e duam vetvrasjen e kombit tonë!

Etiketa: apelikisha katolikepolitikes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

12:52 : 11/07/2025
SPORT

Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez

16:26 : 09/07/2025
RAJONI

I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte ndaj popullatës civile, Apeli në Kosovë vendos për Bajroviç

21:57 : 02/07/2025
Para

Puna e ëndrrave/ 19 mijë dollarë vetëm për të fjetur gjumë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com