Pas një sezoni të komplikuar, që e detyroi presidentin Perez të kthejë në stol trajnerin francez, blerja e yjeve është e pashmangshme, pasi Reali ka nevojë për një revolucion të vërtetë.
Duket se blerja e parë “big” në merkaton e verës për ekipin spanjoll do të jetë belgu Hazard. Presidenti Florentino Perez duket se ka mbyllur gjithçka me sulmuesin e Chelseas dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.
Babai i Hazard dhe njerëz pranë tij kanë pohuar se është arritur tashmë akordi mes palëve. Reali ka pranuar t’i paguajë belgut 15 milionë euro në vit, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse.
Po Chelsea? Klubi anglez e ka merkaton të bllokuar aktualisht dhe me siguri që do të mundohet të rezistojë, por shifra 100 milionë eurove do t’ua prishte mendjen drejtuesve të Çelsit. Marrëveshja me Hazard është mbyllur dhe tani mbetet vetëm të merren vesh dy klubet. Një plus për Realin është edhe blerja e Pulisiç nga Çelsi, kështu që zëvendësues i belgut është në skuadër.
Kujtojmë që Real Madrid ka zyrtarizuar edhe blerjen e qendërmbrojtësit të Portos, Eder Militao dhe do t’iu bashkohet madrilenëne menjëherë pas hapjes së merkatos verore.