• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Laska: Kur del në rrugë populli, bie qeveria dhe jo populli

19:49 : 26/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Elton Laska, avokat i njohur dhe eksponent i PD-së në Kurbin, në një intervistë për portalin Boldnews.al, shprehet se pas protestave masive dhe dinjitoze, që po zhvillohen, populli do të marrë në duar fatet e tij.

INTERVISTA

Vala e protestave ka nisur. Çfarë mendoni se do arrijë opozita nga ky aksion politik? A pritet të kemi zgjedhje lokale dhe qendrore, në të njëjtën kohë?

Populli ka dalë në rrugë dhe e sigurt është se kur del në rrugë populli, bie qeveria dhe jo populli. Po t’i kthehemi historisë, kjo ka ndodhur rëndom në vënde të zhvilluara ose jo, kur është ngrit populli për të rrëzuar një sistem apo një diktaturë, i’a a ka dalë ta kryejë qëllimin e saj dhe t’i ndërpresë mandatin çdo diktature, sado e egër të ketë qenë ajo. Me 16 mars, u zhvillua protesta e radhës, e cila ishte më masive se ajo e 16 shkurtit. Pavarësisht provokimeve të rëndomta të policisë, populli demokrat tregoi dinjitet dhe maturi. Kryeministri dhe shpura e tij, ikin nga Tirana kur populli del në protestë, pasi e dinë se kanë borxhe për të shlyer. Mjafton t’iu kujtoj se kur opozita e para 2013-sprotestonte, Kryeministri ishte ne zyrë, por këta nuk kanë respekt për institucionin dhe kundër popullsisë që proteston, përdorin edhe bandat, edhe policinë. Fundi i diktatorëve dihet, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin sërish në duar fatet e tyre dhe t’i ikin dhunës dhe pushtetit, që është peng i oligarkisë.

Zoti Laska, si e vlerësoni aktin për djegien e mandateve dhe a mendoni se kjo mund të kthehet në bumerang për opozitën?

Lexo edhe:

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

Kjo pyetje çdo ditë e më shumë po i jep të drejtë opozitës në vendimin e marrë prej saj për të djegur mandatet e deputetit. Në fillim, kur ky vendim u mor nga ana e opozitës, ndërkombëtarët në unison shprehen kundërshtimin e tyre, duke na kujtuar se demokracia funksionon me një opozitë të ulur në karriget e parlamentit, por tashmë edhe ndërkombëtarët kanë nisur të reflektojnë dhe të kuptojnë se ai “stabiliteto-demokraci” në dukje, ishte thjeshtë një fasadë e lyer bukur dhe ku qeveria mundohej me çdo kusht t’i bënte makiazh, por që në fakt demokracia kishte rënë që me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Faktet e zbuluara njëra pas tjetrës nga mediat vendase dhe ndërkombëtare, që flasin për makineri gjigande të vëna në funksion të blerjes së votave, organizata të strukturuara kriminale të vëna në funksion të blerjes së votave, shantazhimit të votuesve, blerjes së komisionerëve dhe ndikimit masiv në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Për të mos folur pastaj për dosjet e përgjimeve të referuara nga partnerët ndërkombëtarë të shërbimeve inteligjente, dosje të cilat janë pluhurosur në zyrat hijerënda të Prokurorisë së Përgjithshme të Përkohshme. Thënë kjo, djegia e mandateve dha efektin e saj në ndërgjegjësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë se këtu demokracia po i lëshon vendin dalëngadalë një qeverie autokratike të modelit Erdogan në Turqi apo Maduro dhe Putin respektivisht në Venezuelë dhe Rusi.

Duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana dhe fakte, opozita shqiptare e ndërmori këtë hap të paprecedentë, por që unë mendoj se po jep efektet e saj pozitive, si në ndërgjegjësimin e asaj pjese të shoqërisë brenda Shqipërisë, e cila nuk është edhe aq e vëmendshme në zhvillimet politike, por sigurisht që edhe partnerët tanë ndërkombëtarë strategjik, si Gjermania dhe SHBA-ja, po sensibilizohen dhe po kuptojnë që opozita shqiptare ka të drejtë në kauzën e saj.

Një koment për ata që pranuan të plotësojnë vendet vakante në Kuvend?

Ndjej keqardhje për ta, pasi kanë zgjedhur anën e gabuar të historisë dhe kjo është diçka që pritej prej meje, pasi po të kthehemi në retospektivë, do të gjejmë me thasë “Hamza Kastriota”, që humbasin pusullën e orientimit, duke mos vendosur interesin e Shqipërisë të parin, por atë personal.

Ndërkombëtarët kanë dalë kundër opozitës madje e akuzojnë se po minon integrimin.

Janë akoma disa zëra që po amplifikohen nga pushteti mediatik i qeverisë, por që në këndvështrimin tim, qendrat botërore të vendimmarrjes politike më të fuqishme, po ndryshojnë qëndrim ditaditës. Ky është treni i fundit i demokracisë në Shqipëri dhe partnerët tanë strategjik, të cilët i kanë vënë supet këtij vendi, që në vitin 1913 e deri më sot, nuk do të lejojnë që investimi i tyre të shkërmoqet kaq kollaj.

A mendoni se shqiptarët kanë rënë në kurthin e propagandës dhe ashtu si 50 vite diktaturë, nuk e njohin realitetin me të cilin përballen shumica e shqiptarëve?

Po të ndjekësh me kujdes protestat e opozitës sot dhe të bësh një krahasim me protestat e opozitës para 2013 -s, do të kuptojmë qartësisht se ka një diferencë thelbësore. A i mbani mend emisionet investigative para 2013-s, që filmonin turma njerëzish, që pranonin para për pjesëmarrjen e tyre në protestat e stisura? Po sot, a mendoni se këto emisione investigative janë shuar? Jo, e kundërta, janë shtuar dhe sofistikuar, por fenomeni i pagimit të protestuesve nuk ndodh në këtë opozitë, pasi kauzat e saj janë të drejta dhe populli merr pjesë masivisht në këto protesta, duke e kuptuar qartësisht se për cilën arsye po tubohen nëpër sheshe. Pavarësisht tymit helmues dhe presioneve të pashembullta që Policia e Shtetit dhe shërbimet sekrete po bëjnë kundër protestuesve, me qëllim demotivimin e tyre, sheshet e protestave sa vijnë dhe mbushen edhe më shumë. Kjo është shenja e qartë se shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe nuk do të ndalen pa rënë kjo qeveri dhe pa rikthyer demokracinë në këtë vend.

Ju jeni eksponent i PD-së në Kurbin. A mendoni se PD i ka kapacitet dhe përfaqësimin e duhur për t’iu rikthyer shpresën shqiptarëve?

Partia Demokratike, tashmë, është një strukturë e shkrirë me popullin dhe po ta vini re, edhe në tubimet e opozitës, gjithkush ka mundësinë që të afrohet tek mikrofoni, t’i drejtohet shqiptarëve me çdo fjalim që ai e mendon dhe e logjikon se është i drejtë. Kjo tregon se janë të gjitha rrethanat, ku personalitete të panjohura më parë, krejt natyrshëm mund të identifikohen dhe të zënë vend në jetën politike. Ky është një moment opurtun për rininë, e cila nuk vjen nga një familje me tradita dhe lidhje në politikë dhe e ka shansin të angazhohet në politikë, pa ndonjë përkrahje specifike, por tërësisht duke u bazuar tek meritokracia. Ju e dini shumë mirë se kjo gjë ka rezultuar tepër e vështirë, jo vetëm në vitet e fundit, por edhe më parë dhe shpeshherë ne jemi ankuar se katapultimi i individëve të caktuar, nuk është bërë në bazë të meritave, por të arsyeve të tjera. Sot kjo lëvizje opozitare, i ka dhënë mundësinë gjithkujt të angazhohet në politikën aktive.

Kurbini është një Bashki që drejtohet nga të majtët. Ju në media jeni shprehur se është ndër zonat më të diskriminuara nga qeveria, sa i përket investimeve?

Është shumë e vërtetë që Bashkia Kurbin, ku unë dhe familja ime jetojmë prej 8 vitesh, drejtohet nga e majta dhe specifikisht nga “Rilindja”. Në traditën e këtyre 29 viteve, kemi vënë re të gjithë se kur pushteti vendor është në një linjë politike me pushtetin qendror, edhe investimet janë më të shumta dhe të pakursyera. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk ka ndodh me Kurbinin e këtyre 8 viteve dhe me bindje e them se ka qenë edhe më e diskriminuar për nga fondet e akorduara nga qeveria qendrore. Aq e vërtetë është kjo, saqë mund të merrni një kamera dhe të filmoni rrugicat brenda blloqeve të pallateve në qytetin e Laçit, të filmoni sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike të kohës së elektrifikimit, të pyesni qytetarët për ujin e pijshëm që vjen 2 orë në ditë dhe për të pirë ujë, mbushin me bidona nëpër burime alternative. Të shikoni rininë, e cila po braktis Kurbinin, jo se nuk i pëlqen relievi, klima apo pozita gjeografike por sepse nuk ka punë, nuk ka sistem shëndetësor, nuk ka arsimim cilësor, nuk ka infrastrukturë dhe transport publik, nuk ka rregulla të pastra loje për të bërë biznes, nuk ekziston meritokracia, por vetëm militantizmi e për pasojë ka humbur shpresa ndër të rinjtë se ky vend mund të ndryshojë me gjithë këto halle dhe me gjithë indiferencën e pushtetit vendor apo atij qendror për të investuar në Kurbinin e harruar dhe të braktisur.

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025
AKTUALITET

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025
BOTA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
Para

Prindër! Ja si të flisni me fëmijët për s*ksin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com