Historia e Ardit nga Fieri u trajtua sot ne studion e emisionit “Me Zemer te Hapur”. Ai pati nje lidhje dashurie, ne nje bashkejetese disa mujore erdhi ne jete djali. Qe nga fillimi i kesaj marredhenie dukej se partnerja nuk e donte dhe deshironte ti jepte fund kesaj bashkejetese pasi kishte raporte dhe komunikime sipas tij, me persona te tjere. Vendosen te ndaheshin, ajo mori fillimisht djalin, por me pas ja la Ardit. Nga nje justifikim ne tjetrin koha kalonte dhe ajo vazhdonte jeten duke mos pranuar te kujdesej me per vogelushin.
Gjate kesaj periudhe ai e ka denoncuar 2 here per braktisje, por si per ironi te fatit pas disa vitesh qe kujdesej i vetem ajo shkoi ne gjykate. Fitoi ne gjyq kujdestarine e te birit dhe e mori ate. Ardi e konsideron kete nje padrejtesi shume te madhe dhe kerkoi drejtësi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”.
Historia e rrefyer nga Ardi
“Gjithcka nisi qe kur u njoha me Katerinen, nga nje shok qe kishte gocen e halles nga Elbasani. Po nga e njejta lagje dhe njiheshin. Ma dha numrin e saj dhe vazhduam te flisnim rreth 2 muaj deri sa lame nje takim, sepse flisnim vec ne telefon dhe ne Facebook. Vajta e takova mu duk vajze e thjeshte ne fillim. Ate dite Katerina nuk vajti ne nje kurs qe vazhdonte per Anglishte, dhe njoftuan te emen e saj, qe ajo nuk ishte, sepse ndenji gjithe diten me mua, u ndame sepse po erresohej dhe vajti ne shtepi. Aty i kishte bere fjale e ema, sa qe kjo mendonte te largohej nga shtepia. 2 dite me pas e takova dhe me tha do iki nga shtepia. Ku do shkosh i thashe?! Ku te mundem me tha. E mendova dhe i thashe, “nese ti e ke vendosur te largohesh me mire eja me mua sepse mu duk goce e mire ne fillim. E mora e solla ne shpi ku banoja, dhe nja 2 apo 3 muaj shkuam shume mire me njeri-tjetrin, pastaj filloi te me thoshte qe dua te iki, nuk ishte e vendosur per ate qe beri, ashtu me te keq kaluan disa kohe erdhi djali ne jete, por kjo prape nuk ishte e vendosur per nje familje sepse i ati i saj i thoshte gjithmone qe lere ate dhe hajde, aty kuptova qe ata nuk ishin nje familje e mire. Djali u rrit sa andej ne Elbasan, dhe ne Fier sepse nuk donte te qendronte me dhe kuptova se kishte lidhje me nje person tjeter, e kuptova qe ajo leviste gjate dites qe une isha ne pune. Disa shoke te mite e kishin pare me disa persona te nje lokal pune. Mora nje shtepi me qera ne Fier dhe aty e kuptova qe bente veprime te ndryshme. U zume si cdo cift, bera rrobat ne cante dhe ika tek prinderit ne fshat. Mbas 3 ditesh ajo me mer ne telefon qe do te sjelle djalin se kishte pune, pa marre parasysh ato qe kaluam e mora djalin si cdo baba per femijen e vet, e prita gjithe diten nuk erdhi, kaluan jave po ajo nuk vinte, vec me thoshte jam ne pune. Mora familjen e saj dhe mu pergjigjen ashper, i thashe qe ajo eshte larguar dhe me ka lene djalin. Babai i saj mu pergjigj me nje fjalor te keq, nuk me intereson me tha beni ca te doni, as nuk dua tja di per ate femije, coje ne shtepine e femijes me tha. Aty u shkaterrua cdo gje dhe as qe e moren mundimin te vinin.
Kaluan 1 muaj ajo me kerkoi te merrte djalin erdhi e mori e mbajti paradite dhe e solli masdite. Me moren ne telefon me ate djalin qe ajo u ngaterrua dhe donte qe ta merrja serish, une nuk e pranova i thashe je nene dhe pergjegjesia eshte e jotja, u hodh ai tipi, “do e marresh me tha, kush je ti i thashe” sa nuk u qelluam. E mori me zenka ne rruge, 2 dite te treten kishte ardhur hyri ne shpi me vrap, aty ishte vec mami ja kishte hedhur djalin mamit si top lecke, e kishte shtytur dhe iku me vrap dhe su duk me. I bera denoncim ne policine e Patosit, u thirr nga policia dhe e moren ne pyetje, ajo vec kundershtonte dhe nuk donte ta merrte djalin, sepse do iki me tha ne Itali, kam punet e mia. U larguam mbas disa ditesh denocimi qe bera ishte hequr nga ato persona qe ajo kishte, i bera serish, u verifikua nga policia e Fierit,dmth oficerat e zbulimit qe ajo perdorej nga dikush me lekë. Ceshtja kaloi ne prokurori, nga prokurore Suela Beluli, me thirri ne fillim per hollesi, ku me tha do dali ne gjyq ose do denohet me gjobe ose me 1 vit burg. Kaloi 1 vit ajo me hodhi ne gjyq per kujdestarine e djalit dhe nga denocimi qe une bera ajo levizte e lire jashte vendit dhe ne gjyq nuk doli akoma dhe sot dhe nuk me ktheu pergjigje pavarsisht qe i bera kerkese por asgje. Vazhduan gjyqet me ate, rreth 2 vjet pa rezultat me te dhenat e mia qe e rrita per 3 vite. Gjyqtar Alfred Konomi ja dha asaj pa marr parasysh asnje gje nga ana ime, dukej qarte se ishte paguar, vec talleshin mua. Aktualisht djali jeton me gjysherit pasi ajo eshte jashte vendit”,- tregoi i riu.