• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Indiani që u bë Konsull Nderi, SHISH dha miratimin/ Zbulohet letra e shërbimit sekret drejtuar…

11:08 : 25/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Shërbimi Informativ Shtetëror ka dhënë pëlqimin për emërimin e indianit Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri. Kjo gjë e thellon edhe më tej skandalin e dy vëllezërve mashtrues indianë, të cilët përveçse kanë marrë nënshtetësinë shqiptare duke qenë të dënuar në Indi, njëri prej tyre është bërë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë.

Ministria e Jashtme i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky i fundit, pasi shqyrtoi kërkesën në bazë të informacioneve që kishte marrë, ka dhënë miratimin që Nitin Sandesara të bëhej Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

“Në përgjigje të shkresës suaj, nr. 17437, datë 13.11.2018, pas verifikimeve të kryera, bëjmë më dije se SHISH është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e zotit Nitin Sandesara si Konsull Nderi i vendit tonë në Nigeri. Ju falenderojmë për bashkëpunimin”, thuhet në shkresën e SHISH drejtuar Ministrisë së Jashtme.

Dy vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e Sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohë autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Lexo edhe:

Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

Berisha: Ja si u përgjua Majko nga SHISH, prokurori i Elbasanit fshiu regjistrimet për Ballën

Por teksa në Google gjatë muajit janar mund të gjeje informacion për Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara (sidomos për mashtrimin) ata arrijnë të marrin shtetësinë shqiptare. Dy vëllezërit indianë kanë marrë pasaportën shqiptare në 6 shkurt të 2018.

Dy janë procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, parashikuar në ligjin 8389 të vitit 1998. E para, dorëzimi i aplikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku një prej kushteve themelore parashikuar në nenin 9 për aplikantin është: “Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vite”.

Pikërisht ky kusht nuk plotësohej nga vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, por pavarësisht kësaj, ata e morën nënshtetësinë shqiptare, megjithëse India kishte nisur kërkime në të gjithë botën për t’i arrestuar. Ka edhe një mënyrë të dytë parashikuar në ligj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Përdorimi i një klauzole në pikën 7 të nenit 9 të këtij ligji, ku parashikohet:

“Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim, edhe në qoftëse nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.

Pikërisht ky nen i ka dhënë mundësi dy shtetasve më të kërkuar në Indi, të anashkalojnë një mori me kërkesa për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Edhe Presidenti i Republikës që reagoi për këtë çështje tha se është zbatuar ky nen./Opinion.al

Etiketa: indianikonsull nderishish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

21:54 : 14/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Ja si u përgjua Majko nga SHISH, prokurori i Elbasanit fshiu regjistrimet për Ballën

22:30 : 08/01/2025
AKTUALITET

Përgjimi/ Majko i dërgon kërkesë zyrtare SHISH-it: Me vendosni në dispozicion çdo informacion

11:49 : 08/01/2025
AKTUALITET

Përgjimi për blerje votash/ Majko: Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar

12:44 : 07/01/2025
AKTUALITET

U ekzekutua me një plumb në kokë, Eduart Reçi ka qenë drejtor në SHISH

08:46 : 14/11/2024
AKTUALITET

Prag tragjedie në Rinas, indiani hap derën e avionit të “Air Albania” (Video)

23:59 : 10/09/2024
Para

Nuk zbardhi vendimin, KPK shkel afatet ligjore për Donika Prelën…

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com