• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të tregohet “transparente” Arta Marku për dosjet “339”, “184”…?

14:11 : 25/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arta Marku vendosi të thyejë “rregullin” e deklaruar prej vetë saj dhe të bëj publike detaje nga hetimi që është në zhvillim për të ashtuquajturin “lobimin” e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim zyrtar, të shpërndarë mesditën e së Hënës, institucioni i Prokurorisë deklaroi me bindje se “Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh”.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës nuk ka arritur të përcaktojë se si janë kryer këto pagesa të pretenduara prej saj, kush i ka kryer dhe kush i ka përfituar. Natyrisht, këto përgjigje priten nga hetimi që është ende në zhvillim nga Prokuroria e Tiranës.

Por, Prokuroria, pa pritur ende përfundimin e hetimeve, në bazë të të cilave situata mund të ndryshojë tërësisht, ka dalë në një qëndrim zyrtar, duke i hedhur “benzinë zjarrit politik” të kësaj periudhe.

Lexo edhe:

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

Prokuroria e justifikoi publikimin e të dhënave pa përfunduar hetimin penal, e “nxitur nga interesi i medias dhe publikut”.

Por, prokuroria nuk është dëshmuar kaq transparente për çështje të tjera, “me interes publik” shumë herë më të lartë, madje edhe të atyre që janë akte të hetimeve të përfunduara.

Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku nuk ka dhënë asnjë detaj apo koment publik lidhur me përfshirjen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në dosjen hetimore ‘339” të Krimeve të Rënda.

Prej më shumë se 6 muajsh, kur u kryen arrestime në masë të personave të përfshirë në këtë dosje, Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka raportuar dhe, natyrisht, as nuk ka thirrur për të pyetur Dakon, si personi i dyshuar që bashkëpunonte me grupe kriminale për sigurimin e votave për Partinë Socialiste.

Prokuroria, as nuk ka dhënë informacion dhe as nuk ka kryer hetime për zyrtarët e lartë shtetërorë dhe policorë, të cilët rezultojnë në aktet e dosjes “184” duke komunikuar për blerjen e votave në Dibër.

Prokuroria, jo vetëm që nuk ka shpërndarë asnjë njoftim, por nuk ka kryer asnjë veprim hetimor të vetëm për zyrtarët e Policisë së Shtetit, të cilët rezultojnë në përgjimet e kryera prej vetë institucionit, ku janë të regjistruar duke paguar “dëshmitarin e rremë”, Fred Alizoti në çështjen “Babale”.

Në këtë rastin e fundit, hetimet janë përfunduar, ndërkohë që përgjimet e bëra publike dëshmojnë për një realitet të shtirur, të organizuar nga policia e Prokuroria.

Në audio-regjistrimet, e realizuara me lejen e gjykatës, “dëshmitari i rremë”, Alizoti, flet me drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, përmend zyrtarë të lartë shtetërorë e policorë që kishin interes për ta mbajtur “me të mira” Alizotin.

Pavarësisht se materialet e përgjuara, të cilat inkriminojnë drejtuesit e lartë policorë, gjenden në dosje “Babale”, Prokuroria e Arta Markut nuk ka guxuar që të nisë një hetim penal dhe, natyrisht, as të tregohet transparente.

E rëndësishme për Arta Markun është që Edi Rama dhe “Rilindja” e tij të mos preken. Ajo po jep kontributin e saj, duke heshtur për skandalet qeveritare dhe duke u treguar “transparente” për akte hetimore, të cilat janë të paplota dhe që, deri në fund, mund të tregojnë një realitet shumë më të ndryshëm nga ai që prezantoi Prokuroria në njoftimin zyrtar të së Hënës.

Etiketa: dosjemarkuprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

Prokurori e akuzoi për kanosje, avokati Ulian Barjami: E mori personale, unë nuk kërcënova askënd

20:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
Para

E njihni? Refugjate e dëbuar nga vendi i saj, sot një këngëtare e famshme

TË GJITHA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com