Një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Para pak minutash një biznes privat është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si ‘Shallvaret’.
Biznesi ka qenë në pallatin ku jeton edhe ish-kryeministri i vendit Fatos Nano.
Siç mund të shihet edhe në videot e mëposhtme, zjarri ka qenë i fortë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve.