• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rrëfehet Cikalleshi, tregon sekretet e turqve

18:54 : 22/03/2019
në SPORT

Një nga mungesat e rëndësishme në këtë grumbullim të Kombëtares është “turku” i vetëm që kemi në kontingjent. Sokol Cikalleshi është futbollisti që njeh në detaje kundërshtarin e radhës, pasi që nga sezoni 2015-2016 është pjesë e futbollit turk.

Bomberi i Kombëtares është optimist dhe në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” tregon sekretet e kundërshtarit, pikat e dobëta dhe jep “recetën” e artë për shokët e repartit të tij, cilido që do të zbresë sot në fushë.

Cikalleshi tregon edhe opinionin e krijuar në Turqi për skuadrën tonë kundërshtare dhe rëndësinë që ka kjo ndeshje referuar objektivit kualifikim drejt Europianit “Euro 2020”.

Cikalleshi, keni pësuar një dëmtim muskulor në kofshë që ju mban jashtë prej disa ditësh. Si po shkon rikuperimi?

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Rikuperimi po shkon shumë mirë. Ka kaluar rreth dy javë që nga dëmtimi dhe mendoj se pas një jave mund të futem që të stërvitem plotësisht me skuadrën. Jam duke u riaftësuar me terapi dhe ushtrime dhe po pres me padurim që të zbres në fushë për të ndihmuar sadopak skuadrën në këtë situatë të vështirë ku ndodhet.

Çfarë ndjesie është që të mos jeni në grumbullimin e Kombëtares?

Ndjesitë nuk janë të mira. Unë dua që të jem atje, pasi dua që të ndihmoj Kombëtaren si brenda dhe jashtë fushe.

Çfarë ju mungon konkretisht nga grumbullimi me kuqezinjtë?

Më mungon takimi me shokët dhe sporti që i japim njëri-tjetrit, pasi atje jemi një grup i mirë që japim gjithçka dhe bëjmë gjithçka për të mirën e Kombëtares.

Ju e njihni më mirë se kushdo kundërshtarin, si vjen Turqia në këtë ndeshje dhe çfarë pikash të forta ka? Turqia, ashtu si ne, në periudhën e fundit ka pasur oshilacione me ulje dhe ngritje. Sidoqoftë, ajo mbetet një nga kombëtaret më të rrezikshme që kemi ne në grup, pavarësisht kësaj.

Ka lojtarë cilësorë që mund të bëjnë diferencën nga momenti në moment. Me ardhjen e tij në stol, trajneri i ri Gynesh ka kthyer në kombëtare disa nga emrat e njohur të Turqisë. Mendoj se, edhe pse është në moshë madhore, Emre Belezoglu është një prej futbollistëve më kyç të kombëtares sepse edhe në Turqi po bën një kampionat shumë të mirë me Bashakshehirin, është lideri i tyre dhe po i çon drejt titullit kampion.

Po ashtu kanë në sulm Burak Ilmaz. Kanë në portë një portier shumë të mirë dhe do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Megjithatë, do të doja që ne të bënim një lojë të mirë dhe të tregonim vlerat tona. Gjithashtu, uroj që Turqia të jetë në një ditë jo dhe në fund të jemi ne që ta fitojmë këtë ndeshje.

Luani prej vitesh në Turqi, si mund t’i shënohet portierit turk?

Kam luajtur me portierin Mert te Bashakshehir dhe e njoh shumë mirë. Ai has vështirësi në lojën me këmbë dhe në goditjet tokazi.

A keni një sugjerim për shokët e repartit te Shqipëria?

Në momentin që portierit do t’i kthehet topi pas nga mbrojtësit turq, ne duhet ta presojmë dhe të mos e lejojmë që të luajnë lirshëm. Sepse duke presuar, ai mund të çekuilibrohet dhe të krijohen situata në favorin tonë.

Ju ndiqni edhe mediat apo opinionet në Turqi, si e komentojnë Shqipërinë?

Komentet gjatë këtyre ditëve e konsiderojnë Shqipërinë një kundërshtar shumë të rrezikshëm. Duke qenë se ndodhemi pak a shumë në gjendje të njëjtë, këtu mendojnë se cilado prej ekipeve që do ta fitojë këtë ndeshje, do të bëhet siç themi edhe ne në Shqipëri “me krahë” dhe një fillim i mbarë për vazhdimësinë e grupit. Ata e dinë dhe e ndiejnë forcën e Kombëtares sonë, na mendojnë shumë të përgatitur dhe kjo vihet re gjerësisht nga komentet dhe opinionet mediat turke. E kanë pranuar që do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë.

A ka një pikë të dobët Turqia, që duhet ta kemi parasysh?

Në fazën mbrojtëse, Turqia ka pasur gjithmonë ndryshime dhe nuk po gjen lojtarët fiks të këtij reparti. Mendoj se ky mund të jetë një aspekt që duhet ta shfrytëzojmë më së miri.

Ju ishit duke firmosur një kontratë të rëndësishme, por Panuçi ju refuzoi kërkesën për t’u vonuar në grumbullim. Së fundmi përjashtoi Strakoshën për një vonesë të avionit. Çfarë menduat kur trajneri mori këtë vendim edhe kundrejt portierit?

Situata ime me trajnerin i përket së shkuarës. Çdo gjë është sqaruar dhe çdo koment, tashmë është i tepërt. Sa i përket situatës së Strakoshës, të them të drejtën e kam mësuar vetëm nga mediat dhe nuk e di ngjarjen me detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Është vonuar për të arritur avionin…

Për mendimin tim, nuk mund të jap një opinion të saktë, referuar çfarë thashë më sipër. Më mirëkuptoni.

Ermir Lenjani ka deklaruar se “sa të jetë Panuçi trajner, nuk vij më në Kombëtare”. Si e komentoni këtë vendim dhe deklaratë të tij?

Lenjani është një lojtar profesionist dhe një shok shumë i mirë. Por, deklarata të tilla janë tepër personale dhe çdo koment është i tepërt.

A keni një parashikim për ndeshjen?

Meqë ma kërkoni, unë po e bëj edhe një parashikim. Duke u nisur edhe nga ajo çfarë më do zemra, them që fitojmë ne 1-0.

Autori i golit?

Do ishte e tepërt ta gjeja edhe këtë, sepse s’jam magjistar (qesh…). Uroj shumë dhe dua shumë të fitojmë.

/Panorama Sport

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Ja taksat që janë rritur me Erjon Veliaj kryetar bashkie

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com