• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prostitucion e trafik droge, e shkuara e errët e “Nardit të Bujtinave” që u ekzekutua në Shkodër

18:40 : 21/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ferdinant Polia, biznesmeni i cili u ekzekutua me 20 plumba një ditë më parë në Shkodër ka një të kaluar të errët në shtetin fqinj, Itali. Përfshirja e Polias, 35-vjeçarit të njohur ndryshe edhe si “Nardi i Bujtinave” në disa aktivitete kriminale në Itali ku ka qëndruar si emrigrant mund të jetë një nga shkaqet e ekzekutimit të tij.

Mediet italiane shkruanin në vitin 2010 për arrestimin e Ferdinard Polias, në atë kohë 24 vjeç si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 anëtarësh, ku ishin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë: Artan Gega dhe Elvis Guri. Hetimet italiane zbuluan se grupi ku bënte pjesë Polia, ishte i përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos.

Sipas “Venetouno” përfitimet nga ky aktivitet kriminal kapnin vlerën e 800 mijë eurove. Biznesmeni nga Shkodra u gjykua dhe u dënua nga Gjykata Italiane me 4 vite burg, por gjatë procesit gjyqësor autoritetet italiane zbuluan se Ferdinand Polia ishte i përfshirë në dy vjedhje të dhunshme të ndodhura në vitin 2008.

Lexo edhe:

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

Në njërën prej tyre, Polia ka dalë i plagosur pasi është përleshur me tre marokenë që ishin pronarë të shtëpisë ku ishte futur për të vjedhur.

Pas mbylljes së ‘llogarive’ me drejtësinë italiane, Polia u rikthye në Shqipëri ku hapi bujtinën në Theth dhe u angazhua si administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Ferdinand Polia u ekzetua pasditen e 20 marsit me 20 plumba në fshatin Grudë në Shkodër. Autorët kanë përdorur një armë të tipit automatik të shkurtër me silencioz.  I njohur edhe si “Nardi i Bujtinave”, biznesmeni po kthehej nga servisi ku kishte dërguar për të riparuar makinën e tij, tip fuoristradë, së bashku me punonjësin e servisit Xhovan Mirashin, në momentin që iu bë atentati ku mbeti i vdekur në vend.

Burime tregojnë se Mirashi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje dhe se ishte pasagjer në automjetin e Polias, ku sipas tij kishte hipur për të provuar mjetin pas riparimit. Më tej Mirashi, i cili nuk pësoi asnjë lloj dëmi nga plumbat, tregon se autori është afruar qetësisht, ka qëlluar biznesmenin dhe më pas është larguar.

Pak minuta pas vrasjes së biznesmenit, në zonën e njohur si “Ura e Mesit”, u gjet i djegur një motor që dyshohet se i përkiste autorëve.

Ndërkohë sot familja Polia ka hapur dyert e zisë dhe mësohet se bashkëshortja e biznesmenit është shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Kolegët e Polias në Administratën e Zonave të Mbrojtura kanë shprehur pikëllimin për humbjen e biznesmenit dhe kujtojnë momentet e fundit që kanë kaluar së bashku.

Polia është edhe vëllai i ish-banorit të Big Brother, Pavlin Polias, i cili u bë i njohur për publikun në viitn 2009, ku hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nardi i Bujtinave” njihej si një person majft social në Shkodër. Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën. Ai apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa dje është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër.

Lajme të lidhura

RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
BOTA

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
Para

Po rrezikoni jetën/ Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani dy vezë në ditë

TË GJITHA

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

08:10 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com