Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’ deklaratën e bërë nga Presidenti i republikës Ilir Meta, se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen për ti dhënë fund krizës politike.
Sipas Shehit, dorëheqja e Metës nuk e zgjidh krizën politike, por do u tregonte ndërkombëtarëve se kriza politike është reale.
‘Dorëheqja e presidentit nuk zgjidh krizën politike, por dorëheqja e presidentit u bën të qartë ndërkombëtarëve se këtu kriza është reale’, deklaroi Shehi.