Gazeta “Si” botoi një ditë më parë pjesën e parë të përgjimeve që çoi nën pranga grupin e fajdexhinjve të Shkodrës. Gjithçka ka nisur kur ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit. Mandej, gjithë procesi rrjedh mes përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale.
Përgjimet kanë zgjatur dy muaj dhe, nga janari, Paulin Radovani ka pasur dhjetëra vizita në oborrin e fabrikës, të personave që kërkonin kthimin e borxheve, të cilët shpesh flisnin për përqindje e shpesh e kërcënonin.
Mes të hetuarve është edhe ish-drejtori i Transporteve, Ilir Sokoli, shok me dy djemtë e Paulin Radovanit. 31-vjeçari Sokoli shfaqet në një përgjim ambiental nën shoqërinë e të vëllait dhe kërkon shumat e dhëna me fajde. Të njëjtën gjë bën edhe i vëllai. Prokuroria thotë se disponon filmime, ndërsa në një moment Iliri i thotë ish-prefektit Radovani: “Na ke marrë në qafë, na ke varrosur të gjithëve”.
Përgjimi ambiental vazhdon si më poshtë:
Vladimir Sokoli: “Iliri ka marrë lekët e mia dhe ua ka dhënë. Ato janë kursimet e mia. Ti Paulin ke bërë lëvizje taktike, i ke dërguar fëmijët jashtë, por fol me djalin të të tregojë se ku e ka futur Ilirin”.
Paulin Radovani: “Kam dërguar njerëz për ta shitur fabrikën dhe të laj borxhet, por nuk njoh kush janë borxhlinjtë. Sa kohë ke që u jep lekë fëmijëve të mi, se më keni thënë për një Prek Hoxha që ai rri në Malci të Madhe dhe nuk del. Prokuroria m’i ka bllokuar pronat, nuk i shes dot”.
Ilir Sokoli: “Unë 70.000 ia kam Ed Memcës se nuk ua jepte djemve të tu, as Bertit dhe as Tonit. Hina unë garant. Kemi lekë edhe në Dobrac se kena shku i kena marrë me Tonin, të dy ata e dinë si unë. O prefekt 1000 mijë dollarë a euro me të lujt, qa të thotë Ilir Sokoli e ca përmend me emra e me fiks, domethënë ti mua s’më ke asnjë lekë, unë kam hallin tan me heq njerëzit mar”.
Vladimir Sokoli: “Nëse ti merresh me këto kërcënimet, do futet shteti e do futet kjo, dëgjo se fjalët e tepërta janë fukarallëk. Në qoftë se ti ke plan me ju thanë atyre të tjerëve se janë më trima, zotni në qoftë se këtij i preket një qime floku, si kemi bo muhabet bashkë…im vëlla Iliri ka ndejt më shumë me fëmijët e tu sesa me mu..: gjej lekët e rregulloje këtë punë.. ose çoje edhe Ilirin te djemtë e tu.
Ke bërë gabim që i largove djemtë e na le me kaq shumë probleme se vijnë e të vrasin Ramazanët, na vrasin e ti vrasin Memcajt.. i kishe majt mbyllur. Nëse merresh me denoncime unë ti gjej djemtë për 24 orë se njerëzit vrasin aty ku të dhemb më shumë o Paulin”.
Prokuroria thotë se Dragani është përfshirë gjithashtu në skemën e pastrimit të parave përderisa ka sjellë lekë nga Luksenburgu dhe nuk dihet burimi i tyre.
Në një përgjim tjetër zbulohet edhe roli i të dyshuarit Dritan Kalaja, i cili kërkon lekët e tij.
Megjithëse Iliri pretendon se kishte hyrë garant te një person tjetër që ju kishte dhënë lekë me fajde djemve të Radovanit, emri i tij del si fajdexhi gjatë një përgjimi me një person tjetër. Kësaj radhe ish-prefektin e takon në fabrikë Artan Dragani, edhe ky i kërkon lekët borxh, herë 400 që nënkuptohen 400 mijë euro e herë 700. Shuma kërkohet në emër të një personi tjetër, i cili siç del nga biseda i kishte marrë edhe një tokë Radovanit një tokë në Velipojë. Ky person përmendet me emrin “Lilo” dhe prokuroria interpreton se ai është shtetasi Ilir Sokoli. Radovani shfaqet i habitur pasi sipas tij ai ishte shok me dy djemtë e tij, por Artani shton:
“Lilo dhe Astrit Sali ka 12 vjet që ju jep lekë me fajde fëmijëve të tu”.
Radovani shton se Lilo i ka futur fëmijët e tij edhe në një lojë tjetër dhe i kanë marrë 125 mijë euro.
Radovani: “Kujtova se djalin Tonin ma vranë në Malsi. Ata vinin dhe më bënin presion djalit tjetër do ta vrasim, dhe se ai të djeg dhe në një janar i çuam 100 mijë euro”.
Më tej, Radovani e pyet Draganin: “Duke parë letrat zbulova se edhe ty të kam borxh. Sa të kam borxh dhe sa të kam fajde?”
Artan Dragani: “Të sqaron Tani ty, unë Tonit i kam dhënë 110… 10 njëherë tek .. 100 njëherë dhe 15 kam çuar Fatmir Bërricën me ja marrë”.
Paulin Radovani: “Unë di që është bërë muhabet për një 5 -çe…”
Dragani: “15… jo pesë”.
Radovani: “Stop njëherë… sa janë?”
Dragani: “Borxh janë 175 mijë euro pa fajde… tashti 65 janë marrë në Luksemburg. I kam marrë me duart e mia, ja kam pru Tanit 65 Mijë euro. Dhe 100 mijë euro lekë cash pa fajde. Fajde janë 40 mijë euro”.
Radovani: “E sa është përqindja?”
Dragani: “Me pesë për qind, ja ka vu vetë Toni përqindjen. As më ka dhënë fajde as një ditë. Nëntë muaj janë marrë lekët si kena dhënë fajde kërkujt. Janë 175 mijë euro plus 45 mijë euro që shkojnë në 220 mijë euro”.
Dritan Kalaja: “Kam dy vjet që më ka dalë goja mbrapa. Kam hyrë për t’i bërë nder Bertit dhe lekët m’i ka marrë Berti. Mora kredi për dy vjet. 200 mijë euro në 2015 dhe e kam lenë kolateral ndërtesën teme. Bisedat i kam bërë me dy djemtë e tu. Lashë ndërtesën peng. Veprimet i kanë bërë ata. Lekët si kam parë fare. Kredia dhe lekët janë në emrin tim. Kam marrë borxh për t’i larë”. (Gazeta Si)