• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Legjenda Teodor Vaso: Skënderbeu s’e diskuton Europën

16:56 : 20/03/2019
në SPORT

Skënderbeu është rikthyer te fitorja dhe sigurisht që për të gjithë në Korçë ky është lajmi më i mirë. Suksesi me Kukësin duket se e ka lënë pas krizën në kampin korçar, që duket se ka gjetur ritmin për pjesën e mbetur të këtij sezoni. I këtij mendimi është edhe ish-lojtari i Skënderbeut dhe i kombëtares shqiptare, Teodor Vaso, i cili ka bërë një analizë të plotë të gjithë situatës së krijuar te bardhekuqtë nga fillimi i 2019-ës deri te fitorja e fundit me Kukësin.

Për ikonën e futbollit korçar situata tashmë është normalizuar dhe Skënderbeu ka dalë nga ajo vorbull humbjesh, që sipas tij, vinte nga mungesa e motivimit. “Për analizën e plotë të gjithë këtyre ndeshjeve duhet të kemi parasysh disa faktorë, të cilët kanë ndikuar direkt ose indirekt te Skënderbeu. Nëse u referohemi ndryshimeve në ekip, pjesërisht mund të themi se ato janë shkaktar i kësaj “errësire” në kampin korçar.

E them këtë, pasi Skënderbeu në fillim të sezonit pati rezultate shumë pozitive, që e mbajtën ekipin për javë me radhë në vendin e parë. Por, humbja e parë që bëri ekipi nuk pati reagimin e menjëhershëm dhe për pasojë erdhën edhe të tjera rezultate negative.

Duke parë që ky ekip ka plot lojtarë me moshë të re, besimi te fitorja u humbi dhe kjo ndikoi drejtpërdrejt në rezultatet e tjera. Plus kësaj edhe paqartësia lidhur me të ardhmen ishte e madhe. Por, me qetësimin e situatës nga ana e presidentit, gjithçka u kthjellua”, u shpreh Teodor Vaso.

KTHESA- Sipas ish-mbrojtësit të Kombëtares, pika e kthesës ishte ndeshja me Teutën, pavarësisht se sinjalet e para të rizgjimit u dhanë në fitoren me Laçin. “Shumë javë kaluan me humbje dhe Skënderbeu dha sinjalin e parë në ndeshjen me Laçin, por nuk pati më vijimësi.

Lexo edhe:

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

Më pas, ndaj Teutës në pjesën e dytë ekipi tregoi dëshirë për të bërë mirë dhe mori një pikë force, që u dit të përdorej mjaft mirë nga Shehi për ndeshjen e radhës. Për këtë, ndaj Kukësit pamë një ekip të organizuar dhe tepër të vendosur në fushë për të marrë fitore. Kjo mund të themi se në bazë të lojës dhe rezultatit skuadra është rikthyer në më të mirën e vet. Tregoi stabilitet dhe mbi të gjitha dëshirë për të bërë mirë”, vijoi Vaso për “Panorama Sport”.

OBJEKTIVAT– Sa i përket realizimit të objektivave sezonalë të korçarëve, Teodor Vaso tregohet realist kur thotë se titulli është larg, për shkak të diferencës që ka krijuar Partizani, ndërsa shikon të realizueshme pjesëmarrjen në Europë. “Nëse do t’u referohemi pikëve në renditje, e shikoj gati të pamundur që Skënderbeu të jetë në luftë për titullin. Kjo jo për shkak të diferencave cilësore në ekip, por për shkak të shkëputjes së madhe me pikë që ka Skënderbeu nga Partizani i vendit të parë. Ndërsa për të qenë pjesë e Europës, Skënderbeun e shikoj më të favorizuar.

Kjo për vetë faktin se në këtë kampionat korçarët kanë arritur të marrin më shumë pikë se Partizani, Kukësi dhe Laçi në ndeshjet direkte. Kjo më bën të mendoj se Europën Skënderbeu nuk e diskuton për këtë sezon plus kësaj që janë në luftë edhe në Kupë”, përfundoi Teodor Vaso./PanoramaSport

Meta Vaso

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025
AKTUALITET

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025
AKTUALITET

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025
AKTUALITET

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025
BOTA

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025
RAJONI

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025
Para

E enjtja e ‘Luftës’/ Policia ‘bunkerizon’ Parlamentin me beton dhe hekur

TË GJITHA

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com