• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza, opozita, Meta dhe Monika! Çfarë po gatuhet në shtratin e LSI

19:08 : 20/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një përpjekje për thellimin e krizës, të bëra nga njeriu që deri më sot ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij.

Pra, në këtë kuptim, togëfjalëshat për vetësakrifim alla Salvador Aliende, presidenti kilian që u rrëzua nga pushteti nga një bashkëpunim i turpshëm i segmenteve më fashistoide të CIA-s me manjatët milionerë që rrethonin Kisingerin, apo ato për djegie të mandatit presidencial, janë interpretuar si një bombë Molotov më shumë në flakën që opozita po kërkon t’i vërë sistemit.

Në fakt, nuk është ekzaktësisht kështu.

Po të lexohet me vëmendje mesazhi presidencial, aty mund të qëmtosh një kleçkë që mund të shërbejë për rihapjen e dialogut. Duke deklaruar se vetëm 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligjshëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, Meta ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm.

Lexo edhe:

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

Ajo që ai do të kumtojë midis rreshtave është se kriza mund të shmanget, po të gjendet një konsensus politik, i cili pastaj, përmes një interpretimi ligjor do ti rikthente ish -deputetët e PD dhe LSI-së në parlament.

Pra, ndonëse Basha dhe Kryemadhi janë betuar se i kanë djegur mandatet, ndonëse Rama dhe Gramoz Ruçi kanë rënë në paqe me këtë fakt, duke joshur me të gjitha format hyrjen e deputetëve të rinj, ndonëse diplomatët dhe burokratët e huaj i kanë përshëndetur si legjitimë këta të fundit, presidenti ka hedhur obsionin se e gjithë loja e deritashme është e paligjshme dhe duhet të kthehet mbrapsht.

Natyrisht, sa më sipër, mund të jetë vetëm një interpretim ligjor personal apo politik, që mund të mbështetet apo hidhet poshtë nga konstuticionalistët, por në thelb, kjo ka pak rëndësi.

Ajo që duhet theksuar, është se ndryshe nga sa po interpretohet, kreu i shtetit, nuk po sillet si Iliri i Monikës që do “luftë”, por si Meta president që kërkon zgjidhje. Ai nuk po tenton t’i hedhë benzin zjarrit, por po propozon një rrugë për ta fikur atë.

Është debat tjetër nëse propozimi i tij vjen në kohën e duhur.

Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe.

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nul parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja.

Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit.

 

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025
BOTA

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025
Para

S’ke parë gjë akoma…/ Mesazhi i studentit të arrestuar për Ramën

TË GJITHA

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com