• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Precedenti “Medja” rrezikon komisionerët e Donika Prelës

16:42 : 19/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtari administrativ, Gentian Medja, është në pritje të shqyrtimit të rastit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin e tij nga detyra, për shkak se ka vonuar zbardhjen e disa vendimeve gjyqësore.

Medja u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut në 1 gusht 2018, pavarësisht se trupa e KPK, e drejtuar nga komisioneri Roland Ilia ngriti pikëpyetje mbi aftësitë profesionale të gjyqtarit, përsa i përket zbatimit të afateve në publikimin e vendimeve.

Këtë pikëpyetje të Komisionit të Vetingut e shfrytëzoi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, e cila i rekomandoi Komisionerit Publik shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gentian Medja. Pas këtij rekomandimi, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit, duke arsyetuar se gjyqtari duhet të shkarkohet pasi ka vonuar zbardhjen e vendimeve.

Lexo edhe:

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

Komisioneri Roland Ilia, i cili ishte i pari që konstatoi problemet në vonesat “disa-ditore” të gjyqtarit Gentian Medja, më vonë ishte kryesues i trupës që zhvilloi vetingun për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Treshja, e drejtuar nga Ilia dhe me anëtarë Valbona Sanxhaktari e Olsi Komici, vendosën të konfirmonin në detyrë prokuroren Prela më datë 5 shkurt 2019. Vendimi për prokuroren Donika Prela nuk është zbardhur ende në momentin e publikimit të këtij shkrimi, rreth 45 ditë pas shpalljes së tij.

Ligji për Vetingun, në nenin 55 të tij, parashikon se “vendimi me shkrim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit”.

Në të njëjtin ligj, në nenin 3, “Përkufizime”, përcaktohet se “ditë” nënkupton ditë kalendarike. Në këtë mënyrë, sipas përcaktimeve ligjore, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duhet të kishte shpallur vendimin e arsyetuar për prokuroren Prela, maksimalisht brenda datës 8 Mars, meqenëse muaji shkurt kishte 28 ditë.

Por, kur kanë kaluar më shumë se sa dy javë nga përfundimi i afatit ligjor, trupa e drejtuar nga komisioneri Roland Ilia ende nuk ka zbardhur vendimin kontravers, i cili u shoqërua me komente të shumta politike dhe publike.

Për këtë arsye, kryesuesi Roland Ilia, por edhe anëtarët Valbona Sanxhaktari e Olsi Komici gjendet në të njëjtat kushte, pra në vonesën në zbardhjen e vendimit tej afatit ligjor, për të cilat gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja, së shpejti pritet të përballet në Kolegjin e Apelimit me kërkesën për shkarkimin e tij.

Trupat e Vetingut, të mbështetur fuqimisht nga maxhoranca socialiste, por edhe nga zyrtarë ndërkombëtarë kalimtarë në Shqipëri, konsiderohen si strukturat kryesore për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve më të aftë për të qëndruar në sistem.

Por, deri më tani, asnjë prej komisionerëve nuk është përballur, më së paku me procedura disiplinore, për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat, në disa raste kanë qenë edhe penale.

Në rasti konkret, objekt të këtij shkrimi, gjyqtari Gentian Medja propozohet për t’u shkarkuar, pasi ka vonuar me disa ditë zbardhjen e vendimeve që ka dhënë. Ndërkohë, për komisionerët Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari e Olsi Komici, të cilët tashmë e kanë shkelur afatin ligjor për zbardhjen e vendimit për Donika Prelën, nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025
SPORT

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

14:54 : 09/08/2025
AKTUALITET

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025
SPORT

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025
BOTA

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025
Para

Opozita të enjten rrethon Kuvendin/ Basha e Ristani thirren në prokurori për…

TË GJITHA

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

14:54 : 09/08/2025

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025

“Sulm ndaj medias”/ Qeveria fik sinjalin e News24, godinën do e kthejë në fabrikë armësh

14:10 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com