• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KQZ: Gjysmat e partive në Shqipëri janë “zhdukur”, as adresa ku t’i gjesh nuk kanë

10:58 : 19/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE
man insert vote in box

man insert vote in box

Gjysmat e partive në Shqipëri janë “zhdukur”. As një adresë të thjeshtë se ku mund t’i gjesh nuk e kanë. Një dukuri kjo e cila konfirmohet nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni i cili merret me administrimin dhe menaxhimin e proceseve zgjedhore në vend. Kështu, në raportin e fundit vjetor paraqitur Kuvendit, KQZ-ja ngre shqetësimin se mjaft parti politike në vend nuk kanë mundur të kontaktohen nga ekspertët, për t’iu kryer auditimin financiar, një detyrim ligjor ky për secilën prej tyre.

“Në përfundim të verifikimit të raporteve të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin 2017, rezultoi se nga 113 parti politike të cilat duhet të auditoheshin 62 parti politike, nuk u arritën të kontaktoheshin nga ekspertët kontabël për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara nga këto parti politike pranë Gjykatës së Tiranës”, pohojnë ekspertët e KQZ-së, lidhur me dukurinë në fjalë. E thënë më thjesht, për gati gjysmën e partive që i detyron ligji të deklaron e fondet e tyre, nuk ekziston një adresë fizike, apo pikë e duhur kontakti.

“Për 30 parti politike, ekspertët kontabël kanë paraqitur një raport të rregullt auditimi”, shtojnë më tej ekspertët. Duke lënë të nënkuptohet kështu se vetëm për një të katërtën e partive të regjistruara në këtë vend, është mundur të bëhet analiza e fondeve të tyre, sesa përfitojnë dhe sa shpenzojnë. Një realitet aspak pozitiv ky, për jetën politike të vendit, i cili i shtohet problematikave të tjera që ai gëzon aktualisht. “Raportet financiare vjetore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë dorëzuar vetëm 44 parti politike”, është një tjetër pohim i bërë nga KQZ-ja, që e kompleton edhe më mirë këtë situatë amullie që ekziston me partitë politike në vendin tonë.

Rreth 62 parti politike nuk janë gjetur dot nga ekspertët kontabël, për shkak të pasaktësisë së adresave të deklaruara prej kryetarëve të tyre pranë Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë që 44 është numri i partive politike që kanë dorëzuar raportet e tyre financiare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga mbi 100 të tilla që janë të regjistruara

Po shtohen femrat në komisionet zgjedhore, por ende nuk bëhen 30%

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Edhe pse po shtohen gjithmonë e më shumë femrat në komisionet zgjedhore të njohura si KZAZ, ato sërish janë nën nivelin zyrtar të tyre, që duhet të jetë prej 30%. Kjo është një tjetër dukuri që konfirmohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e tij vjetor, dorëzuar tashmë Kuvendit. Duke shtuar se në fakt, partitë politike e kanë detyrimin e kuotës gjinore në propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, por mesa duket nuk po e respektojnë siç duhet atë. “Kuota gjinore sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për anëtarët e KZAZ-ve, nuk realizon përfaqësimin 30% të grave në çdo KZAZ. Ndërsa ato janë të përfaqësuara në përqindje të ulët edhe në pozicionet drejtuese”, pohojnë mes të tjerash ekspertët e KQZ-së. Më tej, ata japin edhe shifra konkrete. “Zgjedhje për Kuvend 2017: Në 57 KZAZ përfaqësimi i grave ishte nën kuotën 30%. Nga 37.534 anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit, 5.814 ose vetëm 15.5% e tyre ishin gra. Kurse nga 3.464 anëtarë të 866 Grupeve të Numërimit të Votave, vetëm 422, ose 12.2 % e tyre ishin gra”, është një tjetër pohim i KQZ-së.

Kritika: Zgjedhjet gjithmonë po cenohen nga vonesat për emërimin e komisionarëve

“Emërimet e komisionerëve, në tejkalim të skajshëm të afatit ligjor për shkak të propozimeve të vonuara të partive politike, cënon rëndë mirë administrimin e procesit zgjedhor”. Kjo është një tjetër kritikë që përmbahet në raportin vjetor të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Duke pohuar se kjo në fakt është “një sjellje e dëshmuar në të gjitha proceset zgjedhore”. “Emërimet e vonuara cënojnë në mënyrë thelbësore skemën e trajnimit e planifikuar nga KQZ-ja”, sqarojnë më tej ekspertët. Për të shtuar se nuk janë pak, por “mbi 50% e anëtareve të KQV-ve, të cilët e ushtrojnë detyrën pa u trajnuar”. Mosnjohja e procedurave përbën shkak për shkelje të ligjit, debate mes komisionerëve, vonesa në hapjen e qendrave të votimit, vonesa në fillimin e votimit, madje edhe në pezullim të votimit për të korrigjuar parregullsitë e shkaktuara në administrimin e materialit zgjedhor nga komisionerë të patrajtuar”, është një tjetër kritikë që bëhet prej tyre. Duke pohuar se një dukuri e tillë negative ishte e pranishme edhe në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, të vitit 2017.

2018, sa vende vakante të Kuvendit u plotësuan vjet nga KQZ-ja?

Në kuadrin e krijimit të vendeve vakante në Kuvend, KQZ-ja vjet ka qenë e detyruar të marrë vendimin për dhënien e mandatit kandidatit të radhës, në listat shumëemërore. Kështu, gjatë vitit 2018, ky institucion raporton se ka bërë katër zëvendësime vakancash të njoftuara nga Kuvendi, për shkak të ndërprerjes së mandatit të katër deputetëve. Fjala është për dhënien e mandatit të deputetit kandidatit të PDIU-së, Dritan Bici, për shkak të heqjes së mandatit të deputetit, Aqif Rakipi. Më tej, ai i dha mandatin deputetes Silva Caka, pas heqjes së atij të Gledion Rehovicas. Më tej, mandati i Eduard Halimit iu dha Astrit Veliajt dhe në fund, kujtojmë se ka qenë Spartak Braho, ai të cilit iu kalua vjet mandati i ish-deputetit Saimir Tahiri.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Gati sa nuk i pushoi zemra, fëmija i bën Alketës të papriturën live

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com