Po sikur agjërimi t’ju bëjë të humbisni peshë dhe të jetoni gjatë dhe më mirë? Një studim thotë që është e mundur: Një dietë shumë strikte në pak ditë, çdo muaj, ka ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në zgjatjen e jetës, por dhe në disa patologji.
Katër ose pesë ditë agjërim për të jetuar më shumë. Të paktën 96 orë pa prekur ushqim si një eliksir për jetën e gjatë. Ja konkluzioni në të cilin ka arritur shkencëtari gjenovez Valter Longo, drejtori i Institutit Longevita në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos. Ai gjithashtu është dhe shef i laboratorit onkologjik i Ifom në Milano.
Studimi i kryer me skuadrën e tij ka treguar se përshtatja peroidikisht i një diete gati agjëruese me përmbajtje të ulët proteinash, për 4-5 ditë në muaj redukton faktorët e rrezikut të mplakjes, sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, obezitetin dhe kancerin. Provojeni për ta besuar. E rëndësishme është të qëndroni nën kontrollin e një mjeku gjatë periudhës së pastrimit.
Racionalizo për të qenë mirë
Në mungesë të ushqimit, sipas teorisë së Longos, makineria e pabesueshme e trupit të njeriut nis të konsumojë rezervat që ka në dispozicion, si yndyrnat, glukozën dhe ketonet. Në të njëtën kohë organizmi përpiqet të racionalizojë burimet me sakrifikimin e një të tretave të rruazave të bardha dhe pastrimin e qelizave të dëmtuara ose në gjendjen fillestare. Në këtë mënyrë pa ushqim, trupi i njeriut rigjenerohet dhe forcohet, ndaj kërkohet një herë në muaj një sforco e përgjithshme.
Katër fazat e dietës
Por a është e rrezikshme një ritual i këtillë mujor? Për Valter Longon jo, edhe pse procesi është mirë duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e një mjeku. Një proces i ndarë në katër faza: e para, është dita më e vështirë pasi trupi nis të konsumojë rezervat e yndyrave, glukozën dhe ketonet. Ditën e dytë nis procesi i atrofisë së organeve ndaj është e këshillueshme të shëtisni për t’u shpërqendruar. Ditën e tretë qelizat staminale fillojnë të zëvendësojnë ato të dëmtuara, por mund t’ju krijohet gjendje topitjeje, ndaj është mirë të pushoni. Ditën e katërt nis ushqyerja, por në doza të vogla ku qelizat staminale përfundojnë procesin e regjenerimit. Dhe mund të ktheheni në zakonet e vjetra, të shpresojmë të shëndetshme me ushqyerje korrekte dhe aktivitet fizik.
Lufton tumoret
Përveçse ngadalëson plakjen, agjerimi një herë në muaj, falë regjenerimit të sistemit, mund të bëhet dhe një aleat në kurat kundër kancerit. Por jo vetëm. Sipas Longos, i cili prej vitesh zë faqet kryesore në revistat e specializuara për luftën kundër kancerit, privimi strategjik dhe periodik nga disa lëndë ushqyese ka një funksion antikancerogjen (i lë të vdesin urie qelizat kancerogjene) dhe mbron sistemin imunitar.
Më të hollë dhe më të shëndetshëm?
Pas eksperimenteve mbresëlënëse, skuadra kërkuese ka eksperimentuar me 19 vullnetarë duke u hequr kaloritë në mënyrë drastike, në tre cikle një herë në muaj, përreth 5 ditë. Dieta e krijuar nga shkencëtarët me një kompozim të veçantë proteinash, karbohidratesh, yndyrnash dhe mikronutrientësh ka zvogëluar ndjeshëm biomarkatorët e plakjes, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare pa efekte të ndjeshme në muskuj dhe kocka.
Për personat obezë dhe me incidencë të lartë rreziku, agjerimi mund të aplikohet, gjithmonë nën kontroll mjekësor dhe një herë në 2 javë.
Ndërkohë evitojini dietat e bëra në shtëpi apo agjerimet e rastësishme, pa konsulencën e mjekut nuk ka heqje barku që justifikojnë rreziqet në shëndet.