• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Harta/ Si “po pushtojnë” shqiptarët Europën si azilantë

08:43 : 19/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 për azil në Francë. Elida ka një diplomë për infermieri. Megjithatë angazhimet që kishte për t’u përkujdesur për fëmijën si nënë beqare që është, nuk e lejuan që të bënte kurs gjuhe për të lidhur kontratë pune me Gjermaninë, duke e detyruar të shihte alternativën e Francës.

Vitet e fundit flukset e kërkesave për azil kanë qenë në rritje, kjo për shkak edhe të shanseve më të larta për tu pranuar kërkesa në Francë, në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil.

Më pas Gjermania kishte kritere më të forta për pranimin e azilantëve që kërkonin azil ekonomik, duke i dhënë prioritet kryesor të ikurve nga vendet e luftës dhe në vitin 2018-n kishte vetëm 1875 aplikime nga Shqipëria. Ndonëse Gjermania ka pasur kritere më të forta për pranimin e azilantëve, ka ndjekur politika lehtësuese për të tërhequr individët e kualifikuar drejt saj. Fillimisht ishin të diplomuarit në shkencat mjekësore, ndërsa tani po kërkon edhe të diplomuar në informatikë dhe shkenca kompjuterike.

Lexo edhe:

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

Rreth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Aplikimet janë rritur vitet e fundit, duke u bërë dhe vendi më i preferuar për të aplikuar si azilant për shkak të lehtësive që ofronte shteti francez, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.

Aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar kanë dukshëm diferencë me Gjermaninë dhe Francën. Prej 2009-s atje aplikuan rreth 13,600 shqiptar, rreth 8% e totalit të aplikimeve.

Greqia është e katërta në renditje, ku në 10 vitet e fundit ka pasur rreth 9,500 aplikime. Pas saj, e ndjekur nga Suedia me rreth 9,245.

Tendenca ka qenë në rritje edhe në vendet e Beneluksit. Në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, së bashku, numri i aplikimeve i tejkalon 10 mijë.

Në krahasim me vendet e tjera, azilantët në Itali përbëjnë vetëm 2% të totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Komuniteti i emigrantëve shqiptar në Itali është i dyti më i madh atje dhe të ikur rishtaz kanë më lehtësi për të gjetur një vend për të qëndruar dhe për të të kërkuar punë.

Edhe në vendet e Skandinave azilantët nuk i kalonin 2500 aplikimet.

Të dhënat të tjera po të Eurostat tregojnë se pavarësisht aplikimeve të larta, vendimet për merren për azilkërkuesit shqiptare janë shumë të ulëta, më pak se 1000 në vit. Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe azilantët e saj nuk shihen me shumë prioritet./Monitor./

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

11:55 : 20/07/2025
SPORT

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

11:54 : 20/07/2025
AKTUALITET

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta

11:43 : 20/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari

11:43 : 20/07/2025
SHOW BIZ

Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

11:30 : 20/07/2025
AKTUALITET

Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë

11:25 : 20/07/2025
Para

Të enjten seanca në Kuvend, opozita merr vendimin: Ja çfarë do bëjmë

TË GJITHA

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

11:55 : 20/07/2025

Vllaznia para ndeshjes në Europë, pas Kevin Dodaj-t largohet edhe një tjetër lojtar

11:54 : 20/07/2025

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta

11:43 : 20/07/2025

EMRI/ Ndihmoi autorin e plagosjes së dyfishtë në Sarandë, arrestohet 43-vjeçari

11:43 : 20/07/2025

Romanca me Dakun mori fund? Modelja Vesa Vllasaliu zbulon detaje, çfarë ndodhi mes çiftit

11:30 : 20/07/2025

Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë

11:25 : 20/07/2025

Nga Irlanda në Shkodër, Vllaznia firmos me portierin 28-vjeçar

11:15 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com