• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Ushqimet që mbrojnë nga kanceri më vdekjeprurës në botë

20:02 : 18/03/2019
në SHENDETI

Roli i dietës në kancerin e mushkërive

Të dhënat kyce:

  • Duhanpirja është faktori kryesor i riskut dhe vendimtar në shfaqjen e kancerit të mushkërive.
  • Duhanpirësit kanë zakone ushqimore më të varfra krahasuar me joduhanpirësit, ky fakt e vështirëson vlerësimin e rolit të ushqimit dhe dietës në rrezikun e kancerit të mushkërive.
  • Konsumi i lartë i frutave dhe më pas i perimeve, lidhen me ulje të rrezikut të kancerit të mushkërive.
  • Faktorë të tjerë që mund të lidhen me rritje të rrezikut për shfaqjen e kancerit të mushkërive, për të cilët të dhënat janë më pak të forta, janë konsumi i mishit të kuq dhe nënprodukte të tij si sallamrat dhe proshutat, yndyra totale dhe pesha e ulët trupore.

Frutat rezultojnë aleati më i fortë

Konsumi i lartë i frutave duket të ketë efektin më të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të mushkërive. Një nga studimet kryesore – “Shangai Men’s Health Study”, gjeti një ulje të riskut me 25% në personat që konsumonin më shumë fruta në ditë.
Ndër frutat me forcë më të lartë mbrojtëse renditen frutat e pyllit, shegët, shalqiri, mollët dhe agrumet.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Brokoli – mbreti i perimeve

Konsumi i mjaftueshëm i perimeve lidhet gjithashtu me ulje të riskut të kancerit të mushkërive, por kjo lidhje është më e dobët krahasuar me frutat, dhe në disa studime nuk rezulton statistikisht e rëndësishme. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për perimet e familjes së kryqëzoreve, si brokoli, lakra, lulelakra, lakra e Brukselit dhe lakra “kale”, rezultatet janë më të forta dhe të qëndrueshme. Përbërësit “magjik” në këtë rast mendohet të jenë “isothiocyanate-t” – fitokimikate me veprimtari të dukshme antitumorale që gjenden me shumicë tek kjo familje zarzavatesh.

Duhanpirja ndryshon rolin e ushqimit?

Çuditërisht, disa përbërës ushqimor si psh. vitamina B6 apo vitamina D luajnë rol të ndryshëm në varesi të duhanpirjes. Vitamina B6 duket të jetë shumë protektive kundër kancerit të mushkërive, në persona që pinë duhan, ndërsa nuk duket të ketë rol në joduhanpirës. Vitamina D ndikon pozitivisht në persona joduhanpirës, por aspak në persona duhanpirës.

Mishi i kuq – një rrezik i mundshëm

Konsumi i mishit të kuq është lidhur me rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive në disa studime, sidomos i nënprodukteve që përftohen nga përpunimi i tij. Nuk është e qartë nëse është vetë mishi i kuq fajtor apo mënyra e gatimit të tij. Gjithsesi, jo të gjitha studimet kanë konstatuar lidhje të rëndësishme. Deri sa të arrihen të dhëna më të qarta, rekomandohet konsum i kujdesshëm i mishit të kuq.

Forca mbrojtëse vjen nga ushqimet, jo nga suplementet

Studime të shumta kanë treguar se karrotenoidet – substanca antioksiduese që gjenden te karotat, spinaqi, e verdha e vezës dhe kungulli i verdhë luajnë një rol mjaft protektiv kundër kancerit të mushkërive. Por, kur u studiua ndikimi i beta-karrotenit, i marrë në formë suplementi, u desh të ndërpritej studimi menjëherë, pasi u vërejt një rritje e frikshme e rasteve të kancerit të mushkërive tek personat që konsumonin suplementin, krahasuar me personat që merrnin placebo. Me pas, pasuan edhe studime të tjera që treguan lidhje të ndjeshme të rrezikut të kancerit të mushkërive nga marrja e beta karrotenit në formë suplementi. Këto fakte përforçojnë logjikën se një lënde ushqyese e një ushqimi bashkëvepron me lëndë të tjera që gjenden natyrshëm në atë ushqim dhe është e vështirë të ndahet roli i tij apo të përftohet i njëjti rezultat kur merret i veçuar në formë suplementi. Në rastin konkret, lënda ushqyese kthehet në të dëmshme kur merret i veçuar dhe i përqendruar.

Ushqimet që mbrojnë nga kanceri i mushkërive

Të dhëna të mundshme

  • Frutat në përgjithësi, veçanërisht: sheget, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet, shalqinjtë, agrumet -qitro, pjepri, hidet, thanat.
  • Perimet kryqëzore: brokoli, lakar, lulelakra, lakra kale.
  • Perimet e pasura në karrotenoide: kungulli i verdhë, karotat, patatja e ëmbël, pjepri, spinaqi, rukola.

Të dhëna të limituara

  • Arrat e Brazilit,
  • Peshqit e kaltër,
  • Kërpudhat (në veçanti shitake dhe reishi),
  • Ushqime të pasura në “quercitin”: mollët, specat, domatet, qepët e kuqe, kaperi, kakao, caji jeshi, fasulet, sherebela.
  • Ushqime të pasura në fitokimikate: turmerik, domate, soja, fara luledielli dhe susami, fara lini dhe vaj lini, arra.
  • Ushqime të pasura në luteolin: rozmarine, rigon, selino, vaj ulliri, timus dhe nenexhik.

Këshilla thelbësore:

  • Nëse jeni duhanpirës, ndërpriteni. Nëse s’mundeni rrallojeni dhe ulni përqendrimin e nikotinës.
  • Evitoni duhanpirjen pasive.
  • Sigurohuni që uji që pini nuk përmban arsenik.
  • Konsumoni dietë të pasur me fruta – perime dhe erëza protektive.
  • Evitoni marrjen e suplementeve me beta – karroten.
  • Rrisni aktivitetin fizik, pasi mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive ndjeshme.
  • Merrni këto masa edhe më seriozisht nëse keni të afërm që është prekur nga kanceri i mushkërive, pasi sëmundja është deri diku e trashëgueshme.

Shembull ushqimi për persona të predispozuar apo të prekur nga kanceri i mushkërive

Mëngjes

  • Leng i shtrydhur nga: 2 molle, 1 tufe spinaq, 1 tufe rukola, 1 tufe rozmarine
  • 1 omelete me: 1-2 veze fshati, tershere te zier, pak brokoli, ½ spec te kuq te grire, pak gjize pa kripe
  • 1 kivi, 1 portokall

Paradite

  • 1 leng shege
  • Disa arra (te reja), ose bajame, ose 2 arra Brazili
  • 2 feta buke misri me djathe dhie te njome, qepe te njome, rigon dhe vaj ulliri

Dreke

  • 1 sallate me brokoli, lulelaker dhe karrote te ziera ne avull, te shoqeruara me pak qepe te kuqe te pagatuar
  • 200gr gjoks pule te rritur ne natyre te marinuar me timus dhe rigon
  • 1-2 kupa pure kungulli te verdhe ose patate te embel
  • 2 feta buke thekre

Pasdite

  • 1 caj jeshil me limon dhe pak turmerik
  • 1 fete buke thekre me 1 kupe kos me hudhra, koper, vaj ulliri

Darke

  • Sallate me laker te kuqe, laker te bardhe, karrote, panxhar “crudo” te grire imet, majdanoz, selino, vaj ulliri dhe leng limoni
  • Kerpudha te pjekura me rozmarine
  • 1 supe me qiqra, geshtenja, sherebele, rozmarine, hudhra dhe vere te bardhe
  • 1 leng si i mengjesit

Kujdes: ky regjim është vetëm një shembull dhe nuk përbën këshillim të personalizuar.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Takohet me Soreca, Hahn ka një mesazh të veçantë për Ramën dhe Bashën…

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com