• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi: Si Fiqiri Xibri po mashtron minatorët. Kreu i Sindikatës: Pastroj sistemin

16:24 : 15/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
Fiqiri Xibri

Fiqiri Xibri

Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë, e drejtuar nga Fiqiri Xibri, po kërkon nga punonjësit e nëntokës të paguajnë një tarifë KESH për plotësimin e një formulari. Sipas sindikatës, tarifa është e nevojshme për të marrë statusin e minatorit.

Minatorë shprehen se kemi të bëjmë një skemë mashtruese. Ndërsa vetë Fiqiri pohon se është kërkuar pagesë për plotësimin e formularit, por shton se kjo është bërë për një qëllim të mirë: pastrimin nga marrja e pensioneve të individëve, që mund ta përfitojnë statusin përmes falsifikimeve. Megjithatë, Xibri pranon se sindikata që drejton nuk ka asnjë ndikim ligjor në marrjen e statusit.

Njoftimi i Sindikatës së Minatorëve

Denoncimi

Në Boldews.al erdhi një denoncim që hidhte dritë mbi veprimet e sindikatës.

Lexo edhe:

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

“Fiqiri Xibri mashtron minatorët duke iu kërkuar me detyrim të plotësojnë një formular në të cilin të deklarojnë vitet e punës në miniera, pasi në rast të kundërt nuk do të përfitojnë Statusin e Minatorit. Në pozicionin e kryetarit të shoqatës së Minatorëve të Shqipërisë, Fiqiri Xibri, është duke përdorur këtë post për të përfituar në mënyrë të paligjshme para nga minatorët duke i mashtruar ata se në rast se nuk paraqiten pranë kësaj shoqate nuk do të përfitojnë nga statusi i minatorit”, thuhet në mesazhin e ardhur në redaksinë e Boldnews.al.

Fiqiri Xibri

“Në njoftimin e shpërndarë pranë zyrës së tij, Xibri ka lënë si afat të fundit për minatorët datën 15 mars, ku ata duhet të paraqiten fizikisht pranë ambienteve të shoqatës dhe të plotësojnë një formular vetëdëklarimi të viteve që kanë punuar në nëntokë. Sipas atyre që e kanë plotësuar, Xibri ka përcaktuar një tarifë prej 650 lekësh që duhet të çdo i interesuar për të marrë formularin. Të trembur nga ideja se mund të përjashtohen nga përfitimi i statusit, një pjesë e ish punonjësve të nëntokës kanë pranuar ta paguajnë këtë tarifë pavarësisht se disa prej tyre e dinë që ajo është abuzive dhe nuk dihet kush do të jetë destinacioni i pagesës, pasi shoqata që drejton Fiqiri Xibri nuk asnjë lloj tagri në raport me statusin e minatorit.   Aktualisht statusi i minatorit është në fazë diskutimi dhe dy sindikatat që përfaqësojnë zyrtarisht punonjësit e nëntokës janë shprehur pro këtij statusi. I gjendur jashtë dy sindikatave që drejtohen nga Gëzim Kalaja dhe Kolë Nikolla, Xibri duket se ka gjetur një rrugë të tretë, duke ftuar minatorët të plotësojnë formular me pagesë, pasi siç është bërë e ditur nga vetë sindikatat, Xibri ka vetëm 7 vite punë si minator dhe është i përjashtuar nga përfitimi i këtij statusi. Në protestën e tij, Fiqri Xibri nuk e ka përmendur kohën kur ka qenë edhe këshilltar i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, periudhë ku Xibri nuk mbajti asnjë qëndrim në favor të statusit apo të kërkonte të drejtat e ish minatorëve”, thuhet më tej në denoncim.

Xibri: Njoftimi për të nxitur minatorët të paguajnë

Fiqiri Xibri është kontaktuar nga Boldnews pas denoncimit. I pyetur përmes telefonit lidhur me tarifën, ai tha se është e vërtetë që kërkohet një tarifë nga sindikata që drejton për plotësimin e një formulari vetdeklarimi, në funksion të një skeme pastrimi të iniciuar nga shoqata e tij. Xibri pretendon se shumë individë, përmes falsifikimit të dokumenteve, po përgatiten të marrin statusin e minatorit dhe sindikata që drejton është e angazhuar për ta ndaluar këtë padrejtësi.

Lidhur me njoftimin e sindikatës, ku thuhet se “kush nuk plotëson këto formularë, nuk përfiton nga Statusi i Minatorit”, ai shpjegon se është formuluar në këtë mënyrë që të nxisë minatorët ti plotësojnë “formularët e vetdeklarimit”, në kuadër të skemës së pastrimit. Megjithatë, Fiqiri Xibri pranon se shoqata që drejton nuk ka asnjë ndikim ligjor me marrjen e statusit të minatorit.

“Njoftimi është bërë për të bërë një skemë filtrimi. Behët fjalë për një formular vetdeklarimi. Qeveria nuk përgjigjet dhe ne po e bëjmë këtë të vetëm. Qeveria s’ndihmon, por po saboton. Duhet të ndajmë elgjrin nga gruri. Ne e kemi vëmë njoftimin për të nxitur minatorët të paguajnë. Ne s’kemi fuqi ligjore për statusin”, tha mes të tjerash Fiqiri Xibri për Boldnews.

/BN/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025
SPORT

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

18:04 : 15/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

17:48 : 15/08/2025
BOTA

Video/ Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

17:36 : 15/08/2025
RAJONI

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në Glloboqicë, ja arsyeja

17:29 : 15/08/2025
VIDEO

“Pika e vogël e Kumbaros, kompleksi gjigand i Gjiknurit”

17:27 : 15/08/2025
Para

Përfshihet nga flakët shkolla. Dyshimet e para

TË GJITHA

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

18:04 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

17:48 : 15/08/2025

Video/ Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

17:36 : 15/08/2025

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në Glloboqicë, ja arsyeja

17:29 : 15/08/2025

“Pika e vogël e Kumbaros, kompleksi gjigand i Gjiknurit”

17:27 : 15/08/2025

Skandal në Botërorin e volejbollit, testet e gjinisë përjashtojnë Vietnamin nga gara

17:26 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com