Një i ri është plagosur me armë zjarri në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Burime policore bënë me dije se 26-vjeccari Enea Teqja është qëlluar në këmbë në zonën e Komunës së Parisit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende paqarta, ndërsa nga policia nuk ka njoftim për identifikimin apo arrestimin e autorit apo autorëve të mundshëm.
“Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.T, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia.
/Boldnews.al/