• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Skënderbeu motivon ekipin duke i kujtuar. . . Teutën

11:12 : 13/03/2019
në SPORT

Koha më e mirë për ujqërit”, shkruan në profilin e tij mjeku i Skënderbeut, Jorgo Pantazi. Me të vërtetë një ditë me reshje bore të dendura në Korçë, por gjithsesi nuk ka ndaluar seancën stërvitore të Skënderbeut në përgatitje të ndeshjes me Kukësin.

Bardhekuqtë, që jo më kot epitetin e kanë “ujqërit e dëborës”, vijuan për më shumë se 90 minuta stërvitjen nën reshjet e dendura të borës, duke vijuar të pashqetësuar seancën e radhës. Sipas programit, bardhekuqtë iu nënshtruan punës në kushte të vështira, por që gjithsesi stërvitja nuk u ndërpre për asnjë moment të vetëm.

MOTIVIMI

Shehi zgjodhi të nisë gjithçka me një analizë motivuese për ekipin, duke ua kujtuar edhe një herë bardhekuqve se gjithçka duhet të nisë nga ai 30-minutësh i fundit me Teutën. Moment në të cilin korçarët treguan edhe një herë pas shumë kohësh një provë force dhe karakteri duke përmbysur rezultatin 2-0 në favor të “djemve të detit”.

“Duhet të jemi krenarë për këtë fanellë, krenarë për këtë ekip dhe për gjithë atë histori që Skënderbeu ka bërë në vitet e fundit. Duhet të tregojmë se me meritë e mbajmë të veshur këtë fanellë dhe me të vërtetë e meritojmë të jemi pjesë e kësaj skuadre. Këtë e bëjmë vetëm duke treguar të njëjtin shpirt gare siç ishte ai 30- minutësh me Teutën. Dua të njëjtën ego dhe dëshirë për fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura”. Me këto fjalë Shehi vendosi që të nisë seancën e djeshme stërvitore.

Lexo edhe:

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

TAKTIKA

Pas kësaj analize, gjithçka u ndal te puna me topin dhe ushtrimet e ndryshme të zgjedhura nga trajneri për të perfeksionuar më së miri ato pika problematike që Skënderbeu ka treguar javë pas jave. Për këtë arsye fillimisht ekipi ka punuar në vendosjen taktike në fushë në të dyja manovrat e lojës, qoftë në mbulim, ashtu edhe në ofensivë.

Më pas, gjithçka është përqendruar në aspektin defensiv, ku Shehi ka kërkuar nga prapavija një përqendrim më të madh dhe lexim sa më të qartë të situatave të lojës në çdo lloj aksioni, qoftë në epërsi, ashtu edhe në disavantazh numerik. Një pikë ku Shehi ka kthyer pas shumë herë aksionet për të dhënë shembullin perfekt të reagimit në varësi të situatës. Trajneri ka insistuar mjaft duke kërkuar herë pas here edhe ndihmën e “veteranëve” të ekipit, mbi të cilët ndoshta duhet të rëndojë pesha më e madhe e përgjegjësisë.

SULMI

Pas më shumë se 20 minutash, loja ndryshon sens dhe tani në “provim” janë sulmuesit dhe faza ofensive. Për të hequr sadopak presionin mbi sulmuesit e skuadrës, Shehi ka kërkuar nga gjithë grupi që të mbështesin fazën sulmuese në këtë moment ku edhe golat janë të pakët pavarësisht se situatat për shënim nuk kanë munguar. Kritikat e Shehit kanë qenë të shumta dhe veçanërisht janë ndalur tek agresiviteti dhe fakti që sulmuesit duhet të jenë më “të këqij”, siç thuhet në gjuhën e futbollit, para portës.

KUSHTET

Ajo që ka penguar ndjeshëm këtë stërvitje, ka qenë bora, ku shpeshherë topi ngelej në fushë për shkak të reshjeve të borës që kishin filluar të mbulonin fushën stërvitore. Për pasojë, topi ngecej në momente të caktuara në “pirgje” me borë, duke shkaktuar të qeshura në momente të veçanta, por në të tjera raste edhe irritim nga lojtarët për prishje të aksioneve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
SPORT

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

09:36 : 29/06/2025
BOTA

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025
SPORT

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025
BOTA

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025
BOTA

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025
Para

Valë protestash/ Blegtorët  në Lushnje derdhin qumështin në rrugë (VIDEO)

TË GJITHA

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

09:36 : 29/06/2025

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com