• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më keq se e trishtë. E frikshme!

16:50 : 12/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Eksportet shqiptare me Kosovën, në janar në këtij kanë shënuar një rënie prej 7.3 përqindësh. Akoma më paradoksale bëhet kjo duke marrë parasysh dy premisa kryesore. Faktin e taksës së qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Serbisë që duhet të sillte një fluks më të madh të importeve nga Shqipëria dhe së dyti që nuk ka lidhje me pasiguritë e krizës politike se po flasim për janarin, ndonëse trendet janë përkeqësuar në muajt në vijim. Pra një ngërç i pajustifikueshëm dhe ku shumica e eskportuesëve të Shqipërisë e vënë theksin te burokracia e tepërt e Shqipërisë në kufi, taksat e shumta, etj.

Të dhëna të tjera pesimiste që kanë nisur në fund të vitit që lamë pas, por efektet do t’i ketë këtë vit, kryesisht janë numri i përgjithshëm i të punësuarëve që sapo u ul me 0.1 përqind dhe të ardhurat e mbledhura. Në lidhje me të dhënën e parë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i të punësuarëve në ekonomi u ul me plot 17 mijë vetë. 17 mijë familjarë që sot nuk kanë një rrogë të çojnë në shtëpi. 17 familje që sot janë gdhirë më të varfër dhe që rrezikojnë të emigrojnë për një perspektivë më të mirë. Ndërkohë, të ardhurat e mbledhura në buxhet janë ulur këtë janar me 2.5 përqindje krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Vitin që kaloi, shënuam edhe disa rekorde aspak pozitive. Së pari, plot 60 mijë shqiptarë morën pasaporta të vendeve të BE-së duke lënë pas vetëm Marokun, por ky i fundit është vend i Afrikës Veriore, ndërsa Shqipëria të paktën gjeografikisht është pjesë e kontinentit ndonëse me perspektiva të zymta përsa i përket një date në horizont për anëtarësim në BE. Madje, distanca ekonomike me mesataren e vendeve të BE-së sot është në shifrat e frikshme të 75 viteve, ose rreth 2 herë më shumë se çka qenë kur Shqipëria u shpall shtet i mëvetshëm, sovran dhe i pavarur nga Ismail Qemali. Së dyti, rreth 330 mijë shqiptarë kanë emigruar këto gjashtë vitet e fundit, duke e kthyer Shqipërinë ndër tre vendet eksportuese të emigrantëve ekonomikë bashkë me refugjatët e luftës që ikin nga Siria dhe Afganistani. Së treti, rritja e pajustifikuar e korrupsionit duke u renditur në vend të 99 për 2018 nga Transparency International, ku veçohej korrupsioni politik dhe mungesa e pavarësisë në institucionet e mbikëqyrjes duke qenë se mazhoranca ka në dorë edhe pushtetin, edhe shtetin. Pra kontrollon edhe veten, super-mazhorancë. Që siç thekson raporti, e lë derën hapur për korrupsion me trend rritës.

Lexo edhe:

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

Në 2061, Shqipëria do të ketë 2 milionë banorë sipas skenarit realist nga INSTAT. Si rezultat i emigracionit, vendi do të ketë vetëm 44 përqind meshkuj dhe 56 përqind gra, ose vetëm 78 burra për 100 gra. Por këto janë vetëm të dhënat nga INSTAT ndërkohë që po t’i referohemi disa të dhënave nga institucione ndërkombëtare dhe projeksioneve të tyre, pamja është më e trishtë. Për shembull, divizioni i popullsisë në Kombet e Bashkuara e renditi Shqipërinë si një ndër dhjetë vendet me procesin më të shpejtë të plakjes së popullsisë gjatë periudhës 2000-2011. Numri i të moshuarve mbi 60 vjeç është shtuar me 7.3% në këtë periudhë. Ose siç raportonte së fundmi Monitor, në vitin 2017, shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit ishin 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 19% të gjithë totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011. Në vitin 2030, sipas projeksionit të Kombeve të Bashkuara, popullsia mbi 60 vjeç do të jetë 26.6% të totalit të popullsisë sipas projeksioneve normale, dhe kjo nëse nuk do të ketë goditje të forta të emigracionit.

Përsa i përket trendit të popullsisë, varianti pesimist i OKB-së parashikon që në vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë, pra thuajse aq sa kishim në përfundim të luftës së dytë botërore. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Pra një rrudhje e frikshme dhe kur mendon se nuk ka strategji makroekonomike afatgjatë dhe modele zhvillimi të qëndrueshme dhe politika publike efikase që t’i adresojnë këto trende me qëllim parandalimin, situata del jo vetëm e trishtë, por e frikshme.

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025
AKTUALITET

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025
BOTA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
Para

Do jetë djalë apo vajzë? Ja si të kuptoni gjininë e fëmijës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com