Kushdo mund të përgjigjet sipas shijes së tij. Kjo është renditja e CNN. Ne ju lutemi të thoni edhe ju variantin tuaj.
Nisim nga vendi i dhjetë te i pari. Në vendin e dhjetë CNN ka vendosur kuzhinën e vendit të vet, prandaj ndoshta nuk është për t’u marrë për bazë, pjesa tjetër e renditjes duhet të jetë më objektive.
Shtetet e Bashkuara
Amerika di si të servirë ushqim të pëlqyeshëm.
Askush nuk thotë “hamë në një restorant amerikan” dhe përsëri e hamë gjatë gjithë kohës (mos harroni e ka botuar CNN). Kjo ndoshta sepse shumë nga ushqimet e përhapura amerikane e kanë origjinën nga shtete të tjera. Pica është italiane. Patatet e skuqura belge ose holandeze. Hamburgerat dhe frankfurterat? Si gjermane.
Po në kuzhinat e Shteteve të Bashkuara, këto ushqime janë përmirësuar dhe iu është shtuar diçka duke u bërë hite botërore për dashuruesit e ushqimit në të gjithë botën. Mos harroni edhe ushqimin vendas. Ka pjata tradicionale si clam choëder (supë midhjesh), key lime pie (një ëmbëlsirë me krem me lime), dhe sallata Cobb.
Cheeseburger-shembulli i përkryer i bërjes së gjërave të mira, më të mrekullueshme.
Chocolate chip cookie (biskota me copa çokollate) – bota do ishte më pak e lumtur pa këtë ëmbëlsirë klasike amerikane.
Të gjitha ushqimet shumë të përpunuara si Tëinkies, kekët Hostess dhe KFC.
Meksika
Nëse do ishe i detyruar të haje vetëm një lloj ushqimi për gjithë jetën, do tregoheshe i zgjuar po ta zgjidhje meksikan. Kuzhina e tyre ka pak nga çdo gjë, nuk të mërzitet kurrë. Mes enchiladas dhe tacos, helados dhe quesadillas, do të gjeni freskinë e sallatave greke dhe pasurinë e curry-t indian, shijen pikante të ushqimit Thai dhe kënaqësinë e ushqimit që hahet me dorë, që ta japin tapas. Ajo është gjithashtu stacioni qendror për superushqimet e shëndetshme. Avokadot, domatet, lime, hudhrat, fasulet, çokollatat, specat dhe erëzat djegëse janë të pasura me antioksdiantë dhe shumë të shëndetshme, por nuk shijojnë si një ushqim i shëndetshëm. Shijojnë si fiesta në gojë.
Mole –recetë e vjetër salce e përgatitur me speca djegëse, erëza, çokollatë dhe magji.
Tacos al pastor – tako me rosto derri, një përzierje e epokës para dhe post kolumbiane.
Tamales – një ushqim i vjetër Maya i masa-s, brum me miell misri zakonisht, i pjekur i mbështjellë me një gjethe, e cila hiqet para ngrënies.
Tostadas –e njëjta gjë si taco ose burrito, por shërbehet në një petë tortilla kërcitëse të skuqur që copëtohet në grimca sapo e kafshon. E pamundur ta hash.
Tajlanda
Ushqimi i rrugës është një atraksion tajlandez.
Zhytu në një libër gatimi Thai dhe do të jetë e vështirë të gjesh një listë përbërësish që nuk zë një faqe të tërë.
Kombinimi i kaq shumë barërave dhe erëzave në çdo recetë krijon një shije komplekse që vjen e gjitha bashkë si një muzikë orkestrale. Ushqimi tajlandez përzien shijen pikante, të thartë, të kripur, të ëmbël, ngjitëse, kërcitëse, rrëshkitëse, në një pjatë të vetme. Me ndikime nga Kina,Malajzia, Indonezia, Burma dhe një traditë mbretërore gatimi, kuzhina Thai është pjesa më e mirë e shumë botëve.
Megjithatë pjesa më e bukur e shijimit të ushqimit Thai në Tajlandë është mikpritja. Dielli, plazhi, shërbimi me buzëqeshje dhe një qese plastike plot me som tam –kjo është jetë e bukur.
Tom yam kung – një festë e çmendur për qiellzën. Notat florale të lemongrass-it, xhenxhefili me aromë toke, freskia e gjetheve të lime-it të Kaffirit dhe nxehtësia e specave djegës.
Curry Massaman – një curry tajlandez me rrënjë islamike. Kryeson listën e CNN për 50 ushqimet më të shijshme në botë.
Som tam –sallata e famshme e papajas së papjekur është e thartë, pikante, e ëmbël dhe e kripur. Është shija më e mirë e ushqimeve tajlandezë.
Pla som –një peshk i fermentuar që hahet i gjallë, përdoret shumë në Laëa të Tajlandës dhe thuhet që është përgjegjës për tumorin e gypit të fshikëzës së tëmthit.
Greqia
Ullinjtë grekë: diçka e madhe në format të vogël.
Të udhëtosh dhe të shijosh ushqime tradicionale në Greqi është si të jetosh në një revistë luksoze, por pa fotoshop. Ashtu si deti blu dhe ndërtesat e bardha, ullinjtë e Kallamatës, djathi Feta, sallaturinat me shumë ngjyra dhe mishrat e pjekur jantë vula përsosmërie që i gjen ngado.
Sekreti? Mbulimi i gjithçkaje me vaj ulliri. Dhuratë e perëndive, vaji i ullirit është pa dyshim eksporti më i rëndësishëm i Greqisë, që ka ndikuar mënyrën sesi njerëzit në të gjithë botën mendojnë për ushqimin dhe shëndetin gjatë ngrënies. Të hash në Greqi është edhe një mënyrë për të konsumuar histori. Një kafshatë dollme ose një lugë thjerrëzash të jep një shije të jetës së Greqisë së Vjetër, kur janë shpikur këto pjata.
Vaj ulliri-mbi ushqime të tjera ose i ngjyer me bukë, ka pothuajse aq shumë shije të ndryshme sa edhe verërat.
Spanakopita –e bën spinaqin të shijshëm me djathin e bardhë Feta dhe një petë brumi të shkrifët përsipër.
Gjiro- Pija natën vonë nuk do ishte njëlloj pa piten me mish të pjekur dhe xaxiq.
Lachanorizo – lakër dhe qepë e gatuar tej mase dhe e përzierë me oriz. Të ngop, por vetëm kaq.
India
Është e sigurt që gjithçka e shërbyer nga një burrë i djersitur arrogant indian do ketë shije të mrekullueshme.
Kur një kuzhinë i shfrytëzon kaq shumë erëzat, sa mishi dhe perimet duken si një mendim i largët, duhet të dish që ke të bësh me kuzhinierë që i përkushtohen shijes.
Nuk ka rregulla për përdorimin e erëzave, sa kohë del diçka e shijshme. E njëjta erëz mund të shtojë shije te pjatat e kripura dhe të ëmbla, ose mund të hahet vetëm, siç hahen farat e kopërit që shërbejnë si një freskues goje që ndihmon tretjen në fund të vakteve. Dhe çdo shtet që ia del ta bëjë ushqimin vegjetarian të ketë shije kaq të plotë, sigurisht që meriton një lloj çmimi Nobel.
Varietetet rajonale janë të shumta. Ka ushqime deti të Goa-s, është ëazëan-i Kashmirit dhe arrat e kokosit të Keralas.
Dal – India ka arritur t’i bëjë thjerrëzat e ziera emocionuese.
Dosa – një lloj piteje e mbushur me gjithçka nga djathë te perimet pikante, e përkryer për drekë ose darkë.
Chai (Çaj)- Nuk e pëlqejnë të gjitha kafen, nuk pëlqejnë të gjithë çaj të thjeshtë, por e pamundur t’i rezistosh Chai-t.
Pulë Balti – një shpikje për shijen britanike, duhet të ishte zhdukur bashkë me kolonizimin.
Japonia
Pjata e peshkut është dy milimetra larg në të djathtë.
Japonezët aplikojnë te ushqimi të njëjtin precision si te pajisjet elektronike. Ky është vendi që përhapi mjeshtrat tiranikë të sushit dhe fanatikët e ramen-it, që, me një shikim i bëjnë stafin dhe klientët të dridhen. Ti mund të shijosh një vakt me shumë pjata, kaiseki, që përfaqëson stinët të përshfaqura në një poezi pamore dhe kulinare. Ose të marrësh një karrike e të ulesh përballë tryezës rrëshkitëse me sushi për një festë solo. Ose ose të zgjedhësh diçka të zakonshme, të panjohur për leksikun tënd gastronomik, nga raftet e frigoriferit të një dyqani ekonomik.
Është e pamundur të hash keq në Japoni.
Supa Miso – shfaq disa nga shijet bazike të ushqimit japonez, e thjeshtë dhe e plotë.
Sushi dhe sashimi – kush e dinte që peshku i gjallë mbi oriz do bëhej kaq i famshëm?
Tempura – Perfeksioni i skuqjes. Asnjëherë e yndyrshme, brumi është i hollë dhe i lehtë si një cipë.
Fugu – A ka ndonjë gjë aq të shijshme sa të vësh në rrezik jetën për ta ngrënë? Peshku sferik me gjemba ka qenë shkaku i humbjes së jetës së disa personave në Egjipt, por po bëhet më i gjendshëm në Japoni.
Spanja
Le të hamë, të pimë, të punojmë dy orë dhe pastaj të hamë e të pimë…
Viva Espana, shteti me kulturën hedoniste të ushqimit që do donim ta kishim tonën.
Një bar gjithë gjallëri dhe tapas, orar minimal pune, njerëzit që darkojnë në orën 9 të darkës, sidat e pafundme me porró -kjo është e tëra një kulturë e ngritur rreth, ndonjëherë brenda, ushqimit.
Spanjollët e shijojnë ushqimin njëlloj si kërcimin e flamenkos, me pasion të pakontrolluar. Ata hanë vakte të ndërmjetme gjatë gjithë ditës me disa pushime vaktesh të mëdha, midis.
Nga frutat e Detit Mesdhe te ushqimet e Pirenejve, nga aromat e shafranit dhe qimnonit të arabëve Moor, te eksperimentet e çmendura molekulare të chef-it Ferran Adria, ushqimi spanjoll është i pakohë dhe avantgard njëkohësisht.
Jamón ibérico – një kofshë e plotë proshute zakonisht e prerë mbi një copë druri si një ritual mesjetar.
Churros – varianti më i mirë në botë i brumit të ëmbël të skuqur.
Gazpacho – është freskues dhe kaq, por në thelb është një sallatë e lëngshme.
Franca
Nëse je një nga ata njerëzit që nuk të pëlqen të hash sepse “në jetë ka gjëra të tjera përveç ushqimit”, vizito Parisin.
Është një qytet i famshëm për banorët arrogantë, por ata besojnë në rëndësinë e ushqimit të mirë. Pushimet dyorëshe të drekës për vakte me tre pjata janë de rigeur.
Dy javë të plota pushimesh kalohen duke eksperimentuar kombinimin e verërave me djathërat. Gatimi i thjeshtë do i surprizojë ata që i mendonin francezët si snobët më të mëdhenj të ushqimit në botë (nuk e kanë gabim, është vendlindja e guidës Michelin).
Cassoulet, pot au feu, steak frites janë të këshillueshme kur hyn në bistron e duhur.
Escargot – njihuani meritat francezëve që kanë kthyer kafshëzat rrëshkitës të kopshtit bashkë me shtëpinë e tyre në një pjatë delikate. Respekt pa kufi edhe që u kanë dhënë një shije fantastike.
Macaron –ushqim zanash. Në fakt çdo produkt i prodhuar në pastiçeritë franceze duket sikur është krijuar me sheqer, pluhur zanash dhe dëshirat e vajzave të vogla.
Baguette –gjëja e parë dhe fundit që do duash të hash në Francë. Kafshata e parë është transformuese, e fundit do të jetë plot dëshirë për të vazhduar.
Foie gras –shijon si 10,000 pata të pjekura me gjalpë dhe të kthyera pastaj në një pudding të kadifenjtë, por mbrojtësit e kafshëve kanë ngritur zërin për mizorinë e ushqimit të detyruar të shpendëve për t’u majmur mëlçinë.
Kina
Të gjitha shqetësimet duken kaq kaq larg.
Njerëzit që përshëndeten me një “A ke ngrënë?” duhet të jenë pa dyshim njerëzit më të obsesionuar me të ngrënit, në botë. Por në Kinë ushqimi ka qenë një formë arratie nga historia e gjatë e mundishme.
Shpirti sipërmarrës dhe rëndësia që i japin kursimit për ushqimin deri në imtësi-populli është i varfër, artizanal dhe me një marrëdhënie të paqëndrueshme me ushqimin- ka krijuar si rezultat një nga tributë më të guximshme të ngrënësve në botë, por kinezët jo thjesht gatuajnë dhe shesin gjithçka, ata e bëjnë edhe të shijshëm. Kina është vendi ku mund të kesh shock ushqimor disa herë në ditë. Turistëve do iu bëhet refren i përditshëm “Mund ta hani atë?”.
Kuzhinat rajonale kineze janë kaq të larmishme sa është vështirë ta besosh që vijnë nga i njëjt vend. Nuk është një kulturë ushqimore që mund ta përkufizosh lehtë, përveçse me siguri do kërkosh pjatën e dytë.
Derr i ëmbël dhe i thartë- një kënaqësi mëkatare, që ka marrë forma të ndryshme.
Dim sum – një traditë me përmasa nga Hong Kong-u në Neë York.
Derr i pjekur dhe patë Pekini- një mrekulli e stileve të ndryshme të furrave të përshtatuara nga chef-at kinezë.
Xiaolongbao – një surprizë e pabesueshme e mbushur me supë. Si ia dalin që ajo lëkurë e hollë të mbajë gjithë atë lëng të nxehtë?
Supë kreshtash peshkaqeni – vitet e fundit, mbrojtësit e mjedsit kanë kërkuar që restorantet kineze ta ndalojnë këtë pjatë.
Italia
Djathë i shkrirë, mbi pasta, por jo në personalitet.
Ushqimi italian ka skllavëruar adhuruesit e ushqimit rreth botës për shekuj, me salcën e freskët të domateve, ato gjërat e zgjuara që bëjnë me miell gruri dhe ëmbëlsirat që janë si makinë për krem.
Gjithçka është kaq e thjeshtë. Merr ca makarona, pak vaj ulliri, dy thelpinj hudhër, ndoshta një domate dhe një fetë proshutë. Bam, ke një festë në pjatë! Dhe është kaq e thjeshtë t’i gatuash dhe t’i hash. Nga risotto-t me djathë të shkrirë te mishrat e skuqur, kuzhina italiane është përfaqësuese e ushqimit të thjeshtë që i kënaq të gjithë. Shumë njerëz e kanë futur në shtëpitë e tyre, sidomos kuzhinierët e rinj. Dhe ky është gjenialiteti i vërtetë, ushqimi italian është si ushqim fëmijërie që të githë e hanë me qejf.
Ragu alla bolognese – ushqimi i gjithë botës në situatën “nuk di çfarë të ha”.
Pizza – çmendurisht e thjeshtë dhe përsëri një recetë shumë e pëlqyer. Dieta e përditshme e beqarëve dhe studentëve.
Sallamët stil italian –vetëm cigaret ua kalojnë për varësi.
Kafe- cappuccino është për mëngjes? Harroje. E duam gjithë ditën dhe në darkë.
Buffalo mozzarella –ato topat sfungjerozë, të bardhë, qumështi të holluar me shije të zbehtë djathi. Shija është aq e zbehtë sa duhet ta imagjinosh.