• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dha rryshfet gjyqtarit për të liruar mikun e tij, sa vite burg kërkon Prokuroria për ‘sekserin’

20:27 : 12/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykatësi Shkëlqim Miri kundrejt ryshfetit lehtësoi akuzën për të dënuarin Gentian Doda, nga vrasje me dashje në plagosje të rëndë, çka i mundësoi atij lirinë.

TIRANË- Prokuroria ka kërkuar 1 vit e 8 muaj burg për Alban Bucin, i cili akuzohet si personi që ka ndërmjetësuar dhe dorëzuar paratë e rryshfetit tek gjyqtari Shkëlqim Miri, duke mundësuar edhe lirimin e mikut të tij, Gentian Doda.

Alban Buci po gjykohej në të njëjtin proces me të dënuarin për vrasje Gentian Doda. Ish gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është dënuar me 2 vit e 6 muaj burg, pasi akuzohet për korrupsion.

Dyshohet se gjykatësi Miri kundrejt ryshfetit lehtësoi akuzën për të dënuarin Gentian Doda, nga vrasje me dashje ne plagosje të rëndë, çka i mundësoi atij lirinë.

SI RA PROKURORIA NË GJURMËT E GJYQTARIT?

Lexo edhe:

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

Pasi dështoi për të provuar korrupsionin në gjykatën e Matit, e cila firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të dënuarit, prokuroria nuk e mbylli cështjen, por vendosi ta ndjekë në vijimësi. Në përgjim u vu i dënuari Gentian Dodes, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeti dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit. Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj. Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë, ku si datë caktohet 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorezuam dokumentat. I thame skemi gje tjeter vetem të japim shpirtin. Do dalesh nga mesi i muajit tjeter”.

KUSH ËSHTË GJYQTARI I ARRESTUAR

Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Një nga çështjet më të rëndësishme që ka kaluar në gjykimin e Shkëlqim Mirit ka qenë dosja e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.

VRASJA E BUJSHME

Gentian Doda, personi që dyshohet të ketë korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri në këmbim të lirisë ka qenë i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, Doda dhe Dedja janë konfliktuar verbalisht e më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

VENDIMET E GJYKATËS PËR GENTIAN DODËN

Pasi ishte gjykuar një herë dhe dënuar në mungesë me 20 vite burg, në vitin 2012, Doda ekstradohet, nga SHBA dhe kërkon rigjykim të çështjes. Por në vitin 2013, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi dënimin me 20 vite burg. Por Doda nuk hoqi dorë, duke e çuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila këtë herë pranoi kërkesën e autorit të dyshuar të dy vrasjeve për rishqyrtim të çështjes. Për më tepër Gjykata e Lartë urdhëroi rigjykim në Gjykatën e Matit në vitin 2015 me një tjetër trupë gjykuese nga e hera e parë për Dodën. Në vitin 2016, Gjykata e Matit dha vendimin me 8 vjet burg për Gentian Dodën, i cili sërish nuk ishte i kënaqur dhe apeloi vendimin. Gjykata e Apelit ndryshoi akuzën, në ‘plagosje me dashje’. Por kjo gjë është kundërshtuar nga organi i akuzës. Më 10 korrik 2017 Prokuroria e Apelit bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e 2 vendimeve të mëparshme përfshi vendimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe dënimin me 20 vjet burg për vrasje./BalkanWeb

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025
RAJONI

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025
AKTUALITET

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025
AKTUALITET

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025
AKTUALITET

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025
Para

Paralajmëron kroati Pervan: Skënderbeu do jetë i frikshëm!

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com