Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë bombastike. I ftuar në ‘Open’ Salianji ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha, është përgjuar nga policia.
Ai ka bërë publike edhe një video, ku shihet një polic që inkurajon edhe kolegët e tij të bëjnë të njëjtën gjë, i cili dëgjohet duke thënë se ai vetë ka 3 ditë që përgjon kreun e opozitës.
Ish-deputeti i PD tha se ky është një skandal i madh se se në vend që të përgjohen trafikantët, survejohet kreu i opozitës.