• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

30 vitet e tranzicionit, ja politikanët që kanë qëndruar më shumë në pushtet/ Kryeson listën …

12:47 : 11/03/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Në 30 vitet e tranzicionit shqiptar janë pothuajse të njëjtit politikanë që kanë ndryshuar pozicionet në raport me pushtetin. Prej pothuajse 3 dekadash janë të njëjtët emra, shumë pak prurje të reja, që dominojnë politikën në funksione të ndryshme, qofshin këto në qeverisje apo opozitë.

Është e njëjta klasë politike, që numëron vetëm dy raste dorëheqjesh apo tërheqjesh nga drejtimi I partive, Fatos Nanon në 2005, pasi humbi zgjedhjet parlamentare, dhe Sali Berisha në 2013, për të njëjtën arsye.

Studimi i ISP

Të gjitha analizat për ecurinë e tranzicionit në Shqipëri (1990-2019) arrijnë në përfundimin se Shqipëria ka humbur shumë shanse, kohë dhe energji dhe se përgjegjës kryesorë janë elitat politike të korruptuara dhe konfliktuale që na kanë drejtuar. Për shkak se sistemi shumëpartiak krijoi piramidat e reja partiake, në të cilat kryetarët u bënë liderë dhe më pas edhe “pronarë” të partive, funksioni real konkurrues dhe zhvillues i partive u dëmtua dhe se fatet e vendit u përcaktuan nga emrat e veçantë të politikanëve.

Rrallë gjen një vend tjetër në Evropë ku të njëjtët politikanë që nisën tranzicionin vijojnë të jenë në politikën vendimmarrëse edhe pas 29 vitesh, ashtu siç rrallë gjen vend tjetër në Europë ku politikanët që kanë më shumë se dy dekada në politikë nuk pranojnë asnjë përgjegjësi personale, por gjithnjë përdorin retorikë fajësimi kolektiv për palët e tjera për të gjitha dështimet e tranzicionit.

Lexo edhe:

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Gjithashtu rrallë gjen vend tjetër në Europë ku të njëjtit individë – politikanë kanë bërë “luftën” dhe “paqen”, pra kanë krijuar kriza permanente politike dhe janë ofruar pastaj me marrëveshje politike si shpëtimtarët e daljes nga krizat, – pa marrë asnjë përgjegjësi për dështimet, por duke marrë të gjitha meritat për sukseset. Po ashtu, rrallë gjen një vend tjetër në Europë me një bilanc kaq kritik të ecurisë së tranzicionit sa Shqipëria dhe me një popull kaq të dashuruar dhe të nënshtruar ndaj liderëve politikë. Ata mbështeten, financohen, mbrohen dhe adhurohen nga mbështetësit e tyre, dhe për pasojë, secili prej tyre ka krijuar “pashallëkun” e vet, ku sundojnë duke refuzuar kritikat dhe ndryshimin, ku agjendat personale i kthejnë në agjenda politike të vendit, ku pasionet personale i kthejnë në politika shtetërore,  ku lidhjet personale i shpërblejnë me pushtet dhe para dhe ku mirëqenien personale e matin si standard për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Stafi i Institutit të Studimeve Politike ka analizuar ecurinë e karrierës së liderëve kryesorë politikë, të cilët janë vetë ose përmes partive të tyre aktivë në parlament (PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNJ, LZHK, PDK, PDIU), duke përfshirë në listë edhe ish kryetarin e PS Nano. Qëllimi i analizës është matja e kurbës së karrierës politike të secilit prej kryetarëve të partive kryesore, bilanci sesa vite kanë në politikë, dhe sa prej këtyre viteve i kanë kaluar në pushtet ose në opozitë. Për shkak të pushtetit të madh të kryetarit të bashkisë Tiranë, në dy rastet (Rama e Basha) vitet e karrierës në krye të bashkisë janë lexuar si vite ushtrimi të pushtetit, pasi edhe në aspektin përmbajtësor, pushteti i kryetarit të bashkisë Tiranë është shumë më i madh sesa pushteti i shumë prej kryetarëve të partive të vogla që mbijetojnë në politikë përmes koalicioneve me partitë e mëdha.

Tabela tregon se liderit aktualë politikë kanë vite të tëra në pushtet, dhe disa prej tyre janë prej 29 vitesh në politikën drejtuese. Pyetje është: kur fakti është ky që paraqitet në tabelë, si është e mundur që politikanë me poste drejtuese për dy ose më shumë dekada, me më shumë se nga një dekadë në pushtet, – vijojnë të përdorin sot retorikë kundër establishmentit politik, vijojnë të fajësojnë të tjerët për gjithçka dhe vijojnë të në thonë se ata janë zgjidhja, alternativa më e mirë dhe e ardhmja jonë? Në fakt, ata vetë janë establishmenti, ata vetë janë problemi. Ka një shprehje të njohur të Presidentit Regan adresuar demokracive të brishta në Amerikën Latine që e shpjegon më mirë: “Përderisa politikanëve u është dhuruar pa kontroll sovraniteti i qytetarëve, liria e tyre, hapësira publike dhe instrumentet e pushtetit përfaqësues e balancues, ata nuk kanë më nevojë për qytetarët, por kanë nevojë thjesht për një numër votuesish besnikë një herë në 4-5 vjet për të legjitimuar formalisht veten e tyre”.

Zgjidhja? Regan e ka të gatshme: “Qytetarët të refuzojnë të jenë turmë dhe me zë të lartë dhe kurajë të ndryshojnë pikat e kontratës me politikanët. Sa më shumë hapësirë, alternativa dhe ushtrim të demokracisë, aq më pak rrezikojmë që demokracia të na rrëmbehet dhe aq më shumë kemi garanci të sigurojmë të ardhmen duke shpëtuar prej tyre të tashmen”.

Etiketa: ISPpolitikanestudim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

19:49 : 30/04/2025
BOTA

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

19:26 : 14/04/2025
AKTUALITET

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

18:09 : 14/04/2025
NDRYSHE

Ja kush është sekreti i lumturisë për 56% të njerëzve dhe nuk është as shëndeti dhe as jeta familjare

22:34 : 19/03/2025
AKTUALITET

“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”/ Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme

11:01 : 26/02/2025
SOCIALE

Rivaliteti i butë ndihmon në zhvillimin social të fëmijëve

21:40 : 03/02/2025
Para

Zgjidh një flutur dhe zbulo anën tënde të fshehtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com