• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të dënuar e abuzues me tendera, ja “opozita” që krijoi Edi Rama

23:34 : 08/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama arriti ta shndërrojë Parlamentin në një institucion qesharak, disa vite pasi e mbushi atë me kriminelë.

Pas “djegies” së mandateve parlamentare nga PD-LSI, kryeministri dhe “emisarët” e tij arritën të krijojnë një “opozitë”, me persona anonimë ose të dënuar e të akuzuar për shpërdorim me fonde publike.

Deri më tani, opozita e sajuar përbëhet nga 7 deputetë, pjesa kryesore me pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e tyre.

Lexo edhe:

Egli Tako moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, ja sa vota kundër mori

Opozitarët “e vjetër”

Lefter Koka, ish-ministër dhe aktualisht deputet i dalë nga lista e LSI-së, refuzoi t’i bashkohej vendimit të opozitës për të dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre. Koka dyshohet se është përfshirë në abuzime në procesin e dhënies së lejeve për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan e Tiranë. Ky “cen” duket se e mban lidhur Kokën me Edi Ramën dhe “Rilindjen” e tij.

Myslym Murrizi, deputet i dalë nga lista e Partisë Demokratike, refuzoi të pranonte kërkesën e Lulzim Bashës për dorëzimin e mandatit. Murrizi u shkarkua nga detyra e kryetarit të PD-së në Lushnje në fund të vitit 2018, pasi dështoi të organizonte një process të rregullt votimi për kryetarin e ri të degës së partisë për zonën Lushnje-Divjakë.

Opozitarët “e rinj”

Ylli Shehu, ish-deputet i LSI në legjislaturën e kaluar, ka marrë sërish mandatin pasi ish-kolegët e partisë së tij vendosën të djegin mandatet. Ylli Shehu rrezikoi shkarkimin në vitin 2017, kur Prokuroria e Përgjithshme zbuloi se ai nuk kishte deklaruar një dënim për “kontrabandë” në formularin e Dekriminalizimit.

Shehu e shpëtoi mandatin e tij, pasi anëtarët e Partisë Socialiste dhe LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votuan kundër shkarkimit të tij. Sot, Shehu premton se “do të jetë opozitar” i fortë kundër Edi Ramës. Ai, madje, në seancën e tij të parë parlamentare për këtë legjislaturë, u ul në karrigen që mbante Flamur Noka. Ndoshta, nga ajo karrige, Ylli Shehu mund të marrë inspirim për të bërë “opozitarin e fortë”, sicc premtoi.

Edmond Rrushi, deputet i ri, i dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Rrushi e ka nisur karrierën e tij “politike” si shofer i Spartak Brahos. Më pas, Rrushi eci përpara dhe arriti deri në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Në këtë detyrë, ai u përfshi në abuzime të mëdha, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edmond Rrushi dhe disa vartës të tij u kallëzuan penalisht nga KLSH, në vitin 2014, për abuzime me tenderat dhe shpërdorim detyrë.

Në kallëzimin e KLSH për Rrushin, ndër të tjera konstatohet se: “Gjatë vitit 2013, QSUT ka realizuar 159 procedura prokurimi me fond limit te përgjithshëm ne vlerën 2,910,405,000 leke, nga të cilat 54 procedura me “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës”, me vlerë të përgjithshme rreth 1,280.000.000 lekë. Si pasojë e këtyre procedurave, institucioni ka shmangur, në disa raste edhe qëllimisht, zbatimin e procedurave standarde të tenderimit, duke mos lejuar konkurrimin në tender të subjekteve të tjera private”.

Ediola Braha është një tjetër deputete e re, e prejardhur nga lista e LSI, e cila pranoi të marrë mandatin. Në vitin 2016, kur Braha ishte drejtore e Spitalit të Tepelenës, u përball me akuzat publike të zëvendësit të saj, Avni Bega.

Sipas Begës, drejtoresha Braha ka abuzuar me fondet publike, dëmi i të cilëve shkonte deri në 80 milionë lekë të vjetra. Pas këtij denoncimi publik, Avni Bega u dhunua nga persona të panjohur.

Lefter Maliqi, i cili së shpejti merr mandatin si deputet që vjen nga lista e Partisë Demokratike, do të sillet si “opozitar” përballë Edi Ramës, i cili një vit më parë e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve.

Lajme të lidhura

VIDEO

Egli Tako moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

18:33 : 12/09/2025
AKTUALITET

Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, ja sa vota kundër mori

18:28 : 12/09/2025
AKTUALITET

Punonjësja e AKU-së humb ndjenjat pas përfundimit të gjyqit për perimet me pesticide

18:23 : 12/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e Kreut të Kuvendit/ Mesila Doda dhe Tritan Shehu “thyejnë rregullin” e PD-së

18:22 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Ky është Nesti Angoni”/ Deputetët e PD etiketojnë socialistët! Bardhi: Mis burgu, ec aty…!

18:13 : 12/09/2025
AKTUALITET

Publikohet FOTO: Niko Peleshi bashkë me Klodian Zoton, njeriun e inceneratorëve

18:08 : 12/09/2025
Para

Rashica shkëlqen me dy gola në fitoren e madhe të Werderit

TË GJITHA

Egli Tako moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

18:33 : 12/09/2025

Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, ja sa vota kundër mori

18:28 : 12/09/2025

Punonjësja e AKU-së humb ndjenjat pas përfundimit të gjyqit për perimet me pesticide

18:23 : 12/09/2025

Zgjedhja e Kreut të Kuvendit/ Mesila Doda dhe Tritan Shehu “thyejnë rregullin” e PD-së

18:22 : 12/09/2025

“Ky është Nesti Angoni”/ Deputetët e PD etiketojnë socialistët! Bardhi: Mis burgu, ec aty…!

18:13 : 12/09/2025

Publikohet FOTO: Niko Peleshi bashkë me Klodian Zoton, njeriun e inceneratorëve

18:08 : 12/09/2025

Opozita kundër Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, hedhin pankarta ironizuese në kutinë e votimit

17:51 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com