Presidenti i ShBA, Donald Trump ka treguar shpesh se nuk ka një marrëdhënie të mirë me emrat.
Gafa e radhës ishte në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku e quajti drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook me emrin ‘Tim Apple’.
Gabimi i Trump po bën xhiron e rrjetit, ndërsa kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm.
Ai e ka quajtur edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “Betanyahu” etj.
Trump just called Apple CEO Tim Cook “Tim Apple” pic.twitter.com/gTHHtjWvc9
— Sean O'Kane (@sokane1) March 6, 2019