• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Rama nxitoi të nxjerrë kokën në ‘Porta a Porta’

13:50 : 06/03/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga ANDI BUSHATI 

Edi Rama e braktisi me shpejtësi parlamentin të martën paradite duke njoftuar se do të udhëtonte drejt Italisë për të përmirësuar, tek fqinjët, imazhin që vendit po i prishin protestat e opozitës. Ai u shfaq pak para mesnatës në pjesën e tretë të « Porta a Porta », te Bruno Vespa, me një format që do ta kishin zili edhe emisionet më servile të Tiranës. Përballë pati një gazetar, Pietro Senaldi, që merakosej për prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasojë e ndërhyrjes së fuqive antiperendimore, mikun e tij Igli Tare, që i sjell falas çarterin për të parë në stadium Kristiano Ronaldon dhe një investitor që merret me biznesin spitalor në Shqipëri, Mimmo Petrosillo.

Sikur për pak çaste aty të mos ishte shfaqur një intervistë me tone tejet kritike e Lulzim Bashës, e gjitha do të kishte lënë shijen e një propogande bajate, nga ato që qeveritë e vendeve të botës së tretë, i kontraktojnë me sektorët e marketingut të mediave të mëdha.

E gjitha ajo shfaqe e gërditshme, me siguri nuk i ka ndihmuar, as italianëve, pjesa më e madh e të cilëve në atë orë gjendeshin në gjumë, dhe as shqiptarëve, që të tilla « mis en scene » i shohin me bollëk në ekranet e tyre.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

Por, ajo i ka volitur një njeriu, Edi Ramës,  që me sa duket me receptorët mjeshtërisht të stërvitur prej propogandisti, e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset.

Që nga protesta e opozitës në 16 shkurt dhe më tej, pas vendimit radikal për djegjen e mandateve, Shqipëria është rikthyer në vëmendjen e perendimorëve. Natyrisht, duhet thënë hapur dhe qartë se nga kancelaritë euro- atlantike Edi Ramës nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Të gjithë pothuajse një zëri kanë dënuar aktet e dhunës dhe sjelljen ekstremiste të pakicës për të braktisur kuvendin. Në këtë aspekt, për pushtetin e rilindjes, situata duket ende rozë.

Por, një vëzhgues i vëmendshëm nuk mund të mos kqyrë një lëvizje tektonike që zhvillohet me sens të kundërt. Një mori mediash prestigjoze kanë rikthyer sytë nga Tirana. Sipas devizës së njohur të këtij profesioni, se lajm është vetëm lajmi i keq, ato po përpiqen të kuptojnë arsyet e asaj që po ndodh në Tiranë. Dhe “Rai 2” e dha verdiktin e tij : trafikantët e drogës që blejnë vota (poshte).

Pas 16 shkurtit, francezja « Liberation » (këtu linku) i’a atribuoi protestat, rrugës që po ngrihet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit . « France 24 » vëzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jashtë vendit  ndërsa pothuajse të gjitha të përditshmet e përtej Adriatikut sollën korespondentët e tyre në Tiranë.

Kush e njeh mirë dinamikën e krizave politike anembanë botës nuk e ka të vështirë të kuptojë se zakonisht janë mediat ato që kanë të drejtë. Janë ato që kapin sinjalet e para të asaj që po ndodh dhe të vërtetave që burokratët dhe diplomatët perendimorë arrijnë ti artikulojnë me shumë më tepër vonesë.

Kjo garë e dy shpejtësive, asaj të zyrtarëve teknokratë, të ambasadorëve lokalë, të njerëzve që vegjetojnë në nivelet fundore të administratave perendimore, që e kanë vështirë të shkëputen nga raportet që u kanë hartuar eprorëve prej viteve dhe nga politikat që kanë vulosur pas diskutimesh të pafundme, kjo garë pra, mes tyre dhe një grupimi tjetër, atij të gazetarëve dhe reporterëve të terenit, që perceptojnë realitetin e momentin dhe prekin të vërtetën faktike, është zhvilluar në mëse një rast edhe në Shqipëri.

Ajo, ka treguar se të parët shpesh kanë qenë të gabuar dhe të vonuar dhe në fund kanë adaptuar qëndrimet dhe pasqyrimin që ka bërë media.

Le të sjellim vetëm një shembull nga periudha e qeverisjes së Rilindjes. Ndërkohë që ambasadori amerikan shpallte në krah të Saimir Tahirit, luftën kundër drogës si një histori suksesi, ndërkohë që Guardia di Fiananca dekretonte në vjeshtën e 2016, kanabisin të çrrënjosur nga Shqipëria, ndërkohë që Rama krekosej në parlament se « po të kishte hashash, nuk mund të heshte Lu dhe Vlahutin », mediat dhe opozita filluan denoncimin e këtij fenomeni që po merrte përmasa maramendëse.

Nuk vonoi shumë dhe kjo betejë dhemb për dhëmb, mes pushtetit që ironizonte kazanët gazetareskë dhe makinerinë politike të baltës dhe fakteve të përditshme të parcelave të kanabisit, tërhoqi vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Në pak muaj në Shqipëri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e « barit » të Europës.

Vetëm pas kësaj, pas kthimit në një kauzë të brendëshme, gazetat dhe TV perendimore kthyen sytë nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre që të shkunde nga letargjia diplomatët e Tiranës dhe eprorët e tyre që mbulojnë Ballkanin.

Këto do të bënin që Donald Lu, ti shkonte në zyrë Edi Ramës për t’i kërkuar shkarkimin e ministrit të brendëshëm dhe që europarlamentarët dhe bundestagu gjerman të ngrinin zërin për luftën kundër kanabisit.

Në përmasa të tjera, kjo që po ndodh tani, mund të përsërisi të njëjtin skenar. Provokimi i një krize nga opozita, dhuna, djegja e mandateve dhe braktisja e parlamentit ka krijuar premisën për kthimin e syve nga Shqipëria. Mediat perendimore tashmë ia kanë behur dhe po vënë gishtin mbi plagë. Ndoshta nuk është e largët dita kur të vërtetat e tyre do të shkundin nga përgjumja dhe diplomatët lokalë dhe kancelartitë e vendeve të tyre.

Pikërisht këtë lojë, atë të perëndimit të dy shpejtësive, ku gazetarët përshkruajnë një realitet që trondit më pas dhe burokratët, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si një nohës i mirë i “PR” ai e ka ndjerë se ç’mund të prodhojë në të ardhmen mekanizmi mediatik i vënë në lëvizje.

Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi të nxjerë kokën, pak para mesnatës në « Porta a porta ». Prandaj ai ka lobuar me gjithçka kishte mundësi që të balancojë valën e artikujve dhe reportazheve për qeverisjen e tij, që nuk po pushojnë në mediat perendimore, që prej 16 shkurtit.

Askush nuk mund të vërë bast se me sponsorizimin e shfaqeve të neveritshme si ajo e së martës në mbrëmje, ai do të arrijë ta realizojë qëllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund t’a akuzojë, si miop, që nuk e shikon se nga i vjen rreziku.

Pavarësisht se për momentin e ka mbështetjen e kancelarive, ai tashmë e di se cili është « kazani » që mund të shkërmoqë fasadën e shndritshme që ka ndërtuar duke nxitur një efekt domino. Për të ndalur këtë shkoi e ra në gjunjë tek Bruno Vespa.

©Lapsi.al 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025
BOTA

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025
BOTA

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025
SPORT

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025
SPORT

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025
Para

"Hidhni gjithçka, aeroplani me 188 pasagjerë do të shpërthejë"/ Momentet e paniku në bord (VIDEO)

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, deklarata e BE: Garë jo e barabartë! PS përdori shtetin

18:15 : 13/05/2025

Pezullohet mbrojtësi, titullari i Juventusit mbyll sezonin

18:13 : 13/05/2025

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com