• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ambasadori amerikan: Shqiptarët të sfilitur dhe depresionuar, qeveria Rama me skandale

16:25 : 06/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, në një intervistë me Skype nga Uashingtoni për Top Channel, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur.

“Mendoj se Qeveria Rama mund të bënte më shumë në aspektin e të dëgjuarit të popullit”, thotë Arvizu, sipas të cilit qeverisja e Ramës ka pasur zhvillime pozitive, por ka pasur edhe zhgënjime, siç është rasti i skandalit me Unazën e Re.

“Në fakt nuk jam më pjesë e Departamentit të Shtetit, kështu që lajmi i mirë është që mund të flas lirisht dhe këndvështrimi im mbetet vetëm i imi, por lajmi jo i mirë është se nuk jam në brendësi të të gjitha diskutimeve që po ndodhin. Kam shumë besim tek Ambasada Amerikane se do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet në mënyrë të saktë si dhe ta përcjellë këtë ndjesi nga Uashingtoni. Por duhet të them se u shpreha që njerëzit po ndihen të sfilitur dhe disi të depresionuar, dhe mendoj që mbase kjo është e vërtetë dhe për komunitetin ndërkombëtar, dhe kur flasim për Uashingtonin, Brukseli apo miqtë tuaj në vende të tjera të Europës. Të gjithë duan më të mirën por duket sikur i ngjan një déjà vu-je që përsëritet. Dhe mendoj që një problem specifik me strategjinë aktuale të opozitës, që mesa duket quhet djegie e mandateve, duket një sjellje tejet shqiptare. Kurrë nuk e kam dëgjuar këtë më parë. Por ajo që po ndodh duket thjeshtë si taktikë. Është tejet taktike dhe ne mund t’i hyjmë një diskutimi tjetër nëse kjo është një taktikë e mirë apo e keqe. Por me sa duket kjo nuk është e bazuar mbi një strategji. Dhe e gjitha është vetëm taktikë, asnjë strategji taktike, asnjë rrugëdalje. Dhe unë mendoj se ky është një problem real me situatën aktuale dhe natyrisht dhuna nuk është asnjëherë zgjidhja. Kam parë disa nga filmimet dhe nuk jam i sigurtë se si një burrë i vjetër që djeg gomat para parlamentit, [nuk jam i sigurtë] se çfarë problemi është i presupozuar të zgjidhë”, tha Arvizu.

“Po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, nuk e di po logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens. Dhe kur njerëzit thonë se ishin lekë droge, apo çdo lloj paraje tjetër e pisët që ua bëri të mundur njerëzve të zgjidheshin në 2017. Natyrisht mund të debatojmë mbi korrupsioni apo këtë apo atë gjë, por rezultatet e zgjedhjeve ishin shumë të qarta. Në 2017 gjërat ishin konsistente me ato çfarë kishim parë në vitet e fundit. Dhe kjo përfshinte LSI që pati një prezencë të fortë në 2017. Të kthehem edhe njëherë te ajo ideja e ‘djegies së mandateve’, mendoj se, duke marrë parasysh specifikat, është diçka e re, por në aspektin e taktikës së përgjithshme, nuk është aspak e re. Cili është ndryshimi midis djegies së mandatit dhe organizimit të një bojkoti apo të vendosjes se një çadre përpara Kryeministrisë? Janë thjeshtë taktika konfrontuese. Në disa raste, edhe këto janë të nevojshme, por duket sikur situata po përsëritet herë pas here, dhe prandaj, siç e përmenda edhe më parë, populli është i sfilitur dhe i dëshpëruar. Mendoj që edhe ndërkombëtarët janë disi të frustruar. Por, ne kemi interes për Shqipërinë që shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe”, shtoi.

Lexo edhe:

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
SPORT

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025
BOTA

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025
BOTA

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025
Para

Meri Shehu ka një lajm fantastik: Kësaj shenje Horoskopi do t’i realizohet ëndrra

TË GJITHA

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com