• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Pas konfirmimit nga Takaj, reagon Orges Shehi

20:52 : 28/02/2019
në SPORT

Pasi mori konfirmim in e radhës prej presidentit Ardjan Takaj, tashmë objektivi për Skënderbeun mbetet rikthimi te rezultatet pozitive.

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Orges Shehi komenton krizën që po zgjat prej 9 javësh dhe radhit shkaqet që e çuan në këtë pikë.

Veç dëmtimeve në masë dhe largimeve, duket se shqetësim për teknikun mbetet numri të huajve. Nuk kishte si të mos ndalej edhe te ndeshja e radhës në Durrës, të cilën e quan tepër të rëndësishme për vijimësinë dhe hapur e thotë se ndoshta edhe një pikë mund të ishte e mjaftueshme.

Presidenti ju dha sërish besimin. Jeni më i lehtësuar tashmë?

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

Pa dyshim! Një president si Takaj asnjëherë nuk i fut presion ekipit dhe të le të punosh në qetësi të plotë. Është një president që mbi të gjitha nuk bën deklarata emocionale, por çdo gjë e gjykon me gjakftohtësi dhe më pas argumenton. Një situatë e tillë i bën mirë ekipit, pasi i transmeton siguri dhe mbështetje.

Çfarë i ka munguar Skënderbeut në këto 9 javë, pasi situata është gati-gati alarmante?

Na ka munguar qetësia dhe përqendrimi në të gjitha këto takime. Është normale që diçka nuk shkon me këtë ekip, pasi po të shohim situatat, jemi ndëshkuar nga gabimet individuale në shumicën e rasteve. Kjo është për t’u shqetësuar, pasi tregon se grupi nuk është i impenjuar apo i përqendruar aq sa duhet.

Mendoni se është vetëm mungesë përqendrimi apo edhe eksperience?

Janë të dyja së bashku. Këtë vit kemi bërë shumë ndryshime dhe kemi shumë lojtarë të rinj. Mund të them se kemi moshën mesatare më të ulët që kemi pasur ndonjëherë. Kjo e ka këtë një të keqe, por ama ka edhe të mirën e vet që vjen nga pas. Skënderbeu do të ketë një bosht në të ardhmen me ose pa Shehin në krye, pasi lojtarët e rinj po tregojnë se kanë të dhëna të mira për të ardhmen.

Duket se ky ekip është i varur nga Bregu. Kaq shumë ndikon mungesa e tij?

Bregu ishte një mungesë e madhe për ne, pasi u dëmtua në momentin që kishim më shumë nevojë për të. Plus kësaj, u largua dhe Aliti dhe normalisht situata është kjo që është.

Si të mos mjaftonin këto dëmtime, çështje më vete është numri i të huajve që i kemi me shumicë. Na krijuan jo pak siklete, pasi nëse shohim ndeshjen me Tiranën, u detyruam të eksperimentonim dhe vetëm Radasin kishim lojtar në pozicionin e tij natyral në prapavijë.

Tani keni një ndeshje në Durrës, si e shihni këtë takim?

Është një takim i vështirë dhe kjo nuk do diskutim. Mund të them se Skënderbeu tani e tutje nuk ka më ndeshje të thjeshta, por vetëm delikate dhe të vështira. Duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë me përgjegjshmëri. Edhe pika do të na bënte punë, pasi luajmë me vendin e tretë në renditje që po kalon një moment të mirë. Ne jemi në një vit tranzicioni dhe rëndësi ka të kalojmë këtë situatë.

Mund ta quajmë të mbyllur kampionatin për Skënderbeun?

Shikoni, ne këtë sezon kemi pasur shumë ndryshime dhe është normale që nuk kemi të njëjtën paraqitje si në vitet e tjera. Skënderbeu ka marrë shumë rezultate negative, por e them me bindje se me lojën që tregojmë duhet të kishim më shumë pikë. Ky është ekipi që grumbulloi 30 pikë në fazën e parë dhe mund t’ia dalë sërish të kthehet. Por, ne këtë sezon po mendojmë për vijimësinë, të fitojmë sa më shumë elementë të vlefshëm për të ardhmen./PanoramaSport

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025
BOTA

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025
BOTA

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025
Para

Ngacmimet seksuale/ Çfarë po ndodh tek Universiteti Bujqësor, shkarkohen 6 pedagogë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com