Nga Erl Kodra
Të dashur socialistë e demokratë,
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Unë kam një buzëqeshje të madhe dhe të sinqertë. Unë nuk mund të përballoj jetën pa buzëqeshjen time, sepse i tillë jam unë, i ndjeshëm dhe i drejtëpërdrejtë.
E verteta është se unë ka shumë vite që shtirem, vuaj, stërmundohem që e qeshura ime të jetë siç ka qenë, e madhe sa dielli i mëngjesit. Por fakti është se këtë vuajtje nuk mund ta duroj më tej.
Mua më dhemb zemra kur shoh se si Edi Rama i shembi përdhe ëndrrat tuaja dhe të miat bashkë. Shpirti më copëtohet kur shoh se si braktiset Shqipëria, se si vidhen njerëzit, se si burgosen të pamundurit për mospërmbushjen e pagesave të energjisë elektrike.
Zemra ime e ndjeshme pikon gjak kur shoh se si Shqipëria është mbushur me drogë nga Jugu në Veri.
Tmerri dhe makthi më ka zbarrdhë akoma më shumë flokët nga vrasësit, mashtruesit, hajdutët dhe përdhunuesit në Parlament.
As natës së varrit nuk mund t’ia tregoj ato që po heq shpirti im i pastër!
Edi Rama shkatërroi Partinë Socialiste, dashurinë e jetës time. Ai vrau njëri pas tjetrit të gjithë socialistët e vertetë, duke i zëvendësuar me kriminelë, hajdutë dhe trafikantë të maskuar si biznesmenë.
Nga Partia Socialiste nuk ka mbetur asgjë, por vetëm ca kllounë të neveritshëm që i shërbejnë “Skënderbeut” Edi Rama, burrit të gjatë që na nxiu faqen për jetë të jetëve.
Edi Rama i vodhi zgjedhjet, dhe unë kam fakte. Me sytë e mi i kam parë drekat dhe darkat e Edi Ramës me kriminelë dhe mafiozë, teksa bënte pazare se çfarë ofronte ai në këmbim të votave, para, liçensa, konçensione dhe tendera shumëmilionëshe.
Shpesh kam dalë jashtë nga darka të tilla dhe kam vjellë gjithë atë çorbë të shpifur. Por jam kthyer përsëri aty ku isha, sepse nuk më bënte zemra ta braktisë Partinë Socialiste, dashurinë e jetës time!
E vetmja shpresë e imja ishte që t’i qëndroja afër dashurisë time të jetës, pavarësisht se ajo lëngonte nga epshi i shfrenuar i Edi Ramës, këtij përbindëshi që e vrau përfundimishtë të mjerën…
Edi Rama nuk di të ndalet, sepse ai është një pervers, që nuk e di çfarë është dashuria. Ai nuk ka gjak të pastër socialisti, as gjak të pastër shqiptari, por gjak të zi përbindëshi.
Edi Rama është me keq se një terrorist.
Ky birbo e ka ndarë mendjen të copëtoj gjysmën tjetër të kombit, Kosovën. Kosovën që e dua aq shumë, për të cilën kam luftuar me mish e me shpirtë. Sa të jem gjallë mbi dhe nuk vajin e gjakun e derdhur për Kosovën martire.
A ju kujtohet një shprehje e imja, ku deklarova diçka me Partinë Socialiste dhe Shqipërinë?
Më besoni, kurrë në jetën time nuk kam qenë më i sinqertë. Unë e dua Shqipërinë, por më shumë e dua Partinë Socialiste, sepse unë besoj tek socializmi dekokratik i vertetë, tek ato vlera që ka përqafuar gjysma e njerëzimit. Sepse unë besoj se Partia Socialiste ka njerëz të mirë, që janë shqiptarë të mirë, në vllazëri të sinqertë me popullin demokrat shqiptar.
Demokratët janë gjysma jonë pa të cilin ne nuk mund të jetojmë. Kjo është bindja ime, kjo është vlera ime, kjo është edhe buzëqeshja ime e madhe, pa të cilën nuk jetoj dotë një ditë të vetme.
Unë e kam vendosur; do të braktis Edi Ramën, vrasësin e dashurisë së jetës time!
Prandaj, kam vendosur që të largohem nga narko-qeveria e Edi Ramës, kam vendosur të largohem nga Parlamenti i Kurvave dhe kurvarëve pa vlera njerëzore, dhe do të kthehem tek ju, në zemrat tuaja.
Unë ju lutem socialistëve të vertetë të më falin që gjithë këto vite kam heshtur duke ngrënë turpin me bukë pranë Kumbarit Edi Rama.
Unë përulem para jush, dhe ju jap fjalën se që sot e tutje, unë do të jem një nga ju, dhe do të luftoj fort për dashurinë time dhe tuajën.
Së bashku do ta shpëtojmë Partinë Socialiste, që terroristi Edi Rama e ka marrë peng që prej vitit 2005!
Zoti i bekoftë socialistë e demokratë,
Zoti e bekoftë Shqipërinë,
Zoti e bekoftë Partinë Socialiste të Shqipërisë!
Përulësisht i juaji,
Pandeli Majko