• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shkó!

14:32 : 27/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Malcom Y
I kapur në kushtet e flagrancës, me dosjen 339 dhe mbi 200 disqet e inçizuara, ku Niçja dhe Gjushi dhe sivëllezësit e tyre bashkëpuntorë në krim elektoral bënin plane si të kapnin me të njëjtin efikasitet zgjedhjet e ardhshme, opozita kishte pak zgjedhje: ose të vinte Ramën me shpatulla pas muri, ose të vet-asgjësohej. Zgjodhi opsionin e parë megjithë rrisqet dhe paqartësitë që mbart, ku kryesorja është strategjia diabolike e mazhorancës për të tërhequr në një luftë nervash dhe pritje rraskapitëse, ndërkohë që luan lojën e vjetër divide et impera me shpresë se do mbjellë mjaftueshëm diversion sa të fashitë zjarrin opozitar.

E njëjtja strategji që u ndoq me preçizion me protestën e studentëve por në këtë rast duke i’u hedhur edhe dó koka ministrash si “karrotë” incentivuese, a thua studentët ishin të shqetësuar nëse “tajaret” e Bushatit do zëvendësoheshin me ato të Cakës apo sharmi i Linditës me atë të Besës. Por me ndryshimin e katër të pestave të qeverisë duke bashkuar ndoca anonimë me ata që kishin fjetur socialistë dhe ishin gdhirë rilindas si ironiku Braçe, Rama dogji kartën e fundit të mbijetesës politike si kryeministër ndonëse partinë mund të vazhdojë ta kontrollojë edhe dó kohë. Mazhoranca e kartonëve kërkon të fusë opozitën në qorrsokakun e protestave të kushtueshme, të përditshme dhe të lodhshme me shpresën se do vaniten. Të lodhë nëpër sorrollatje ambasadash me besimin se kjo do i firojë aksionin opozitar. Ta përçajë me europianistë të thekur si njeriu i letrave Myslym apo Ter atlanticisti. Loja skenike e karrikeve të transferueshme dhe e kuruar mjeshtërisht me regji fugiste e anti-mitingjeve qeveritare, duket e lexueshme ashiqaré dhe nga mendje të kapluara nga entuziazmi militant i partisë së zemrës dhe besim të pashterrshëm te Skënderbeu i kohëve tona.

Ndërkohë që Elisat e pushtetit vazhdojnë zhvatjet e kamufluara sikundër raportonte së fundmi Boldnews në një shkrim investigativ, parlamenti njëngjyrësh synon t’u japë koracën ligjore akteve unilaterale të ndërmarra në një Kuvend nën rrethim. Parlamenti i mbledhur në ilegalitet nuk mund kurrsesi të shprehë vullnetin e përgjithshëm kur minimalisht gjysma politike e vendit proteston dhe pjesa apolitike është dukshëm e pakënaqur. Popullata gri është ose duke ikur, ose duke u strukur, ose e pashpresë ose duke u varfëruar përditë. Shqipëria emigron ose proteston. Pensionistët shtyjnë muajin me zor, çmimet rriten më tepër se pagat, taksat varen si peshë qafës së përkulur të shqiptarëve të ndershëm, puntoria që trajtohet me rroga tallëse dhe kushte mizore nëpër fasonëri apo shpresa e call centerave për një rini me diploma të shumëfishta por pa mundësi reale punësimi. Nafta ka shtatë lloj taksash brenda dhe po gatisin të tetën, uji sa vjen dhe shtrenjtohet, Lali i Bashkisë vazhdon me ndërtim kullash, apartamentet dhe dyqanet e të cilave mund t’i blejnë vetëm trafikantë të pasur dhe gjyqtarë të korruptuar, ndërkohë që vendi sa vjen dhe bëhet i pajetueshëm.

Vendi është në krizë politike, anarki institucionale, kaos ekzekutiv dhë dëshpërim shoqëror. Rama shkó- që vendi të frymojë, ekonomia të rimërkëmbet, anti-mafia të funksionojë, korrupsioni të dënohet, krimi të luftohet. Rama shkó- që negociatat me Bashkimin Evropian të hapen se i ke mbajtur bllokuar për gjashtë vjet, që njerëzit ta gjejnë shpresën këtu, që lëmshi të zgjidhet, që Shqipëria të bëhet.

Shkruar për Boldnews.al 

Lexo edhe:

Laprakë – Përplasen taksia, autobusi dhe makina e policisë, dy të plagosur

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Laprakë – Përplasen taksia, autobusi dhe makina e policisë, dy të plagosur

20:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025
AKTUALITET

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025
SHENDETI

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025
AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025
RAJONI

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025
Para

Ja pse ka nisur epoka pa kthim mbrapsht kur ‘fajin e ka Edi Rama’

TË GJITHA

Laprakë – Përplasen taksia, autobusi dhe makina e policisë, dy të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com