• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një qeveri që e ushqen popullin vetëm me fjalë

22:44 : 25/02/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Bledar Kurti

Nëse ka diçka që nuk duhet t’ia mohojmë kësaj qeverie është retorika. Një qeveri që flet me fjalë kaq të bukura nuk kemi patur kurrë. Ajo flet aq bukur, me nerv e me një pasion aq të thellë saqë beson edhe vetë ato që shpreh. Teksa fjalët i dalin nga goja plot patos, veshët e veta i dëgjojnë ato sikur të ishin simfoni, e mendja e vet i beson sikur të ishin të gdhendura në gurë, dhe dashuria për veten nis e pjell fantazinë se vërtetë kjo qeveri po shkruan historinë e këtij vendi.

Por, e vërteta është se kjo është thjesht një qeveri llafazane dhe se ka pesë vite që e ka ushqyer këtë popull vetëm me fjalë. Vetëm me fjalë në TV, gazeta, portale, rrjete sociale, mitingje, etj, nga e agimi e përtej mesnatës, duke tentuar të pushtojë me retorikën e saj edhe gjumin e shqiptarëve të cilët tashmë po përjetojnë një makth të tmerrshëm. Kaq e dashuruar është qeveria me fjalët e veta saqë nuk përzgjedh më ministra profesionistë por llafollogë të sprovuar.

Kësisoj, sa më shumë fjalë thotë qeveria aq më pak punë bëhet. Qeveria e fjalëve të mëdha dhe e veprave të pakta ka një bilanc të jashtëzakonshëm publicistike por mban mbi supe turpin e një populli të papunë, të uritur, e tashmë i gatshëm për t’u arratisur një orë e më pare. Askush nuk ja kalon për fjalime kësaj qeverie. Vetë kryeministri reciton gjatë, me minuta të tëra, sikur e gjithë Shqipëria të ishte e shtruar me tapet të kuq, e ai të ishte kandidat për çmimin Oscar, por pavarësisht talentit të tij teatral, paradoksi është se fjalimet më të bukura të historisë janë bërë prej diktatorëve. Sado llafollog i mirë të jetë premieri shqiptar apo e gjitha kjo qeveri, nuk mund t’ia kalojnë dot as Hitlerit, Musolinit, Kastros, etj. Dhe e gjithë bota e di se sa vlerë kishte retorika e tyre në raport me veprat që lanë. “Brenda katër viteve fshatari duhet të shpëtohet nga moçali në të cilin është zhytur,” ulërinte një udhëheqës, plot zemër dhe hov pasioni.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

“Brenda katër viteve, më në fund, papunësia do të shuhet. Ndërkohë, do sigurohen kushtet e nevojshme për një ringjallje të tregtisë dhe biznesit. Tani o populli im, na jepni katër vite e më pas na gjykoni. Ne do e nisim punën që tani. Na dhëntë Perëndia i gjithëpushtetshëm bekimin e Tij për punën tonë, të forcojë përpjekjet tona, e na pajistë me mençurinë dhe besimin e popullit tonë sepse ne nuk po luftojmë për veten por për kombin tonë.” Ky ishte fjalimi i Adolf Hitler drejtuar kombit, më 1 shkurt 1933. I njëjti ton, i njëjti mesazh. E njëjta gënjeshtër.

Shtetarët e vërtetë nuk gjykohen nga fjalët por nga veprat. Me fjalët e qeverisë ne jemi ekonomia më e fuqishme në rajon; me numrin më të ulët të papunësisë; me numrin më të madh të turistëve; me reformën më moderne në drejtësi, shëndetësi dhe arsim; me taksa tejet të ulëta; me popullin më vital e mirë-ushqyer; me rininë të mbushur me shpresë; me pensionistë të lumtur; e me biznese të huaja që garojnë për të investuar në Shqipëri. Kjo është panorama virtuale, porsi një iluzion optik, i qeverisë llafazane, ndërkohë që vendi lëngon nga një varfëri ekstreme; papunësi galopante; mungesë totale e shpresës; pa institucionet bazë të funksionimit të një shteti; me shëndetësi e arsim katastrofik; me pensionistë që nuk kanë me çfarë të ushqehen; me taksa të larta të ujit, energjisë elektrike, pagave e shërbimeve; dhe rinia po merr arratinë bashkë me 60% të shqiptarëve që presin mundësinë më të vogël të largohen nga ky vend; dhe teksa dëshira për t’u larguar është më e zjarrtë se kurrë, asnjë investitor i huaj nuk vlon nga dëshira të investojë në këtë vend.

Teksa dëgjojmë retorikën përsëritëse të Shqipërisë së gjeneratës tjetër qeveria ka harruar vendin e brezit të sotëm që po zhytet në mjerim. Rilindje, reforma, novacion, e ardhmja, e fjalë të ngjashme me këto nuk janë aspak të reja. Ato janë një demagogji që qeveria jonë vazhdon t’i përdorë turpshëm. “Revolucioni nuk është një shtrat me trëndafila. Një revolucion është një luftë për vdekjen, midis së ardhmes dhe së kaluarës,” tha Fidel Kastro në vitin 1961.

Populli e duartrokiti dhe kubanët u ushqyen me tre dollarë në muaj për gjysmë shekulli, sikurse ndodhi edhe në Shqipëri me Enver Hoxhën, sikurse ndodh edhe me fjalimet e sotme të cilat nuk zëne më vend as në zemrat e as në sofrat e zbrazura të shqiptarëve. Fjalët boshe nuk mund t’i ushqejnë dot shqiptarët. Retorika qeveritare nuk ka më vend në zhvillimin e mekur e të çalë të vendit.

Nëse populli i thjeshtë gënjen qeverinë quhet shkelje ndërsa nëse qeveria gënjen popullin quhet politikë. Shqiptarët nuk e duan më këtë lloj politike fjalësh. Ndaj kyçeni gojën një herë të vetme e hapni sytë të shikoni vendin tuaj gjysmë të varrosur dhe hapni veshët të dëgjoni britmën e një kombi të etur për shpresë. Nëse e keni gjuhën e gjatë dhe forca e zakonit nuk ju lë të ndaleni, atëherë shumë herët do përfundoni si xholë në estradën e përdalë të historisë ashtu siç përfundojnë gjithmonë fjalëshumët dhe punëpakët.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
Para

“Arrestime të bujshme javën e ardhshme, Rama do i lëshojë të gjithë”

TË GJITHA

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com