• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e opozitës/ Protesta çdo të enjte deri në largimin e Edi Ramës

12:09 : 24/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të protestojnë çdo të enjte përpara sallës së Parlamentit për të pamundësuar punimet në seancë nga maxhoranca.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore është një kusht i panegociueshëm nga opozita, e cila vendosi për një kalendar të gjatë protestash për javët e ardhshme. Pas mbledhjes së Kryesisë që zhvilloi dy ditë më parë, Basha mblodhi pasditen e shtunës Kolegjin e Kryetarëve ku edhe u vendos që çdo të enjte opozita të jetë në protestë përpara Parlamentit.

Protesta e radhës nga opozita pritet të jetë më 28 shkurt ku është parashikuar zhvillimi i protestës së radhës para Kuvendit. Qëllimi i opozitës është pamundësimi i punimeve normale të seancave plenare deri në një vendim të Kryeministrit Rama për t’u tërhequr nga pozicioni i tij dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore.

Seanca plenare, e parashikuar të zhvillohej këtë të enjte, u anulua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shkak të sinjaleve që shërbimet sekrete dhe partnerët ndërkombëtarë patën për incidente të dhunshme në protestën që opozita do të zhvillonte përpara godinës së Parlamentit.

Lexo edhe:

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

Opozita e bashkuar do të zhvillojë fillimisht dy protesta përpara Parlamentit për të thirrur më pas, më 16 mars, një protestë kombëtare. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, deklaroi se vendimi i opozitës për largimin e Edi Ramës nuk ka kthim pas.

“Në javën e ardhshme, paraprakisht me datë 28 shkurt, me datën 7 mars, do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale, që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe më datën 16 mars, javën pasardhëse do të zhvillohet një protestë e madhe kombëtare, me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës, protesta të cilat do të kenë si qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar, nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh, siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë, për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme, nuk do të realizohet. Pra, largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar, i cili do familjen e vet dhe fëmijët e tij. Ne nuk do t’i lëmë as zgjedhjet e ardhshme, as fatin e shqiptarëve, në dorë të narkomafias që po gatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme, sepse zgjedhje të ardhshme me narkomafian apo me Maduron e Ballkanit, nuk do të ketë”, tha Basha.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025
RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
BOTA

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
Para

Heqja dorë nga mandatet për të mos hequr dorë nga shpresa për Shqipërinë

TË GJITHA

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com