Hetimet për grupin kriminal të “Volvo4” vijon me intesitet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.Sosnews sjellë një pjesë të përgjimeve telefonike dhe vëzhgimeve operacionale ende të papublikuara sip pjesë e kësaj dosje hetimore. Në dy pjesë do iu përcjellim veprimtarinë e grupit të Sarandës (Abedin Kuçi) dhe bashkëpunimin e tyre me grupin e Fierit e më konkretisht me drejtuesin e grupit Hajri Seferi.Kodet që përdornin dhe takimet larg vëmendjes së publikut në periferi të tiranës.
Gjatë hetimeve të deritanishme ka rezultuar se një ndër personat e dyshuar që merret me veprimtari kriminale kryesisht atë të shitje, transportimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike( përfshirë dhe dyshimet për trafikim vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal) është i dyshuari Abedin alias Petro Kuçi
Personi në fjalë pasi e siguron lëndën narkotike kryesisht atë të llojit kokainë tek lidhjet e tij në Shijak (ku rezulton se furnitori i parë i tij është Hajri Seferi dhe lidhjet e grupit të tij kriminal) e shet më pas atë tek personat e tjerë (qoftë blerës me qëllim konsumimi apo tek blerës me qëllim tregtimin e saj në qytete të ndryshme).
Përveç se në përgjimet telefonike, i dyshuari Abedin alias Petro Kuçi është mbajtur nën vëzhgim, survejim dhe përgjim ambjental dhe metodave të tjera proceduriale duke përftuar të dhëna që bëjnë me dije lidhur me veprimtarinë kriminale të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.
24 Qershor 2018 – Arrestohet bashkëpunëtori i grupit të sarandës
Kështu ka rezultuar se me datën 24 Qershor 2018, Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andon Qurku i cili po lëvizte si pasagjer tek automjeti AA236RJ me drejtues shtetasin Spartak Alushin.
Gjatë kontrollit shtetasit Andon Qurku i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Kapja dhe sekuestrimi i kësaj lënde narkotike është bërë si rezultat i kryerjes së veprimit procedurial ndër të tjera atë të vëzhgimit të personit të dyshuar, shtetasit Abedin Kuçi, pranë banesës së të cilit ishte parkuar dhe u largua më pas automjeti me targë AA236 RJ.
Personi Andon Sokrat Qurku ka patur në përdorim numrat e telefonit 0693939646 dhe 0698188082 dhe rezulton se ditën e ngjarjes ka patur komunikime me Abedin alias Petro Kuçin. Nga trupa e forcave operacionale me datën 23.06.2018 dhe 24.06.2018 (ku janë mbajtur raport vëzhgimet përkatëse) janë kryer vëzhgime në Sarandë dhe Delvinë për lëvizjet e Abedin Kuçit.
Nga vëzhgimet e bëra ka rezultuar se makina me targë AA236 RJ ishte parkuar afër shtëpisë së Abedinit. Pas verifikimeve u ndalua dhe u bë kontrolli i automjetit në fjalë , ku personit sa më lart ju sekuestrua një sasi e vogël Kokaine, për të cilën ka të dhëna se e ka siguruar tek i dyshuari Abedin Kuçi.
08 Korrik takimi në Tiranë i Abedinit me Hajri Seferin
Me datën 08 Korrik 2018 nga vëzhgimi i personit të dyshuar Abedin Kuçi i cili po lëvizte me mjetin tip “Volvo” , me targë AA301RJ nga Tiranë në Gjirokastër me pasagjer shtetasin Bledar Sinojmeri gjatë kontrollit këtij të fundit i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Me datën 08 Korrik 2018 ka rezultuar se i dyshuari Abedin Kuçi alias Petro Jorgo Kuçi, posedues i disa numrave celular ndër ta dhe i numrit 0698390909 së bashku me Bledar Muhamet Sinojmeri posedues i numrit celularë 0695436551 dhe Merjeme Zazan Sinojmeri kanë ardhur në Tiranë ku janë takuar me Hajri Seferin tek Hotel “Real PArk në autostradën Durrës- Tiranë, në Kashar.
Abdeini rezulton se ka qëndruar disa orë në ambjentet e këtij hoteli sëbashku me personat sa më sipër , ku në një moment kanë vijuar takimin pas hotelit dhe më pas janë nisur për në Sarandë. Një fakt i tillë rezulton dhe nga raportet e vëzhgimit të Forcave Operacionale nga momenti që i dyshuari Petro alias Abedin Kuçi ka mbërritur në Tiranë dei në momentin kur është larguar.
Më pas në kthimin nga Tirana është organizuar kontrolli dhe sekuestrur një sasi e vogël e dyshuar e llojit kokainë.
“Si anëtarë të grupit ka përfshirë dhe djalin që shet me kode”
Gjatë hetimeve (si në raport vëzhgimet, përgjimet telefonike etj), rezulton se Abedin Kuçi , lëndën narkotike e shet tek subjektet në vende të ndryshme (si në automjet , në lokale), por që ka aktivizuar dhe djalin e tij të quajtur Alehandro, i cili ju jep personave lëndë narkotike sipas porosisë së babait.
Sipas transkriptimit të përgjimeve ndërmjet numrave 0696730645 në përdorim nga Alehandro Kuçi dhe 06997769297 , i paidentifikuar deri më tani ndër të tjera rezulton : Hë more hë, më bëj një salcë dhe ma sjellë lart…/të të sjellë një salcë lartë/.. po deshe../ ike e mirë…. Personat flasin në mënyrë të koduar duke iu referuar salcës për lëndën narkotike.
Gjithashtu nga transkriptimi i përgjimeve telefonike të numrit 0698390909 në përdorim nga Abedin Kuçi komunikon me një person të paidentifikuar mirë , përdorues i numrit celular 0696942701 me datën 12 Korrik 2018 ora 06:26 ku i është dërguar sms me tekst : “Të marrim ven tjetër?. Dyshohet se komunikimi është i koduar dhe lidhet me veprimtarinë që Abedini bënte në shitjen e narkotikëve. Në po të njëjtën datë ora 01:28, në numrin e Abedin Kuçit 0698390909 dërgohet sms nga numri 0696942701, me tekst :”Kam një shok mirë me lekët, t1vi një xhiro andej unë , më kthe përgjigje mos…”,komunikimi që lidhet me veprimtarinë që bënte Abedin Kuçi.
Me 11 Qershor të vitit 2016 Abedin Kuçi u arrestua në operacionin e koduar “QUARANTA”, zhvilluar nga Policia e Shtetit në të cilin u prangosen edhe 6 persona të tjerë, pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës.Sipas të dhënave të atij viti procedimi ishte regjistruar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në shtator të vitit 2013. Ndërkohë që hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, edhe në Zvicer ku dyshohej se grupi kriminal kishte shtrirë aktivitetin. Kuçi u lirua pak ditë më vonë për mungesë provash ndërsa pas dy vitesh Abedin Kuçi u arrestua sërish me datën 22 Tetor 2018 si pjesë e grupit të dyshuar kriminal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në operacionin e koduar “Volvo 4 për trafikimin e lëndëve të forta narkotike.
/Sos News/