Ministri japonez i Olimpiadës, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi shkoi tre minuta me vonesë në një mbledhje parlamentare të enjten.
Deputetët e opozitës thanë se vonesa tregoi mosrespektim për zyrën e tij dhe bojkotuan një takim të komitetit buxhetor për pesë orë në shenjë proteste.
Ata kanë qenë shumë kritik ndaj Sakuradas pas një serie gafash nga ministri. /BN/