• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lefter Koka nuk dorëzoi mandatin, Kryemadhi: Është…

11:30 : 21/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një prononcim publik është shprehur se djegia e mandateve erdhi në një kohë kur vjedhja e votave nga paratë e pista dhe blerja e tyre u faktua botërisht.

Sipas saj sot është shansi dhe mundësi e fundit që ne i japim jo vetëm politikës shqiptare, por edhe Partisë Socialiste, e cila të mos mbetet më peng i 10 vetave të cilët janë përfaqësues të krimit të organizuar në atë Parlament.

Kryemadhi komentoi edhe vendimin e deputetit të LSI-së Lefter Koka për të mos firmosur lënien e mandatit duke thënë se kjo është zgjedhja personale e tij.

“Është zgjedhja e tij. Prandaj ne kërkojmë demokraci. Ndryshe do të bënim atë që bën Edi Rama. Në demokraci çdo njeri është i lirë të bëjë atë që do”, – u shpreh Kryemadhi.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Duke folur edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve si dhe skenarët e mundshem të protestës së ditës së sotme, ajo u shpreh: “Jo vetëm me ambasadoren gjermane por dhe me shumë të tjera, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar sepse mos harroni që është një makineri propaganda e cila paguhet me taksat e shqiptarëve, një administratë e tërë në Kryeministri. Dhe po të shikoni dhe deklaratat e qeverisë janë që do digjet Kuvendi. Pse? Mos u çudisni që do të djegë Kuvendi Edi Rama që të ndërtojë kullën që nuk e ndërtoi dot te Teatri”.

Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Kjo qeveri është faktuar botërisht dhe pak nga pak po e kuptojnë dhe ndërkombëtarët që është një qeveri , e cila është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit. Mendoni çfarë do të ndodhte në çdo vend të Europës apo në Amerikë, një kongresmen, një senator, një ministër apo deputet, do të faktohej nga Gjykata dhe Prokuroria e vendit që krimi i organizuar, bandat, kriminelët kanë blerë vota në favor të tyre, tashmë kjo gjë ka marrë fund. Pavarësisht nga e gjithë situata që është krijuar, opozita është shumë e qartë për t’i dhënë Shqipërisë një shans të ri. Ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Vetëm në këtë mënyrë, duke ofruar bashkëpunimin, duke marrë kosto politike si opozitë, duke marrë bashkëpunimin për të bërë rishikime të amendamenteve të ndryshe, qoftë në Kushtetutë, qoftë në çështjen e koncesioneve që janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.

Sot është shansi dhe mundësi e fundit që ne i japim jo vetëm politikës shqiptare, por edhe Partisë Socialiste, e cila të mos mbetet më peng i 10 vetave të cilët janë përfaqësues të krimit të organizuar në atë Parlament. Unë mendoj që ne bëmë veprimin ekstrem sepse dhe situata është në ekstrem. Nuk flasim më vetëm për politikë, por pyesni çdo shqiptar. Mos na u drejtoni më neve, por pyesni çdo qytetar nëse kanë mundësi për të jetuar, nëse kanë mundësi për të paguar energjinë elektrike. Nëse kanë mundësi për të paguar faturën e ujit të pijshëm, nëse kanë mundësi për të blerë libra për fëmijët e tyre. Nëse kanë mundësi për të blerë ilaçet për fëmijët e tyre. Kjo tashmë është shumë e qartë. Këtu nuk është më çështje politike, këtu është çështje e mbijetesës së një populli të tërë.

Si e shikoni vendimin e Kryetarit të Kuvendit për të anulluar seancën dhe për të rrethuar Parlamentin me tela me gjemba?

Frikë. Sepse ai që ka bërë gabime ka frikë. Ai që është me të drejtën nuk ka frikë, por zhvillon seancën dhe përballet me opinionin publik. Por nëse opozita nuk do të kishte të drejtë, nuk do të kishte mbi 100 mijë shqiptarë në shesh në 16 shkurt. Protesta më e madhe në 27 vite në Shqipërinë më të rrudhur në gjithë historinë e shtetit të saj. Nëse kjo qeveri do të kishte të drejtë do të ishtë sot në Parlament dhe do të merrnin guximin të përballeshin me qytetarët. Ose më e pakta do të merrnin guximin në kaq kohë të përballeshin me ne.

Dje firmosët djegien e mandatit, por njëri nga deputetët Lefter Koka nuk ka pranuar. Keni biseduar me të?

Është zgjedhja e tij. Prandaj ne kërkojmë demokraci. Ndryshe do të bënim atë që bën Edi Rama. Në demokraci çdo njeri është i lirë të bëjë atë që do.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që mos të ketë dhunë. Ju keni pasur dhe një takim me ambasadoren gjermane..

Jo vetëm me ambasadoren gjermane por dhe me shumë të tjera, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar sepse mos harroni që është një makineri propaganda e cila paguhet me taksat e shqiptarëve, një administratë e tërë në Kryeministri. Dhe po të shikoni dhe deklaratat e qeverisë janë që do digjet Kuvendi. Pse? Mos u çudisni që do të djegë Kuvendi Edi Rama që të ndërtojë kullën që nuk e ndërtoi dot te Teatri.

Do të lihen mandatet e Këshillit Bashkiak si deputetët?

Tani nuk ka asnjë lloj vlere asgjë. Ecim drejt protestës paqësore dhe qëndrestare të qytetarëve.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
Para

VIDEO/ Protesta e opozitës, pamjet tregojnë pjesëmarrjen masive

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com