• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen skandalet, ja si ka abuzuar Posta Shqiptare me tenderat

20:26 : 20/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE

Dy muajt e parë të këtij viti duket të jenë periudha me fluksin më të madh të punës për zyrën juridike të Postës Shqiptare.

Tenderë që anulohen dhe pezullohen si edhe dhjetra ankesa nga operatorë të ndryshëm në treg kanë shkaktuar një situatë kaosi me prokurimet publike në këtë institucion.

Ndërkohë që Komisionit të Prokurimit Publik, institucioni përgjegjës për shqyrtimin e ankesave, i duhet të punojë me orë shtesë për të ndrequr paudhësitë që po ndodhin me tenderët tek Posta Shqiptare.

Çfarë po ndodh?

Lexo edhe:

Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”

Aksidentoi disa makina në Durrës, arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja”, refuzoi testin e alkoolit

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2018, Posta Shqiptare ka zhvilluar tenderin për ruajtjen fizike të objekteve në 10 qarqe të vendit të ndarë në dhjetë lote.

Në përfundim, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Postës Shqiptare nxorri fituesit për secilin lot duke shkaktuar mjaft pakënaqësi tek kompanitë e tjera pjesëmarrëse në këto tenderë, të cilët janë ankuar për kriteret e vlerësimit në shërbim të përzgjeshjes së fituesit si edhe kriteret e pjesëmarrjes në tender.

Ka dyshime të forta tek ata se fituesit janë paracaktuar dhe tenderët kanë qenë fiktivë.

Ankimimi për një procedurë prokurimi publik është krejt normale, por e gjithë situata del nga normaliteti kur të gjithë kanë ankesa për pjesën dërrmuese të tenderëve.

Albeu.com iu referua faqes zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik, në të cilën vërehen përmasat e qarta të këtij skandali. Vetëm gjatë një muaji, Komisioni i Prokurimit Publik, ka shqyrtuar në total 88 ankesa prej mijëra operatorëve që marrin pjesë në prokurime dhe nga këto rezulton se 23 ankesa, ose 26 për qind e totalit të ankesave për një muaj janë pikërisht për Postën Shqiptare.

Pasi ka marrë në shqyrtim këto ankesa të kompanive të ruajtjes së objekteve, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar si të drejta 9 prej tyre ose rreth 40 për qind dhe ka rrëzuar 14 të tjera.

Ashtu siç konfirmohet edhe nga të dhënat, numri i ankesave si edhe numri i ankesave të gjetura si të drejta nga Komisioni i Prokurimit Publik është një shifër jashtëzakonisht e lartë në raport me totalin e ankesave dhe aspak normale për një institucion.

Në përgjigjen që i dha portalit Albeu në lidhje me çështjen në fjalë Zyra e Shtypit e “Posta Shqiptare” shpjegon se fenomeni i ankesave të shumta në Komisionin e Prokurimit Publik nuk është i ri, por që vërehet me të njëjtin intensitet në të njëjtën periudhë çdo vit.

Ndërkohë, Albeu verifikoi arkivën e ankesave të administruara nga KPP gjatë të njëjtëë periudhë të vitit 2017 dhe 2016, e cila na përball me një panoramë tjetër.

Në vitin 2017 ka patur vetëm gjashtë ankesa nga vetëm një operator, kurse në vitin 2016 rezulton të mos ketë asnjë.

Portali nuk mundi të vërtetojë në mënyrë pavarur një lidhje direkte mes ndryshimit të administratorit të Postës Shqiptare dhe rritjes së problemeve me prokurimet publike gjatë fundit të vitit 2017 dhe vitit që sapo lamë pas ku në krye është Laert Duraj.

Posta Shqiptare “vuan vazhdimisht” nga sëmundja e problemeve me tenderët që dalin me “flamur të kuq”.

Kështu në fillimin e vitit të shkuar, u raportua për një tjetër tender me probleme, siç ishte ai i shtypjes së disa materialeve promocionale për institucionin me vlerë 4.2 milion lekë.

Posta Shqiptare pezulloi dy herë tenderin në fjalë pas raportimeve se fituesi ishte paracaktuar, ndërkohë që në rrugë jo formale u pranua se me përgatitjen e tij ishin kryer parregullsi prej institucionit në fjalë.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”

13:50 : 19/08/2025
AKTUALITET

Aksidentoi disa makina në Durrës, arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja”, refuzoi testin e alkoolit

13:42 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025
AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, “mbin” dhe një 40 katësh

13:23 : 19/08/2025
AKTUALITET

Ra faqja e webit, reagon KLP: Ishte proces teknik i planifikuar

13:18 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
Para

VIDEO/ Lazio i thotë "lamtumirë" Europa Leagues, Sevilla kalon në 1/16-at

TË GJITHA

Tentuan ti marrin shtëpinë, qytetarja zbulon kredinë false tek “Raiffeisen Bank”

13:50 : 19/08/2025

Aksidentoi disa makina në Durrës, arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja”, refuzoi testin e alkoolit

13:42 : 19/08/2025

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, “mbin” dhe një 40 katësh

13:23 : 19/08/2025

Ra faqja e webit, reagon KLP: Ishte proces teknik i planifikuar

13:18 : 19/08/2025

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025

“Do të vëzhgohen me kamera!”/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave

13:01 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com