• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ujku i PDIU-së që shkuli kërpudhën e Ramës

14:02 : 20/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, protesta e opozitës më 16 shkurt ishte ndryshe nga të tjerat. Për të erdhi ai moment ndoshta për herë të parë në karrierën e tij në pushtet kur shpresonte fort në suksesin e kundërshtarit politik, me parimin: “Armiku i armikut tim, është miku im”…

Masat i kishte marrë që gjithçka atë ditë të mbyllej me sukses që nënkuptonte rrëzimin e Ramës, çka do i jepte shansin për tu katapultuar në drejtimin e partisë, me mbështetje nga brenda godinës së ngjyrosur me shijet e Ramës. Nuk mund t’i shpëtonte një detaj i rëndësishëm Lali Erit që në krye të kortezhit të PDIU-së (Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet) ishin nënkryetrja e Bashkisë Tiranë Kozeta Mesiti, Drejtori i Tregjeve Sokol Hysa dhe një grup tjetër nëpunësish të institucionit që drejton.

Përkundrazi, ata ishin të dërguarit e Veliajt, që në rastin e shpërthimit agresiv të dhunës do dilnin haptas për të marrë situatën nën kontroll, pasi “ujku mjergull do”… Mes turmës së madhe kishte organizatorë të heshtur, si përfaqësuesit e PDIU, zyrtarisht në opozitë, por praktikisht me pushtetin. Indirekt po instruktoheshin protestues që nuk kanë çtë humbin për të “kafshuar” më së paku kërpudhën e vendosur në oborrin e kryeministrisë, atë vepër frymëzuese për kryeministrin.

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Vullnetar doli i ashtuquajturi “Ujku i Cërrikut” (Saimir Rexhepi), një personazh grotesk, që e pa veten nga shkulja e kërpudhës në qelitë e burgut. Nga verifikimi që ka kryer Boldnews.al është siguruar një foto e tij teksa shfaqet me simbole të PDIU-së në një miting të organizuar nga kjo forcë në qytetin e Cërrikut. Më shumë se një foto mbetet frymëzimi, që këtë herë nuk dihet nga erdhi, por faktet të çojnë në një drejtim.

Pamjet filmime dhe fotot e shumta tregonin se numri dy i bashkisë Tiranë dhe disa drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni ishin aty në atë protestë masive të opozitës. Por Erion Veliaj nuk u ndje, as tentoi që “tu priste udhën” të tijëve, ai shihte në distancë tymin që dilte nga gazi losjellës dhe shpresonte që kjo mjergull helmuese të kthehej në flakë që do përvëlonin kryeministrin Rama.

Rama u kthye nga Vlora, ndonëse i dëmtuar nga “beteja” e 16 shkurtit që dha mesazhin e qartë se mijëra qytetarë kishin dalë aty jo vetëm në përkrahje të opozitës, por me mllef ndaj kreut të qeverisë. Burime konfidenciale të Boldnews.al kanë mësuar se Rama ka pasur një bisedë të tensionuar me Veliajn, pikërisht për praninë në protestë të vartësve të tij. Kjo situatë e detyroi Lali Erin që të urdhërojë shkarkimin e të gjithë pjesëmarrëve në protestën e opozitës të zyrtarëve të bashkisë.

Për PDIU-në, shkarkimi nga detyra i përfaqësuesve të saj është vetëm një “dëm anësor” në qëllimin kryesor, që mbetet sigurimi i një pushteti më të madh. Kartat i kanë hapur në “dy tavolina” në bllokun opozitar dhe atë të pushtetit. Zyrtarisht PDIU pak muaj më parë iu bashkëngjit opozitës, duke argumentuar se kjo forcë nuk mund të bëhej më vegël e një shteti totalisht të kapur nga marrëzitë e Edi Ramës.

Në këtë mënyrë i janë ngjitur pas kryedemokratit Lulzim Basha, që për çdo rast të jenë aty të pranishëm në ndarjen e pushtetit të ardhshëm. Nuk e kanë lënë me kaq, pasi tavolina tjetër e “pokerit politik” ka për protagonist lojtarin e etur për karrierë, famë e para, Lali Erin. Pasojat? Po i kalon “Ujku i Cërrikut” që dha një dorë për të shembur kërpudhën helmuese dhe haluçinante të Edi Ramës.

Veliaj nuk tërhiqet lehtë, për më shumë tani që Rama është në ditët më të zeza. Në protestën e studentëve gjatë muajit dhjetor, Lali Eri kishte miqtë e tij në protestë që nxisnin të rinjtë për të vijuar revoltën. Të tjerë raste do të ketë, tashmë Lali i butë që shfaqet pranë luleve dhe pemëve ka objektivin e qartë për të synuar rrëzimin e Ramës dhe siguruar fronin në Rilindje.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

Burg për 5 autorët e grabitjes së çiftit të moshuar

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com