• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U gjet i ekzekutuar në makinë, autori i krimit dyshohet të jetë… (EMRAT)

16:17 : 20/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja per vrasjen e 32-vjeçarit nga Tepelena, i cili ishte zhdukur prej dy javesh. Trupi i Sokol Ramës është gjetur paraditen e djeshme në një zonë të Malëshovës në Këlcyrë.

Trupi i të riut është gjetur në makinën e vet në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”, i ekzekutuar me armë zjarri.

Autor i vrasjes dyshohet të jetë shoku dhe bashkëpunëtori i tij, Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, tashmë i shpallur në kërkim policor. Rama dhe Milo janë në listën e personave me precedentë kriminalë.

32-vjeçari Rama është dënuar më parë për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Administrative Frashër, por njihet nga Policia si person që merrej me trafikimin e lëndës narkotike, edhe pse ende i paskeduar si i tillë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Ende nuk dihen detaje të hollësishme të kësaj ngjarjeje, por pista kryesore e Policisë së Tepelenës dhe asaj të Gjirokastrës është prishja e pazareve të drogës. Mësohet se ka qenë 40-vjeçari Milo, ai që e ka përfshirë Ramën në pazarin e jashtëligjshëm dhe që në fund i mori dhe jetën.

Milo u deklarua i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, për zhdukjen e të birit, djalë i vetëm mes katër motrave dhe dy prindërve të moshuar. Efektivë të shumtë policorë dhe një helikopter bënë krehjen e zonës ku u identifikuan për herë të fundit.

Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës, Policia arriti të bënte pesë ditë pas zhdukjes së tij, identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të tij, duke e lokalizuar në Frashër të Përmetit. Ka qenë kjo zona ku dyshohej se ndodheshin dy personat e shpallur në kërkim, pas denoncimit të familjarëve.

Fillimisht, u mendua se ata ishin fshehur në zonën e thellë malore të Frashërit në Përmet, ku u përqendruan edhe kërkimet e Policisë. Trupi i tij u gjet në një humnerë, në makinën e vet fuoristradë, në zonën e quajtur “Përroi i Thellë”, një vend mes fshatrave malorë Mbrezhdan dhe Malëshovë.

Tashmë, Policia është vënë në ndjekje të Roland Milos, baba i dy fëmijëve. Dyshohet se ai ka mundur të kalojë kufirin menjëherë pas ekzekutimit të bashkëpunëtorit të vet, Sokol Rama, ndërsa priten të zbardhen detajet e ngjarjes që çuan në ekzekutimin mafioz. Sipas burimeve, Rama ka qenë pjesë e një prej tri grupeve kriminale që operojnë në Tepelenë dhe që prej kohësh janë nën vëzhgimin dhe survejimin e Policisë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit S.R., i cili ishte shpallur në kërkim për ‘Largim nga banesa’, në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur ‘Përroi i Thellë’, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S.R. Nga këqyrja paraprake e grupit hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera”, bëhet e ditur nga Policia.

Nëna: Çfarë më tha djali kur u largua nga banesa

Nëna e Sokol Ramës, Velide Rama, i humbi kontaktet me të birin që mbrëmjen e 4 shkurtit, kur 32-vjeçari u largua herët në mëngjes nga banesa duke thënë se “do të takonte një shok në Përmet”, pa i dhënë më shumë shpjegime. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, e moshuara i telefonoi të birit, por numri i telefonit që ajo kishte, dilte i fikur. Ka qenë pikërisht numri i dytë i telefonit që kishte në përdorim 32-vjeçari, që ndihmoi në lokalizimin e zonës, ku fillimisht u kryen kërkimet e Policisë për gjetjen e tij.

/PANORAMA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Italia preket nga një tjetër tragjedi, futbollisti ndërron jetë në gjumë si Astori

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com