• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pr/ligji i ri – Shkrihen 30 inspektorate, qindra persona rrezikojnë vendet e punës

16:24 : 20/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fill pas zgjedhjeve parlamentare të 2017, socialistët me marrjen e mandatit të dytë të qeverisjes prezantuan edhe një platformë të re qeverisëse, që kishte në thelb një qeveri të vogël dhe riorganizim të një sërë institucionesh. Kështu, veç shkrirjes dhe bashkimit të disa ministrive, mazhoranca u zotua që të shkrijë apo bashkojë dhe një sërë institucionesh të tjera të nivelit të dytë. Angazhim që duket se ka nisur tashmë të vihet në jetë.

Të majtët kanë vendosur dhe brenda pak ditësh pritet të shkrihet hipoteka dhe ALUIZNI për të krijuar Kadastrën. Por kjo është vetëm një pjesë e punës, pasi qeveria ka vendosur të ndërmarrë një hap tjetër për të shkrirë thuajse të gjitha inspektoratet dhe drejtoritë e hetimit dhe kontrollit që funksionojnë aktualisht. Qeveria ka përgatitur një projektligj, të cilin e ka hedhur për diskutim te institucionet që preken dhe që parashikon rreth 30 trupat inspektuese që funksionojnë aktualisht të bashkohen dhe të funksionojnë në vetëm 6 të tilla.

Projektligji
Objektivi i këtij projektligji që është propozuar është riorganizimi i trupave inspektuese shtetërore sipas fushave të inspektimit me funksione të ngjashme inspektuese, për të shmangur mbivendosjet e kompetencave ligjore, si dhe për një menaxhim dhe koordinim më të mirë të ISH-ve. Nisur nga kjo, projektligji sugjeron riorganizimin e të gjitha trupave inspektuese me funksione të përbashkëta ose të ngjashme inspektuese, duke bërë të mundur që 30 trupat inspektuese t’i organizojë në vetëm 6 të tilla. Natyrisht, që ky riorganizim do të sjellë dhe një reduktim të numri të vendeve të punës dhe shumë persona pritet të humbasin punën.

Riorganizimi
Projektligji parashikon krijimin e Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë dhe Ushqimit, duke krijuar një megainspektorat, i cili duhet të jetë përgjegjës për kontrollin e sigurimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe zinxhirit ushqimor, duke siguruar mbrojtjen e interesit publik. Për krijimin e tij shkrihen Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimit Veterinar, Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës. Një tjetër trup inspektuese që krijohet është Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Territorit dhe pjesë e tij do të jenë: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Trupa e tretë inspektuese që krijohet është Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë. Pjesë e këtij inspektorati do jenë inspektoratet ekzistuese si: Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencën në Miniera, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Institucioni i katërt inspektues që krijohet është Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Infrastrukturës, si inspektorat që mbikëqyrës dhe kontrollin sektorin e infrastrukturës dhe transportit rrugor, detar, hekurudhor dhe të aviacionit. Për krijimin e tij shkrihen: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Drejtoria e Inspektimit të Hekurudhave dhe Inspektorati Teknik i Digave dhe Dambave. Krijohet po ashtu Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë dhe për krijimin e tij do të shkrihen: Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Hetimit Doganor. Institucioni gjashtë inspektues që krijohet është Inspektorati Shtetëror i Çështjeve Sociale dhe ai do ketë funksionet që sot i kryejnë Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Projektligji

Neni 10
2. “Këshilli i Ministrave me propozim të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror miraton rregullat e organizimit e të funksionimit të inspektorateve shtetërore, funksionet e inspektimit në kompetencë të tyre, si dhe numrin dhe juridiksionin territorial të drejtorive të tyre, nëse ka të tilla”.
3. “Struktura dhe organika e inspektorateve shtetërore miratohet nga Kryeministri, me propozim të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror”.
Neni 11
Pika 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:
1. “Çdo inspektorat shtetëror drejtohet nga Kryeinspektori Shtetëror”.
2. “Kryeinspektori Shtetëror emërohet dhe lirohet nga detyra nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit përgjegjës dhe Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror”.
Në pikën 3, fjala “kryeinspektori” zëvendësohet me “Kryeinspektori Shtetëror” dhe fjalët “miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave” zëvendësohen me fjalët, “miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit përgjegjës dhe Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror”.
Neni 12
Pas nenit 12 shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 12/1
Emërimi dhe lirimi nga detyra i nivelit të mesëm, të ulët dhe ekzekutiv në Inspektoratet Shtetërore.
“Emërimi dhe lirimi nga detyra i nivelit të mesëm, të ulët si dhe atij ekzekutiv në inspektoratet Shtetërore bëhet nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike bazuar në legjislacionin për nëpunësin civil, dhe akteve nënligjore që përcaktojnë kushtet dhe kriteret profesionale të rekrutimit dhe të karrierës”.
neni 32 :
Pika 1 ndryshon si më poshtë:
1. Inspektimi i njoftohet nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit për kryerjen e inspektimit, subjektit të inspektimit, jo më vonë se 7 ditë përpara fillimit të veprimeve të inspektimit, nga trupa inspektuese”.
Neni 33
Vendi i inspektimit “Vendi i inspektimit përcaktohet në autorizim. Vendi i inspektimit është kudo ku kryen veprimtarinë e tij subjekti i inspektimit dhe ndodhen faktet që lidhen me respektimin apo mosrespektimin e kërkesave ligjore”.

Lexo edhe:

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

Nisma, ja inspektoratet që krijohen dhe ata që shkrihen

Krijohet:
Inspektoratin Shtetëror të Shëndetësisë dhe Ushqimit
Shkrihen:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës
Drejtoria e Shërbimit Veterinar
Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet
Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës

Krijohet:
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Territorit
Shkrihen:
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Krijohet:
Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë
Shkrihen:
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencën në Miniera
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (MM)
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Krijohet:
Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Infrastrukturës
Shkrihen:
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Autoriteti i Aviacionit Civil
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Drejtoria e Inspektimit të Hekurudhave
Inspektorati Teknik i Digave dhe Dambave
Krijohet:
Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë
Shkrihen:
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Drejtoria e Hetimit Tatimor
Drejtoria e Hetimit Doganor
Krijohet:
Inspektorati Shtetëror i Çështjeve Sociale
Shkrihen:
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Instituti i Sigurimeve Shëndetësore
Inspektorati Shtetëror i Arsimit
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

/Gazeta Shqiptare/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025
SPORT

Dy shqiptarët e Boluspor kualifikojnë skuadrën në play-off për ngjitjen në elitë

21:25 : 15/05/2025
Para

Zyrtare: Pasuesi i Handanovic te Inter mbërrin në Itali

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025

Dy shqiptarët e Boluspor kualifikojnë skuadrën në play-off për ngjitjen në elitë

21:25 : 15/05/2025

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com