Një tjetër histori pedofilie vjen nga sistemi arsimor i Kosovës. Drejtori i Inspektoriatit Arsimor të Gjakovës tregon se mbi 10 herë ka patur denoncime për shkollën 9-vjeçare “Mazllem Këpuska”.
Për mësuesin në fjalë ka patur ankesa nga prindër e nxënës që në vitin 1998, por disa herë ai ka mundur të dalë i pafajshëm nga Drejtoria Rajonale Arsimore. Shefi i policisë së Gjakovës thotë se denoncimi ka ardhur për herë të parë në 23 Dhjetor 2018 dhe më pak se një muaj më vonë, mësuesi është vënë në pranga.
Por Drejtoria Rajonale Arsimore, edhe pas denoncimit në polici, e mban në punë mësuesin duke e konsideruar të pafajshëm atë.
Gazetari – Nga informacione të sigurta në rrugë operative emisioni “Stop” arriti të zbulojë një megaskandal pikërisht në shkollën 9-vjeçare këtu në Gjakovë, “Mazllem Këpuska”. Janë disa raste të përsëritura të një mësuesi pedofil, i cili ka ngacmuar seksualisht një numër të caktuar nxënësish minoren.”
Gjergj Gojani – Një rast ngacmimi seksual ka qenë në shkollë, në shkollë fillore. Më erdhën njerëzit, më thanë, qishtu. U thashë s’muj kurrgja, pa shku n’shkollë.
Gazetari – Po, normal!
Gjergj Gojani – Shkova n’shkollë, mora dosjen. Ka ndodh në 97-ën, në 98-ën, 99-ën.
Gazetari – Po me të njëjtin person?
Gjergj Gojani – Po, po! Me të njëjtin vazhdimisht, por dilte i pafajshëm. Vazhdimisht ka dalë i pafajshëm. Kam shku kam marrë deklaratat, që peticionin e prindërve, që me nënshkrime. Kam marrë deklaratat e nxënësve, këqyre nxansit ç’ka thonë! Kam marrë deklaratat e kujdestares së klasës, drejtorit të shkollës. Qe peticioni i prindërve! Këqyre me nënshkrime, me numër personal, që ai ka prek. Qe ç’ka më ka ndodh në këtë zyrë, por fati, që unë dosjen, si është qishtu e rrezikshme, nga një e çoj në shpi.
Gazetari – A kanë ardhur me ta marrë dosjen?
Gjergj Gojani – Jo, kanë marrë. Kam shku në mbrëmje në shpi, nesër kush e ka çel këtë zyrë, kjo ndërtesë e vjetër, e ka gjet dhe veç këtë dosje kanë marrë edhe fati unë n’shpi dosjen, kam shku e kam shumëzuar në tri kopje. Një në protokoll, një atje, një në ministri e kam çu në Prishtinë edhe një ja kam çu policisë.
Gazetari i “Stop” thotë se ne do të ndjekim hap pas hapi se çfarë ka ndodhur me këtë histori dhe më pas do të kuptojmë të gjithë dinamikën e ngjarjes, pasi mësuesi pedofil në këtë moment që po flasim është i arrestuar si pasojë e denoncimit që ka bërë drejtori i Inspektoratit të Arsimit. “Jemi pranë Policisë së Gjakovës, ku emisioni “Stop” u interesua në lidhje me rastin e mësuesit pedofil, na u komunikua në mënyrë zyrtare se ky rast pranë Drejtorisë së Policisë së Gjakovës është denoncuar në datën 23 Dhjetor të vitit 2018, nga një denoncim anonim.”
Gazetari – Jo! Ne na ashtu më shumë na intrigoi rasti se na thanë që ka qenë i përsëritur. E kupton?
Policia Gjakovë – Në momentin, që ne kemi marrë…
Gazetari – Ndoshta është fshehur nga këta të tjerët, nuk e di. Se në qoftë se është e vërtetë, është skandal!
Policia Gjakovë – Ne si polici, në momentin, që kemi marrë informatë, direkt kemi vepruar.
Gazetari – Direkt!
Policia Gjakovë – Nga data 23.12.
Gazetari – Po?
Policia Gjakovë – 2018 është drejtuar në mënyre polinare. Në datën 21.01.2019 është vepruar konkretisht, është zyrtarizuar dhe është arrestuar personi.
Policia Gjakovë – Ajo, që është më shumë i rëndësishëm, është me u rujt…
Gazetari – Konfidencialiteti dhe anonimati, por është rast i habitshëm. Më kupton? Sepse e di, ku …?
Policia Gjakovë – E tërë shoqëria, jo kosovare, por e është shoqëria shqiptare në përgjithësi, se për këto gjana, s’kena aspak kufi. Është një krizë e moralitetit për çdo shtresë.
Gazetari – Prandaj duhen bërë të paktën…
Policia Gjakovë – Këtu bëhen lloj-lloj barbarizmash, mentaliteti jonë këto nuk i nxjerr në sipërfaqe.
Menjëherë policia e Gjakovës ka nisur procedurën dhe ka referuar këtë çështje në Prokurorinë e Gjakovës, por pikëpyetja që qëndron pas gjithë kësaj procedure është vendimi i Drejtorisë Arsimore, marrë në datën 28 Dhjetor 2018, ku e kanë nxjerrë të pafajshëm mësuesin pedofil, ose nuk i kanë dhënë asnjë masë disiplinore. Minimalisht Drejtoria Arsimore e Gjakovës duhej të kishte pezulluar këtë mësues nga detyra e tij dhe më pas t’ia linte kompetencat institucioneve si policia, prokuroria dhe gjykatat për vendimmarrjen e këtij rasti flagrant, i cili fatkeqësisht është mbuluar nga Drejtoria Arsimore e Gjakovës.
Gjergj Gojani – Drejtoria e Arsimit e kish “i pafajshëm”. S’ka kurr gjë a? Jo, s’ka jo. Dosjen tak në polici. Drejtoria e Arsimit ka dash me e fsheh rastin.
Gjergj Gojani – Vendimi i drejtorisë është: “i pafajshëm”. I freskët fare, qe i 2018-ës, qe! I freskët, i freskët fare, qe! Ka dalë i pafajshëm. Vendimi absurd që është nxjerrë në dhjetor të vitit 2018 në lidhje me megaskandalin e mësuesit pedofil nga drejtoria e Arsimit Gjakovë na ka lënë të gjithëve të shokuar, pasi kjo drejtori ka nxjerrë ta pafajshëm këtë mësues pedofil ndonëse rasti ka qenë disa herë i përsëritur. Ky është edhe vendimi që është marrë në dhjetor të vitit 2018 nga komisioni i përbërë nga 3 anëtarë në drejtorinë arsimore të Gjakovës.
Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Gjakovës refuzoi të komentonte vendimin për mikrofonin e Tv Klan, megjithëse ai dhe anëtarët e komisionit që kanë firmosur atë dokument duhet të mbajnë përgjegjësi penale për fshehjen e një krimi.
Gjergj Gojani – Më thirri prokurori më tha, profesor tha, nuk po japin deklaratën!
I thashë – Ke bazë ligjore me e ngrit atë akuzë penale, ai me u dënu deri në 5 vjet burg, me i hangër. Tha- “Po jo”, nisi me u tut. I thash – mos u tut! I thirra policinë e krimit, u thash: ejani këtu është ka frikohet, s’ka bazë po thotë. Kush s’ka bazë?
Gazetari – Si s’ka bazë?! Kjo është…
Gjergj Gojani – Përnjëherë u ngrit akt akuza, ai 30 ditë është në burg, tash është ngrit akt akuza dënohet dhe nja 5 vjet i ha në burg.
Hetimet janë duke u zhvilluar dhe emisioni stop është në pritje se cfarë vendimi do të marrë prokuroria e Gjakovës dhe Gjykata e Gjakovës në lidhje me këtë megaskandal që u fsheh nga Drejtoria Arsimore e Gjakovës.
Emisioni “Stop” për rastin flagrant iu drejtua edhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për t’i kërkuar qëndrim lidhur me sjelljen e Drejtorisë Rajonale Arsimore.
Gazetari – Tani gjatë investigimit, që po bënim për këtë problem, ramë në një informacion, që ishte goxha delikat. Në një shkollë në Gjakovë ishte bërë shumë herë epiqendër e disa ngacmimeve pedofilike, një mësues. Kishte ndodhur përpara 3 – 4 muajsh, ishte denoncuar nga vetë fëmijët e mitur, ishte denoncuar nga familjarët dhe Zyra Arsimore e Gjakovës, e kishin mbyllur si hetim, le të themi dhe e kishin nxjerrë të pafajshëm atë, duke mos marrë në konsideratë as deklaratat e fëmijëve, as deklaratat e prindërve. E kupton? Një skandal, që mund të mbahet i fshehur nga një zyrë arsimore është totalisht në shkelje me…, hyn tek veprat penale.
Këshilltari i Min. Arsimit Kosovë Valmir Gashi – Pa më dërgu në e-mail çështjet konkrete për temat konkrete, nuk mund…
Gazetari – Po këto janë!
Këshilltari i Min. Arsimit Kosovë Valmir Gashi – E di e di, por më duhet me i shkru.
Gazetari – Mirë! Unë po i shkruaj dhe mbetemi në kontakte. Faleminderit shumë!
Këshilltari i Min. Arsimit Kosovë Valmir Gashi – S’ka gja! Dëgjohemi! Çdo gjë, që ke, shkruaje aty…!
Gazetari – Po! Këto 5 pika!
Këshilltari i Min. Arsimit Kosovë Valmir Gashi – Se ne zakonisht i pranojmë komunikimet dhe marrim informacion tek dikasteret, me të cilët lidhet tema.
Gazetari – Po përgjigjja, që jep është më konçize. Mirë! Faleminderit shumë!
Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, tha se e kishin bërë shkresën dhe se po prisnin përgjigje nga Ministria e Arsimit në Kosovë. “Nuk duam përgjigje realisht, duam që ta ndiqni këtë pjesë me shumë vëmendje. Të jeni pjesë e të gjithë hetimit, dhe për më tepër nuk më intereson nëse dënohet 4 apo 5 vjet ai palo-mësues, e rëndësishme është që të zbythet nga sistemi arsimor i Gjakovës dhe të gjithë vendit e të mos ketë më kontakt as me fëmijët e klasës së 9 apo të klasës së 6. Nuk meriton të jetë më pjesë e arsimit në Kosovë ai farë njeriu, që ka prej vitit 1997 deklarata pa fund për ngacmime pedofilike.”