• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Avokati zbulon falsifikimin nga prokuroria: Ja çfarë ndodhi në banesën e Florenc Hoxhës

14:55 : 19/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Avokati Ivi Kaso zbuloi sot një detaj lidhur me atë që e konsideroi si fallsifikim të rëndë nga prokuroria të proçesverbalit mbi arrestimin e shtetasit Floren Hoxha, një prej qytetarëve të ndaluar nga policia me akuzën e dhunës në protestën e 16 shkurtit.

Kaso tha se prokuroria ka falsifikuar procesverbalin e arrestimit të Hoxhës fare haptazi, pasi në orën 21:00 kur shkruan se ka ndodhur arrestimi, në shtëpinë e Hoxhës ka qënë i pranishëm vetë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e djathtë. Ata janë larguar prej aty në orën 22:00, orë pas të cilit me ligj nuk mund të kryhej arrestimi.

“E theksoj se në orën 21:00, në ambientet e shtetasit Florens Hoxha kanë qënë disa deputetë të PD, të kryesuar nga kryetari i opozitës, i PD, që nuk kanë lëvizur nga kjo banesë deri në orën 22:00.”

Për këtë arsye, Kaso deklaroi se për këtë dokument të falsifikuar ka bërë kallëzim ndaj krerëve më të lartë të Policisë. Ndërsa, për protestuesit e tjerë të arrestuar, Kaso tha se nuk ka prova që të dëshmohet dhunë nga ana e tyre.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos

Lexo edhe:

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

Ata pretendojnë dhe vërtetohet edhe nga të ashtuquajturat prova që organi i prokurorisë solli, pra nga pamjet filmike, që të gjithë ata, me përjashtim të një personi që është marrë gabimisht, kanë qënë protestues. Që të gjithë e pranuan me krenari dhe u pretendua nga ana e tyre se nuk është ushtruar dhunë , pra nuk janë kryer akte të dhunshme, qofshin këto ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, qofshin ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë pamje të vetme që t’i lidhë këta përsona me veprime aktive dhune.

Përkundrazi, janë persona që kanë qënë në shkallët e Kryeministrisë, njeri për një arsye, njeri për një tjetër. Dikush prej tyre ka ngritur flamurin kombëtar në shkallët e Kryeministrisë ose në atë skelën e improvizuar; një prej tyre ka asistuar një person që i kishte rënë të fikët. Dikush prej tyre madje ka asistuar një polic që ishte në gjendje pothuajse të fikti prej gazit lotsjellës që është hedhur. Pra, gjithsekush për arsyet e tyre, vetëm dhunë nuk ka pasur. Organi i Prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme, një imazh të vetëm që t’i lidhte këta persona me akte të dhunshme siç u pretendua me fjalë.

Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që Prokuroria solli sot, për asnjë nga personat që mbahen të arrestuar padrejtësisht.

Unë e thashë edhe përpara gjykatës. Sot në gjykatë ndodhi diçka shumë e rëndë, në këndvështrimin tim si avokat.

U paraqit një provë e fallsifikuar, procesverbali i dytë i kontrollit të banesës së shtetasit Florens Hoxha është qartësisht i falsifikuar.

Është falsifikuar ora e mbajtjes së këtij procesverbali për arsye që t’i jepet gjykatës pasqyrimi i rremë i realitetit, kur në fakt ky kontroll është realizuar jashtë çdo procedure ligjore dhe jashtë orarit ligjor, që parashikon orën 22:00 si orar maksimal për ushtrimin e kontrollit të banesës në çfarëdo rrethane dhe procesverbalin që nuk e di kush e mori guximin, kush e ka firmosur do të mbajë përgjegjësi, mban orën 21:00!!!

E theksoj se në orën 21:00, në ambientet e shtetasit Florens Hoxha kanë qënë disa deputetë të PD, të kryesuar nga kryetari i opozitës, i PD, që nuk kanë lëvizur nga kjo banesë deri në orën 22:00.

Kamerat tuaja kanë qënë jashtë, është një fakt lehtësisht i provueshëm dhe personat që marrin guximin të paraqesin para gjykatës, dokumenta të falsifikuara, do të mbajnë përgjegjësi.

Një hall i madh mund ta shtyjë cilindo përfaqësues të organeve të rendit të falsifikojë dokumenta. E thashë dhe para gjykatës: hall më të madh se presioni politik që i bëhet për t’i gjetur fajtorë me çdo kusht këta burra dhe dy gra që kanë marrë pjesë në protestë, unë nuk shoh!

Dje, si përfaqësues i personit të arrestuar në flagrancë, Florens Hoxha, kam paraqitur kallëzim penal për Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, për Drejtorin e qarkut Tiranë, për drejtuesin dhe efektivët e trupave speciale  që kanë bërë dhunimin e banesës dhe dhunimin e tij gjatë shoqërimit në Polici dhe sigurisht do të bëjmë edhe kallëzim penal për këdo që ka marrë guximin të fallsifikojë dokumentin zyrtar

Etiketa: deklaratagjykateivi kaso

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

22:24 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
AKTUALITET

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

A do inicioni shkarkimin e Begajt si president? Deputeti i PD zbulon strategjinë pas dekretit për zgjedhjet

20:50 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kaso kërkon ripërsëritjen e seancës plenare: Programi i qeverisë duhet diskutuar

10:40 : 24/09/2025
BOTA

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025
Para

Atentati në Vlorë, ja si “Çipuri” i shpëtoi plumbave…

TË GJITHA

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com