Horoskopi javor nga 18. shkurt deri 24. shkurt 2019
Ata qe janë ne një lidhje afatgjate do merren vesh për bukuri me partnerin e tyre dhe gjithçka do ju ece si e kane planifikuar. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen me te qete. Beqaret duhet te tregohen te matur me hapat qe do hedhin sepse disa persona mund t’i lëndojnë pa mase. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u nxituat për shpenzimet do keni probleme serioze. Gjendja shëndetësore do ketë probleme. Nuk do ndiheni te fuqishmet dhe shpesh do keni dhimbje koke. Ne pune do jeni ambicioze me shume se kurrë me pare dhe askush nuk do ju ndaloje te arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete here pas here e paqëndrueshme.
Ndikimi i Merkurit do jete goxha pozitiv për jetën sentimentale te çifteve këtë jave. Secili do shprehe lirisht mendimin e tij dhe toleranca do mbizotërojë ne çdo moment. Ditët me te bukura do jete e enjtja dhe e shtuna. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do kënaqen me personat qe do takojnë. Ne planin financiar do jeni me te kthjellet se me pare dhe nuk do hidhni hapa te nxituara. Shëndeti mund te kenë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për ato qe do hani. Sporti gjithashtu do jete i rëndësishëm për t’iu mbajtur ne forme. Ne pune mos u ndalni asnjë moment edhe sikur sfidat të duken fillimisht të pakalueshme. Po u dorëzuat shpejt te tjerët do gëzohen. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e qete.
Jeta juaj ne çift ka rrezik te jete mjaft e trazuar këtë jave. Do jeni me tepër xheloze nga sa duhet dhe do debatoni për gjene me te vogël me partnerin. Beqaret do preferojnë aventurat me shume sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jene te mëdha dhe ne çdo moment te ditës. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe gjendja financiare nuk do jete ne gjendjen me te mire. Ndryshoni sa me pare strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme për pjesën me te madhe. Shmangni edhe kafene, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t’u ndier me ne forme. Ne pune vështirësitë do jene goxha te mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget do arrini atje ku doni, ne te kundërt do vazhdoni gjate te qëndroni atje ku jeni. Jeta familjare do lere për te dëshiruar.
Pasioni ne çift do shumëfishohet gjate kësaj jave dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Do ja kaloni mjaft mire dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Beqaret do kenë një periudhe te favorshme dhe te mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojini sepse rralle jepen mundësi te tilla. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do mund te kryeni investime me tepër se me pare. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet dhe do jeni me te qete. Për shëndet te mire duhet te shmangni ushqimet e fast food-it dhe pijet me gaz. Privilegjoni perimet dhe frutat. Ne pune do jeni te zotet dhe do arrini me shpejt nga sa mendonit atje ku keni dëshiruar. Po vazhduat ne këtë mënyrë shume shpejt do ngriheni edhe ne detyre. Ne familje do keni nje dite te zakonshme.
Perspektivat janë goxha te mira këtë jave për gjithë te dashuruarit. Do ja kaloni mire me partnerin dhe do i lini pa krahëve te gjitha pengesat qe keni hasur ne te shkuarën. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime impresionuese dhe do jete ne anën e tyre përzgjedhja e personin te duhur. Financat do jene prioritare ne çdo moment. Do e frenoni veten kur te kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jete i keq. Shëndeti do jete me i qëndrueshëm se një jave me pare. Do kujdeseni për veten dhe do ushqeheni si duhet. Edhe gjendja psikologjike do jete e shkëlqyer. Ne pune do ketë ndryshime te mëdha sidomos për ata qe kane qene te papune deri me sot. Shfrytëzojini te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Me familjaret do keni konflikte te njëpasnjëshme dhe nuk do i pranoni gabimet.
Jave e begate do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merrni vesh me se miri me partnerin dhe do jeni gati te bëni se bashku çdo lloj çmendurie. Beqaret ka mundësi te bien ne dashuri me një person qe me pare e kane tallur dhe e kane ofenduar. Ne planin financiar do jete një periudhe e favorshme dhe gjendja do konsolidohet tej mase. Do e hidhni çdo hap me shume maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe ne përgjithësi vetëm se ata qe punojnë ne pune krahu mund te kenë dëmtime neper duar. Ne pune do keni ndryshime te menjëhershme dhe do afroheni pranë objektivave kryesore. Jeta familjare do jete mjaft e kënaqshme dhe e mbushur me gëzim.
Asnjë planet nuk do ketë ndikim këtë jave ne jetën tuaj ne çift kështu qe çdo gjë do jete ne dorën tuaj. Mundohuni te ruani ekuilibrin dhe ta surprizoni ne disa momente partnerin. Beqaret nuk duhet te kërkojnë menjëherë te martohen me një person qe do njohin sepse ne këtë mënyrë do e trembin atë. Ne planin financiar nuk do jeni aspak me fat dhe gjendja do vazhdoje te mbetet goxha delikate. Shëndeti do kërkojë me tepër përkujdes dhe maturi. Nëse do ndiheni te lodhur, shtrihuni dhe mos qëndroni gjate zgjuar ne mbrëmje. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm se disa kohe me pare dhe do dini si te dilni nga situatat e vështira. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
Jeta juaj ne çift do e jete e mbushur me pasion dhe emocione te forta gjate gjithë kësaj jave. Ju dhe partneri jeni bere për njeri-tjetrin dhe as qe ju shkon ndonjëherë ne mendje te ndaheni. Beqaret ose do bëjnë ose do marrin deklarata te forta dashurie te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Gjendja e financave do mbetet goxha e ekuilibruar kështu qe mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti do mbetet i mire për aq kohe sa ju te përkujdeseni për veten tuaj. Ne pune do keni vullnet dhe dinamizëm prandaj do i arrini me shpejt objektivat qe i kishit vene vetes. Ne këtë mënyrë do i përmirësoni me shpejt edhe te ardhurat. Familja pa probleme.
Gjate gjithë kësaj jave do merrni bekimin e yjeve dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Pasioni dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Për beqaret do ndizet drita jeshile dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Mund te bëni projekte interesante edhe për te ardhmen. Ne planin financiar nuk do keni aspak probleme, kështu qe peritoni te hiqni ndonjë para mënjanë. Saturni do jete planeti qe do ju japë gjallëri dhe mbrojtje imunitare. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël shëndetësor. Ne pune do keni arritje te mëdha dhe gjithçka do ju ece sipas planeve qe keni bere dikur. Do ndiheni mire me veten tuaj. Ne familje do mbizotërojë disiplina dhe rregulli.
Hëna do jete pozicionuar keq gjate gjithë kësaj jave ne jetën tuaj ne çift dhe mund te lindin mosmarrëveshje me partnerin. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar. Beqaret do fillojnë te ndiejnë për dike, por do kenë druajtje t’ia thonë. Mos u vononi shume sepse dikush tjetër do ua rrëmbejë. Ne planin financiar do i keni idetë e qarta dhe do dini sa shpenzime te kryeni e sa para te hiqni mënjanë. Shëndetin duhet ta keni me nen kujdes sepse mund te prekeni edhe nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Ne pune do jeni me te organizuar dhe do luftoni fort për te arritur me te mirën. Do keni edhe bashkëpunëtore te forte. Jeta familjare nuk do jete e keqe.
Do keni dëshira te çmendura sot ju qe jeni ne një lidhje do bekoni qe partneri t’ua plotësojë te gjitha. Gjithçka do varet nga humori i partnerit. Beqaret do flirtojnë me shume persona dhe ka rrezik te krijojnë një përshtypje te keqe për veten. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe zgjuarsi dhe do ju dalin para edhe për te hequr mënjane. Shëndetin nuk do mund ta mbani dot te qëndrueshëm. Do keni shqetësime nga koka, nga barku dhe madje edhe nga dhembet. Merrni masa pa qene shume vone. Ne pune mos prisni gjithmonë nga te tjerët, por mundohuni qe t’ia dilni mbanë vete. Edhe nëse pengoheni do mësoni nga gabimet. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.
Mos u mundoni te bëni konkurrence me partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse do e keni betejën te humbur. Sado qe te mundoheni nuk do mund te përgatisni aq shume surpriza sa ai. Gjithsesi me e rëndësishmja është qe do ndiheni te dy te lumtur. Beqaret do jene te paqëndrueshëm dhe dite pas dite do kërkojnë gjera te reja. Nuk priten ndryshime te statusit. Plutoni do ndikoje pozitivisht tek financat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te prekeni nga gripi ose rrufa. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. I keni vene disa qëllime vetes dhe do i arrini se s’bën ato. Me familjaret do e stabilizoni marrëdhënien.
/Horoskopi shqip/