• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

UEFA kërcënon klubet italiane: Do ta pësoni si Skënderbeu

18:17 : 16/02/2019
në SPORT

“Kujdes, mund të përfundoni si Skënderbeu, të dënuar me 10 vite përjashtim nga UEFA për trukime”.

Ky është mesazhi i qartë që po marrin të gjithë futbollistët e klubeve të Serisë A këto muaj, si pjesë e një fushate sensibilizimi që organizohet nga Liga e Futbollit në Itali.

Edhe pse nuk ka një vendim përfundimtar nga KAS i Lozanës për dënimin e korçarëve, emri i tyre po përdoret si shembulli që nuk duhet ndjekur në futbollin botëror dhe atë e kanë dëgjuar yjet më të mëdhenj të Serisë A, por edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në klubet kryesore italiane.

Pikërisht një prej këtyre futbollistëve ka konrmuar për VIP Sport se në aktivitetin i cili quhet “Integrity Tour” dhe organizohet nga Liga Italiane në bashkëpunim me kompaninë “Sportradar:, e cila përgatit raportet e UEFA-s, përfaqësues të kompanisë në fjalë u japin këshilla lojtarëve duke përdorur emrin e klubit korçar. Lojtarët këshillohen që të mos bien pre e ofertave për trukime ndeshjesh.

Ata u është treguar futbollistët rrezikojnë seriozisht karrierën e tyre, ashtu si edhe klubet dhe për ilustruar situatën e klubeve është përdorur pikërisht shembulli i Skënderbeut.

Lexo edhe:

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

“Trukimet sjellin pasoja. Keni rastin e Skënderbeut në Shqipëri. Fillimisht u dënua me një vit përjashtim nga Liga e Kampioneve, e më pas, kur u kryen hetime më të hollësishme, u dënua me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare”, janë fjalët e përfaqësuesve të “Sportradar” që përsëriten në çdo mbledhje me futbollistët e klubeve të Serisë A.

Ky tur deri tani ka përshkuar pjesën më të madhe të klubeve italiane si Inter, Juventus, Parma, Bolonja, Roma, Lacio, Atalanta apo Fiorentina, kudo me të njëjtën përmbajtje e me klubin korçar që trumbetohet shembulli i trukimeve.

Një situatë që natyrshëm njollos imazhin e futbollit shqiptar e gjithashtu bën të ndjehen keq futbollistët shqiptarë të cilët luajnë përtej Adriatikut. Sigurisht edhe një situatë e papranueshme për sa kohë që nuk ka dalë vendimi përfundimtar i KAS në Lozanë.

Skënderbeu është ankuar shpesh se “Sportradar” përdorte çështjen e korçarëve në seminare të ndryshme ndërkombëtare për të ilustruar punën që bënte, duke e cilësuar si shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Me trumbetimin që “Sportradar” i bën dënimit të skuadrës shqiptare edhe në mbledhjet në klubet e elitës së futbollit evropian, sigurisht që te korçarët do të shtohen pakënaqësitë për mënyrën se si kompania që bashkëpunon me UEFA-n po e bën fakt të kryer dënimin përfundimtar të klubit, pa pritur verdiktin që del nga Lozana.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025
AKTUALITET

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025
AKTUALITET

Morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan brenda biznesit, Gjykata merr vendimin për “Duçen” dhe 2 të tjerët

13:14 : 04/11/2025
Para

Buzëqeshje te Skënderbeu, ylli i skuadrës rifillon stërvitjen pas dëmtimit

TË GJITHA

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025

Morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan brenda biznesit, Gjykata merr vendimin për “Duçen” dhe 2 të tjerët

13:14 : 04/11/2025

Tërhiqet Albin Kurti! LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

13:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com