• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita kërkon katër sheshe për protestë, policia refuzon kërkesën

10:35 : 15/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Protesta e thirrur nga opozita më 16 shkurt në Tiranë do të zhvillohet pa marrë miratimin e Policisë së Shtetit .

Në përputhje me ligjin për tubimet, Partia Demokratike njoftoi dy ditë më parë Policinë e Tiranës për zhvillimin e tubimit të 16 shkurtit, duke përcaktuar edhe koordinatat ku do të mbahet kjo protestë.

Në shkresat e tij drejtuar Policisë së Shtetit, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar se protesta e opozitës do të jetë e përqendruar në katër pika të ndryshme: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi përpara Kryeministrisë, lulishtja te Piramida dhe rruga “Ismail Qemali”.

Nga kjo kërkesë e paraqitur nga demokratët bëhet e qartë se plani i opozitës është për një rrethim të godinës së Këshillit të Ministrave me protestues ditën e shtunë. Por kjo kërkesë e demokratëve është refuzuar nga Policia e Shtetit, e cila u ka kërkuar organizatorëve të protestës të mos bllokojnë sheshin pranë Piramidës dhe rrugën “Ismail Qemali”.

Lexo edhe:

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

Sipas shkresës së shkëmbyer mes Policisë së Shtetit dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, njoftohet se në sheshin pranë Piramidës do të jenë të vendosura forcat e Policisë dhe Gardës së Republikës, ndërkohë që rruga “Ismail Qemali” do të përdoret për kalimin e mjeteve të emergjencës.

“Hapësira ndërmjet Kryeministrisë dhe Piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e Policisë dhe të Gradës së Republikës, të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga ‘Ismail Qemali’ do të jetë e lirë, pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”, thuhet në shkresën që Policia e Shtetit i ka përcjellë sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazement Bardhit.

PËRPLASJA

Vendimi i Policisë së Shtetit për të mos pranuar hartën e propozuar nga opozita për të zhvilluar protestën e ditës së shtunë është pasuar nga një tjetër shkresë që sekretari i PD-së u ka përcjellë forcave të rendit.

Në shkresën e tij, Bardhi i ka bërë të qartë Policisë së Shtetit se refuzimi është i paligjshëm dhe nuk do të merret në konsideratë nga demokratët. “Kufizimi i njoftuar me shkresën nr.1507/14 Prot. Datë 12.02.2019, ku ju në kundërshtim me ligjin përpiqeni të na caktoni vendin e tubimit, del jashtë kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të Policisë së Shtetit. Ju bëjmë me dije se për këtë kufizim nuk keni referuar bazën ligjore të tij dhe se arsyet e dhëna më parë dalin jashtë rasteve të lejuara nga neni 8 i ligjit nr.8773/2001.

Për pasojë, kufizimi i njoftuar nuk është në përputhje me përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit sipas shkronjës ‘a’, pika 1 e nenit 6 të ligjit nr.8773/2001 dhe për këtë shkak, përbën kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm për ne. Ky kufizim përbën pengim të paligjshëm dhe joproporcional të lirisë së tubimit dhe si i tillë, nuk mund të merret në konsideratë nga ana jonë”, sqaron në shkresën e tij, Bardhi. Sekretari i PD-së i rikonfirmon Policisë së Shtetit se tubimin do ta zhvillojnë siç edhe kanë paralajmëruar, duke kujtuar se çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit në zonën e njoftuar mund të shkaktojë pasoja gjatë ditës së tubimit.

POLICIA

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje forcave politike që organizojnë protestën e së shtunës, që të shmangin retorikat që mund të nxisin cenimin e rendit dhe sigurisë publike. Në një deklaratë të dy ditëve më parë, Policia deklaroi se janë siguruar informacione në rrugë operative, për personat që do të marrin pjesë në protestën e opozitës kundër Qeverisë ‘Rama’. Burimet thanë se nga të dhënat e deritanishme ka dyshime se do të angazhohen në tubim edhe persona me rekorde kriminale, që tubojnë krijimin e një klime destabiliteti. Nga ana tjetër, ka dyshime edhe për persona të caktuar me precedentë penalë, që mund të provokojnë Policinë. /Panorama/

Lajme të lidhura

BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
BOTA

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025
BOTA

Putin në samitin e BRICS: Sistemi unipolar i përket së kaluarës

21:35 : 06/07/2025
AKTUALITET

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

21:19 : 06/07/2025
BOTA

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025
Para

Shanset e Cungut me Kukësin

TË GJITHA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025

Putin në samitin e BRICS: Sistemi unipolar i përket së kaluarës

21:35 : 06/07/2025

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

21:19 : 06/07/2025

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

21:02 : 06/07/2025

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com