• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Revolucioni te Skënderbeu, Shehi bën “bingo” me talentet Dajsinani dhe Pëllumbi

15:18 : 14/02/2019
në SPORT

Skënderbeu bëri revolucion në ndeshjen kundër Laçit dhe rezultatet ishin fantastike. Fundi i krizës që zgjaste më shumë se tre muaj dhe mbi të gjitha dy lojtarë të fituar në një moshë mjaft të re dhe të mbushur me talent për të ardhmen.

Mario Dajsinani dhe Jorgo Pëllumbi ishin dy bastet e fituara nga trajneri Orges Shehi që u shpërblye me zgjedhjet e bëra në këtë takim, zgjedhje që në fund të fundit ishin mjaft të guximshme në një moment kaq delikat për Skënderbeun.

MARIO DAJSINANI

Gardiani i portës së Skënderbeut në ndeshjen ndaj Laçit debutoi si titullar duke dhënë garanci për ekipin në një pozicion që ishte tepër delikat dhe mjaft i kritikuar në ndeshjet e fundit, ku gjithmonë kishte pësuar.

Lexo edhe:

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

Dajsinani u zgjodh në këtë takim nga Shehi për dy arsye, luan mirë me këmbë dhe flet vazhdimisht me linjën e mbrojtjes, duke e orientuar në mbulimin e zonave të lira. Vetë portieri 20-vjeçar nga Kavaja zbulon surprizën e bukur të bërë nga stafi teknik dhe emocionet e kësaj premiere në kampionat.

“Ishte hera ime e parë që luaja si titullar në Superiore me Skënderbeun dhe të them të drejtën përjetova emocione mjaft të forta. Ishte një surprizë e bukur dhe besoj se kam shpërblyer gjithçka në këtë paraqitje. Të luash titullar, për më tepër në një moment të tillë, është diçka që të mbush me përgjegjësi mjaft të mëdha. Gjithmonë kam pritur këtë shans dhe tani që m’u dha ky rast dua ta mbaj fort. Shpresoj të kem lënë shenjë të mirë dhe të vijoj të bëj të tilla paraqitje”, theksoi Dajsinani tepër i emocionuar për debutimin.

JORGO PËLLUMBI

18-vjeçari, ashtu si Dajsinani, debutoi po aq suksesshëm në këtë takim. Vetëm një gabim i vogël dhe i parëndësishëm për të ishte shumë pak për t’i zbehur gjithë atë paraqitje prej kolosi në qendër të mbrojtjes që bëri 18-vjeçari korçar. Shpejtësi, përplasje, saktësi dhe mbulim zone në kohë ishin cilësitë që e bënë Pëllumbin të harronte se ai vend deri një javë më parë mbrohej nga “njëfarë” Aliti që është titullar te Kalmari dhe Kosova.

“Jam i lumtur. I lumtur që vesha fanellën e skuadrës së qytetit tim dhe për më tepër në një ditë kaq të rëndësishme. Ishte një pozicion ku nuk kam luajtur më parë, por e kam praktikuar në stërvitje. Pak a shumë është një zbulim i profesorit (Shehit) që më ka dhënë besim në këtë repart. Jam koshient se kam ende nevojë të përmirësohem dhe të punoj me kokën poshtë për të arritur suksese të tjera. Ishte një emocion i veçantë dhe një mbyllje e mirë e këtij debutimi që u kurorëzua me fitore”, deklaroi Pëllumbi për “Panorama Sport”.

/Panorama Sport/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Të dehur në një lokal në zonën e “Bllokut”, si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit – DETAJE

18:54 : 04/10/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025
Para

“Dënimi është i përjetshëm”, çfarë thotë Duka për dënimin e Skënderbeut

TË GJITHA

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025

Vetëvritet brenda banesës një 50-vjeçar në Kurbin

19:04 : 04/10/2025

Të dehur në një lokal në zonën e “Bllokut”, si ranë në pranga djemtë e Valbona Selimllarit – DETAJE

18:54 : 04/10/2025

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com