• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e Euros e papritur për Bankën e Shqipërisë/ Çfarë pritet të ndodhë me monedhën europiane…

13:19 : 14/02/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë ka prezantuar për mediat raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të vitit. Duke u ndalur te zhvillimet kryesore, ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohuan se inflacioni do të jetë i ulët edhe këtë vit, për shkak të ndikimit që do të ketë kursi i këmbimit. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin prej 3% të bankës deri në vitin 2020.

Ekspertët e bankës pohuan se në 2018-n, forcimi i monedhës vendase ishte i papritur për ta, ndërsa shtuan se kursi do të stabilizohet shumë shpejt. Kursi mesatar i euros në 2018-n ishte 127.6 lekë nga 134 lekë vitin e mëparshëm. Ekspertët e bankës pohuan se përveç fondamenteve, në zhvlerësimin e euros ndikuan dhe spekulimet dhe faktorët psikologjikë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë presin që kursi të stabilizohet rreth niveleve aktuale.

Gjatë janarit, euro është këmbyer mesatarisht midis 124-125 lekëve.

Kërkesa, prodhimi dhe punësimi në rritje

Lexo edhe:

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

Informacioni i ri ekonomik e financiar i disponuar dhe marrë në analizë është pozitiv, vlerëson banka. Kërkesa agregate, prodhimi dhe punësimi, kanë ardhur në rritje. Stimuli monetar ka mbështetur rritjen e ekonomisë, si dhe forcimin gradual të presioneve të brendshme inflacioniste. Nga ana tjetër, forcimi i kursit ka reduktuar presionet e huaja.

Norma mesatare e inflacionit rezultoi 1.8% në tremujorin e katërt dhe 2% në vitin 2018. Ajo u ngadalësua gjatë muajve të fundit, nën ndikimin e kursit të këmbimit dhe të rënies së çmimit të naftës.

Ecuria e inflacionit gjatë vitit 2018 u mbështet nga përmirësimi i aktivitetit ekonomik, shfrytëzimi më i plotë i kapaciteteve prodhuese dhe ankorimi më i mirë i pritjeve inflacioniste. Sipas statistikave të INSTAT, PBB u rrit me 4.5% në tremujorin e tretë nga 4.3% në gjashtëmujorin të parë. Profili i rritjes mbeti i pandryshuar. Rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e vazhduar të konsumit, të investimeve dhe të eksporteve. Ajo u ndihmua nga prodhimi i lartë i energjisë elektrike.

Shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese është rritur duke sjellë rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste. Rritja e punësimit ka absorbuar një pjesë të kapaciteteve të lira në tregun e punës, duke sjellë rënien në 12.2% të papunësisë në tremujorin e tretë. Gjithashtu bizneset raportojnë një shfrytëzim më të lartë të kapaciteteve, vlerëson Banka e Shqipërisë.

Politika monetare lehtësuese ka mbështetur ecurinë pozitive të ekonomisë. Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit dhe primeve të rrezikut në tregjet financiare, së fundmi edhe përmes frenimit të mbiçmimit të kursit të këmbimit, politika monetare ka nxitur rritjen e kredisë dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit.

Parashikimet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Ekonomia shqiptare pritet të vijojë përmirësimin ciklik gjatë viteve në vijim, çka do të rrisë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese dhe presionet e brendshme inflacioniste. Inflacioni parashikohet të luhatet rreth nivelit mesatar të 1.8 % në vitin 2019. Më tej, kthimi i pritur i ekonomisë në potencial dhe reduktimi i presioneve dizinflacioniste të ardhura nga kursi i këmbimit do të mundësojnë kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020.

 

Rreziqet

Balanca e rreziqeve në afatin e mesëm mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm, vlerëson Banka. Faktorët e rrezikut të kahut të poshtëm lidhen me pasiguritë për zhvillimet ekonomike e financiare në partnerët tanë tregtarë, kohëzgjatjen dhe ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit në inflacion, si dhe me shpejtësinë e rikuperimit të kredisë bankare.

Përmbushja e parashikimeve afatmesme kërkon ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare edhe në afatin e mesëm. Megjithatë, në përputhje me pritjet për forcimin e presioneve inflacioniste dhe kthimin gradual të inflacionit në objektiv, intensiteti i stimulit monetar pritet të reduktohet gradualisht. Normalizimi i politikës monetare do të jetë i kujdesshëm, duke synuar garantimin e kushteve monetare të përshtatshme për konvergjencën qëndrueshme të inflacionit në objektiv, vlerëson Banka e Shqipërisë në raportin e saj./ Monitor

Lajme të lidhura

SPORT

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025
AKTUALITET

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025
AKTUALITET

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025
BOTA

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025
AKTUALITET

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025
Para

Sherr në familjen / Krushqi me burrë të divorcuar...pupupu!

TË GJITHA

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

22:23 : 09/05/2025

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025

Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, do përballet me ligjin!

22:03 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com