• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni “Lulet e Pranverës”, Donika Prela “pret shiritin” e hetimeve të vjetra

19:33 : 12/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, prezantoi në një konferencë pompoze të Martën rezultatet e operacionit “Lulet e Pranverës”, hetimi i cili pati kulmin e tij dy vjet më parë, kur u arrestuan drejtuesit e një grupi të fuqishëm kriminal, të cilët kishin trafikuar disa tonelata drogë nga Gjiri i Lalëzit drejt Brindizit.

Shefja e Krimeve të Rënda “detyroi” të dilnin në krah të saj dy prokurorët, Përparim Kulluri dhe Pranvera Pustina, të cilët  ripërsëritën thuajse të njëjtat gjëra, të cilat i kishin thënë në një konferencë të ngjashme, në vitin 2017.

Konferenca për media, e zhvilluar të Martën, përfshirë edhe një video-konferencë me Drejtorin e Antimafias Italiane, Federiko de Raho, u organizua me qëllimin për të konsideruar të mbyllur operacionin “Lulet e Pranverës”, pas arrestimit edhe të disa personave, të fundit që kishin mbetur nga grupi.

Lexo edhe:

E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

Por, për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela, kjo konferencë ishte një mënyrë e mirë për të përvetësuar disa “merita”, të cilat, në fakt nuk i takojnë.

Operacioni “Lulet e Pranverës” ka nisur në Prill 2017, në kohën kur Donika Prela ishte prokurore e thjeshtë në Durrës. Në atë kohë, prokurorët shqiptarë Pustina dhe Kulluri u bënë pjesë e nj Ekipi të Përbashkët Hetimor me zyrtarë të autoriteteve të Brindizit.

Madje, për personat e konsideruar si drejtues të rrjetit, konkretisht Eduart Sallaku dhe Donato Carlucci, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin pak javë më parë. Në fund të Dhjetorit 2018, Sallaku është dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa italiani Donato me 8 vjet burgim.

Puna e Ekipit të Përbashkët Hetimor nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në ditët e para të funksionimit të tij, në Shkurt 2017, u arrestuan drejtuesit e grupit kriminal që merrej me trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Eduart Sallaku, i cili konsiderohej si organizatori kryesor i trafikut u arrestua në 5 Prill 2017, së bashku me Vitor, Jurgen e Gjon Brahja, Lazër Lazrin, si edhe dy shtetasit italianë, Gianfranco Maiorano e Donato Carlucci.

Në bazë të hetimeve të përbashkëta italo-shqiptare, këta persona konsideroheshin si kokat e trafikut nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Eduart Sallaku është në krye të këtij grupi kriminal, në rolin e organizatorit të trafikimit të lëndës narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

Gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit italianë Gianfranco Maiorano (me precedente penal në shtetit Italian, më shumë se një herë) dhe Donato Carlucci, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të trafikuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Në një njoftim publik të asaj kohe, Prokuroria për Krime të Rënda tregoi dinamikën e arrestimit në flagrancë të personave kryesorë të këtij grupi.

Sipas hetimeve në terren, rezultoi se Eduart Sallaku, në dt. 05.04.2017 është afruar në këmbë pranë bregut të detit dhe ka hipur në skafin në pronësi të shtetasit Lazër Lazri. Të dy kanë pritur ardhjen e një tjetër skafi, të nisur nga Italia, në bordin e së cilit gjendeshin dy shtetasit italianë.

Lazër Lazri është kontaktuar nga shtetasi Vitor Brahja, me qëllim që të ndihmonte në transportimin e lëndës narkotike nga brendësia e pyllit për në bordin e skafit të tij dhe, më tej, ta transportonte në skafin e shtetasve italianë më në brendësi të detit.

Për realizimin e qëllimit kriminal, shtetasi Vitor Brahja ka kontaktuar me dy nipërit e tij shtetasin Jurgen Brahja dhe Gjon Brahja, të cilët, përveç ndihmës në ngarkimin e lëndës narkotike, do të monitoronin dhe zonën përreth për të sinjalizuar më pas Eduart Sallakun për prezencën e forcave policore.

Veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndiqeshin në terren nga ana e forcave policore të Kufirit, Durrës. Në bazë të ndjekjes hetimore, rezultoi se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal pikasën lëvizje të Policisë dhe për këtë arsye u konsiderua e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme për shoqërimin e tyre ende pa mbërritur lënda narkotike. Personat e shoqëruar u morën në pyetje nga ana e Prokurorit.

Pak më parë, policia kishte arritur të arrestonte në brendësi të pyllit shtetasit italianë. Ata, fillimisht deklaruan se ishin turistë dhe kishin humbur rrugën. Por, deklarimet e tyre ishin në kundërshtim me provat e mbledhura deri në atë moment nga hetimi.

Lajme të lidhura

SPORT

E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin

12:53 : 01/06/2025
AKTUALITET

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

12:47 : 01/06/2025
BOTA

Zjarr në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë, 50 të tjerë të plagosur

12:43 : 01/06/2025
AKTUALITET

Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera

12:38 : 01/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksident me vdekje në Bilisht, humb jetën 67-vjeçari

12:35 : 01/06/2025
SPORT

Rikthim në shtëpi, Maurizio Sarri merr drejtimin e Lacios

11:47 : 01/06/2025
Para

Tensione në Rajon/ Amerika mesazh Kosovës: Është e pabesueshme që injoroni...

TË GJITHA

E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin

12:53 : 01/06/2025

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

12:47 : 01/06/2025

Zjarr në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë, 50 të tjerë të plagosur

12:43 : 01/06/2025

Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera

12:38 : 01/06/2025

EMRI/ Aksident me vdekje në Bilisht, humb jetën 67-vjeçari

12:35 : 01/06/2025

Rikthim në shtëpi, Maurizio Sarri merr drejtimin e Lacios

11:47 : 01/06/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

11:36 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com